Një kryefamiljar u vu në prangat e policisë së Sarandës, i akuzuar për dhunë në familje. I ndaluari është 43-vjeçari Arsen Dauti, me banim në Qafë-Gjashtë të Sarandës. Burime të policisë lokale të Sarandës bënë të ditur se arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes së tij 38-vjeçare, S. Dauti, e cila për shkak të dëmtimeve të pësuara ndodhet e shtruar në spital. Ka qenë vetë e dëmtuara ajo që denoncoi të shoqin në polici për dhunën që kishte ushtruar ndaj saj.




