Manjani: Si ka mundësi që materialet hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Përgjimet e Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit…

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në rrjetin social facebook për bisedat telefonike të përgjuara nga Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.

Statusi:

Ndërkohë shumë interesante këto bisedat telefonike, që i ka përgjuar Prokuroria, ndërmjet Alizotit dhe Drejtorit të Policisë së Fierit.

Vijoj të pyes: si ka mundësi që këto materiale hetimore i ka në dorë një (ish) deputet?! Natyrisht ky i fundit bën mirë që i publikon, për sa kohë që akuzohet për një gjë që se ka bërë..

Prap pyes: si është e mundur që policia i vihet në shërbim një pijaneci, që ka pranuar të aktrojë dhe prokuroria nuk bën asnjë hetim?!

Po politikanët që përmend aktori-pijanec, përse nuk thirren të dëshmojnë?!

Pse duhet pritur ndërrimi i pushtetit për të bërë detyrën?!

Share it :