Publikohen fotot nudo të Rihanna-s

rihana nudoSkandalit të vjedhjeve të fotografive nuk u shpëtoi as këngëtarja me famë botërore Rihanna. Asaj i janë vjedhur dhe publikuar më pas disa fotografi ku paraqitet tërësisht e zhveshur. Rihanna disa herë kishte bërë sete të guximshme me fotografi mirëpo asnjëherë nuk kishte shkuar kaq larg. Ndërsa prej tani ajo nuk do të ketë më për të befasuar publikun pasi gjithcka që pati, zyrtarisht i doli në shesh.

 

Ja cili është tatuazhi i radhës nga Gaga

gaga tatu Lady Gaga tashmë është e njohur për stilin e saj unik, teksa tashmë zhveshjet janë bërë pjesë e pandarë e çdo koncerti të saj. Tatuazhi i saj i ri është një putër përbindëshi, kjo dedikuar fansave të saj të shumtë në numër. Këngëtarja ka gjetur kohë edhe gjatë periudhës së ngjeshur të turit të saj evropian, për të bërë një tatuazh të ri të cilën ajo e ndau me të gjithë fansat e saj në Instagram. Tatuazhi të jep përshtypjen sikur është një putër përbindëshi, e kompletuar me thonj të gjatë dhe dorë me luspa. Ende nuk e dimë se kush ka qenë qëllimi i vërtetë i saj ndaj tatuazhit të ri, teksa i shtohet koleksionit të shumtë.

 

Jay Z dhe Beyonce kërkojnë shtëpi në Paris

beyonceAta janë duke pushuar në Paris pasi përfunduan turneun e tyre të përbashkët “On the Run”. Jay Z dhe Beyonce, si duket, dëshirojnë që të qëndrojnë vazhdimisht në Paris përderisa janë parë duke kërkuar shtëpi afër pallatit Elysee. Dyshja dhe vajza e tyre dy vjeçare Blue Ivy ,vizituan këtë qytet evropian duke postuar edhe foto të vizitës së fundit që i bënë Kullës së Eifelit.

 

Zihet me fansat: Nuk kam faj që jam kaq seksi

belen Belen Rodriguez tashmë është e njohur për kritikat që ka marrë nga fansat në rrjete sociale dhe sharjet që kanë ardhur më pas nga ana e saj. Por këtë herë ajo është treguar më miqësore teksa ka thënë se nuk është faji i saj që ajo është e bukur. Modelja ka vendosur t’u përgjigjet kritikëve të shumtë, në lidhje me paraqitjen e saj provokuese në publik. “Nuk kam faj që jam kaq seksi. Zoti më ka falur një trup dhe një bukuri të tillë dhe e falënderoj për këtë. Nuk i intereson askujt se çfarë bëj unë, a zhvishem apo jo, është vendim i imi dhe vetëm i imi”, – është shprehur ajo. Edhe më herët shumë fansa e shanin për zhveshjen, apo në lidhje me fotot e shumta që ajo publikonte në Instagram teksa ishte pranë burrit të saj. Por ajo asnjëherë nuk ri në heshtje dhe ia kthen me të njëjtën monedhë.

 

Kendall Jenner, engjëlli më i ri

engjelli​Është vetëm 18 vjeçe, por një modele mjaft premtuese. Kendall Jenner mund të ketë nënshkruar një nga kontratat më të mëdha për një modele, atë me Victoria’s Secret. 18-vjeçarja mund të jetë një nga engjëjt e rinj të Victoria’s. Engjëjt aktualë të Victoria’s janë Alessandra Ambrosiom Karolina Kurkova dhe Adriana Lima. Nëse Kendall do të bëhet pjesë e modeleve të Victoria’s Angel ajo do të jetë mes top-modeleve më të njohura e të paguara në botë.

 

Ariana Grande, imazhi i WAT-AHH

ariana-1_1355 Ariana Grande si duket është idhtare e stilit të jetesës së shëndetshme. Por si në të gjitha gjërat që bën Ariana Grande, këngëtarja ka vendosur që të bëjë vetëdijësimin për jetë të shëndetshme në një mënyrë më argëtuese. Këngëtarja 21 vjeçare për këtë foto sesion ka zgjedhur të marrë veshët e maces, që të promovojë ujin WAT-AHH. Ariana tha ekskluzivisht për MailOnline: ”Epo uji është gjëja e vetme që unë pi ! Jam e obsesionuar pas shëndetit dhe dëshiroja që me këtë kontratë të kësaj kompanie të promovoja stilin e shëndetshëm të jetesës. Më pëlqen WAT-AHH për shkak të paketimit dhe shijes të këtij uji, por po ashtu promovon stilin e jetesës të shëndetshëm dhe inkurajon fëmijët të bëjnë zgjedhje të mira ,gjë që unë përkrah”, – ka thënë.

 

Share it :