Bosi i lacialëve ka deklaruar se drejtori sportiv nuk lëviz nga skuadra romane, pavarësisht nga çështja “Astori”
Kriza midis tifozëve dhe Tares vazhdon, ndërkohë që Lotito ka ndërhyrë për të përcaktuar gjërat. Një situatë aspak komode edhe për drejtuesin shqiptar që është vënë në qendër të sulmeve, pasi tifozët i kërkojnë të largohet sa më parë për të mos u bërë pjesë e menaxhimit të keq që sipas tyre po i bën shoqërisë presidenti Klaudio Lotito. Kjo ka sjellë irritimin e ultrasve, që i janë drejtuar Igli Tares. Një çështje ku ka rol prej protagonisti dhe drejtori sportiv i klubit bardhekaltër, i cili sipas “Gazzetta Dello Sport”, gjatë një takimi me tifozët e irrituar u ka deklaruar atyre se është gati të japë dorëheqjen. Pas protestës së tifozëve për largimin e Astorit drejt Romës, Tare provoi të rihapte një tratativë që dukej se ishte mbyllur me mbrojtësin e Kaljarit që nxitonte të bëhej një lojtar i Romës. Pasi u kthye në mëngjes në Romë, Tare la të kuptohej se ende nuk ishte vendosur asgjë dhe Lacio shpresonte ende ta rifitonte mbrojtësin me deklaratën: “Me Kaljarin bëmë atë që duhej të bënim, tani i takon lojtarit të vendosë”. Më herët, gjatë mesnatës, drejtorit sportiv te Lacios i ishte dashur të kryente një përballje paqësore me një grup tifozësh, rreth 50 të tillë, që ishin grumbulluar para hotelit ku akomodohet Lacio. Tare kishte provuar t’i qetësonte duke u shpjeguar motivet e asaj që kishte ndodhur duke u premtuar se pavarësisht se si shkon çështja “Astori”, Lacio do të përforcohet. “Nëse deri në fund të merkatos gjërat nuk do të shkojnë mirë, atëherë do të jap dorëheqjen u shpreh Tare. Por ka qënë vetë presidenti ai që është munduar të qetësoje gjakrat duke dalë në krah të Tare. Është vetë numri 1 i shoqërisë që vendos pikat mbi “I”, duke theksuar se Igli Tare nuk do të largohet. “Zërat për lamtumirën e Tares janë të gjithë falsë. Ai ka thënë se është gati të përballet me të gjithë kur merkatoja të jetë drejt fundit. Me gjithë respektin që kam për Astorin, ai nuk është Maradona”. Një qëndrim i qartë nga ana e Lotitos që del në mbrojtje të drejtorit sportiv. Në lidhje me forcimin e dukshëm të Romës, kreu i shoqërisë kryeqytetase kërkon të shfryjë tullumbacen verdhekuq. “Ata nuk kanë fituar asgjë. Ata kanë një koncept të vjetër për futbollin sepse në qytetin tonë nuk ka rëndësi kush shkon më afër titullit, por kush e fiton atë”. Ndërkohë që tashmë ish lojtari i kombëtares kuqezi i ka fokusuar forcat e tij në blerjen e mbrojtësit holandez De Vrij që bëri një paraqitje shumë të mirë me tulipanët në botëror. Klima gjithsesi mbetet e tensionuar te Lacio, pasi raportet mes pjesës më të madhe të tifozerisë dhe presidentit Lotito është në minimumin historik dhe me këtë çështje rrezikojnë të precipitojnë në mënyrë përfundimtare. Kujtojmë se Tare prej disa kohësh ka pasur oferta për të njëjtin post edhe nga klube të tjera. Ish-lojtari i kombëtares ka bërë një punë shumë të mirë edhe me moshat, ku ka arritur të krijojë një ekip mjaft solid, që është edhe kampion i Italisë. Kujtojmë se te klubi militojnë edhe tre shqiptarë. Strakosha është portieri i parë i Primavera. Ndërkohë që në krahun tjetër Cand dhe Berisha janë dy nga shtyllat e fazës difensive të kaltërve.
Reali i Madridit mendon shkëmbimin Falkao-Di Maria
Reali i Madridit është duke kërkuar 60 milionë euro për Angel Di Marian dhe me ato para planifikon ta blejë Radamel Falkaon e Monakos. Spekulimet rreth kalimit të argjentinasit te Paris Sent-Zhermeni janë duke vazhduar. Ndërkohë, sulmuesi kolumbian është shënjestër e “Los Blancos” për ta forcuar fazën ofensive. Florentino Perez ka thënë se deri në ditën e fundit të afatit kalimtar do të ketë ndryshime në tregun e lojtarëve
Alegri: Më duhet një mbrojtës dhe një sulmues
Masimiliano Alegri ka konfirmuar se ai është duke kërkuar që të nënshkruajë me një sulmues dhe një mbrojtës, sidomos pas lajmeve që Arturo Vidal do të largohet nga klubi këtë verë. Kampionët italianë përfunduan një veprim të kredisë për skuadrën e Udinezes për Roberto Pereirën vetëm ditë pasi klubi nënshkroi me Patris Evranë nga Manchester United dhe sulmuesin Alvaro Morata nga Real Madridi. “Nëse do të nënshkruajë një tjetër mbrojtës dhe një tjetër sulmuesi atëherë ne jemi në gjendje të mirë. Unë do të preferoja një sulmues i parë, edhe pse. Ekipi është duke punuar mirë – nuk është e lehtë për të përmirësuar një grup tashmë të fortë të lojtarëve pse”, tha Allegri për “Gazetta dello Sport”. Por, pavarësisht përforcimeve që ka bërë Juventusi këtë verë, e ardhmja e yllit Kilian Arturo Vidal mbetet subjekt i shumë spekulime për tu larguar këtë verë. Spekulohet se trajneri i ri i Manchester United, Luis Van Gal, ka bërë një ofertë prej 54 milionë euro për 27-vjeçari Vidal. Mirëpo, Alegri ka konfirmuar se ai nuk ka frikë se Vidal do të largohet nga Juventusi këtë verë. “Unë kam folur tashmë për Vidal, dhe jam shumë i qetë në lidhje me atë qëndrim”, – ka thënë Alegri.
Vilas Boas: Rodrigez do të ketë sukses te Reali
Xhejms Rodriguez do të shkëlqejë te Reali, nëse luan ai në pozitën e tij të preferuar të numrit 10 beson ish-trajneri i tij, Andre Vilas Boas. Para se të shkonte te Monako, është Rodrigez ai që ka luajtur nën drejtimin e Vilas Boas dhe ky i fundit vetëm lëvdon kolumbianin. “Një lojtar kreativ si Xhejms duhet që të ketë liri në fush”. Për mendimin tim, pozita më e mirë për të është ajo e numrit 10, ku ai ndihet më së miri. Nga ai pozicion ai mund të mbarojë lëvizjet vet, por edhe të lidhet me lojtarët që janë më mirë të pozicionuar në teren”, – u shpreh Villas Boas.
Mata: Jemi duke u përshtatur
Juan Mata thotë se ekipi ka nevojë për kohë për t’u adaptuar me taktikat e Van Galit. Djajtë e kuq shkatërruan LA Galaxy me rezultat 7-0 në ndeshjen e parë të Van Gal me klubin dhe spanjolli thotë se ekipit do t’i marrë kohë adaptimi me formacionin 3-4-2-1. “E vërteta është se ne po tentojmë të luajmë me një sistem të ri. Unë nuk e di se sa kohë do të marrë për këtë, ndoshta një muaj, ose dy, por me rëndësi është që të besojmë në atë që bëjmë. Për mua personalisht, nëse unë luaj prapa dy sulmuesve është një pozicion i mirë. Unë mund ta kërkoj topin. Unë ndihem mirë në këtë rol. Ky sistem mund të jetë i rrezikshëm. Por, duhet të komunikojmë dhe të koordinohemi”, – u shpreh Mata.
Volsburg hedh sytë nga Mustafi
Sipas mediave gjermane Volfsburgu ka filluar të shfaq interesim për shërbimet e mbrojtësit nga Gostivari, Shkodran Mustafit, të cilin e shohin si pasuesin ideal të Felipe Lopes. Volfsburg ka vendosur që të investojë për të përfituar shërbimet e mbrojtësin e Sampdorias. “Ujqërit” e shohin lojtarin nga Gostivari si pasuesin ideal të Felipe Lopes, i cili do të largohet pas disa muajsh. Volfsburg nuk është ekipi i vetëm që dëshiron Mustafin, pasi edhe disa skuadra të tjera të Bundesligës interesohen për kartonin e 22-vjeçarit.
Runi: Dëshiroj të bëhem kapiten i Junajtidit
Uejn Runi dëshiron që të bëhet kapiten i klubit, por këmbëngul se ai do të respektojë vendimin e Van Gal nëse e zgjedh dikë tjetër. Runi është i bindur se mund të përmirësohet forma e Junajtid këtë sezon nën drejtimin e Van Gaal, por ai ka shprehur hapur dëshirën për t’u bërë kapiteni i ekipit. “Natyrisht se ne mund ta fitojmë titullin. Sezoni i kaluar ishte i keq, ne e dimë këtë, por ne jemi të bindur se do të përmirësohemi. Ne duhet të besojmë se mund të fitojmë titullin. Natyrisht se dua të jem kapiten, por ky është vendimi i menaxherit se kë e zgjedh ai. Ai dëshiron të punojë me lojtarët e më pas ta zgjedhë kapitenin. Nuk mendoj se do të zgjedhë kapitenin vetëm ashtu. Do të shikoj mirë dhe do të marrë vendimin brenda pak javësh”, – ka thënë Runi.
Galiani: Baloteli nuk lëviz
Drejtori i Milanit, Adriano Galiani, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se Mario Baloteli nuk do të largohet nga klubi. 23-vjeçari nuk luajti në disfatën e Milanit ndaj Olimpiakosit të mërkurën, me raportimet që thoshin se ai do të largohet. Por, Galiani ka siguruar se SuperMario nuk do të shkojë askund. “Baloteli kurrë nuk ka kërkuar të shitet. Ai do të qëndrojë te Milani. 100 për qind nuk ekziston në tregun e transferimeve, por them se 99.9 për qind ai qëndron me ne”, – ka thënë Galliani.
Chelsea rikthen interesin për Varan
Raphael Varan mbetet një prej lojtarëve më atraktiv për Hoze Mourinhon. “The Independent” shkruan se lojtari është ende në bisedime për të ardhmen e tij me Realin. Në rast se Chelsea sheh se nuk ka pajtueshmëri mes Realit dhe mbrojtësit, atëherë Mourinho dëshiron ta ketë talentin e ri në ekip. Varan shfaqi paraqitje të mirë në këtë Botëror duke u treguar si një prej mbrojtësve më të mirë.




