Nga pasarelat e modës e deri tek shëtitoret, ngjyrat e ndritshme dhe nuancat e detit janë në modë këtë verë. Nëse ju dëshironi të jeni të përkryer me zgjedhjen e veshjes suaj për shëtitje të gjata gjatë netëve të verës apo preferoni të ndjeheni të qetë, mos harroni të theksoni pamjen tuaj me njërën nga ngjyrat “trendy” për këtë verë.
Ngjyra e zezë
Gjithmonë elegante dhe moderne, e zeza është ngjyrë e sofistikuar e cila mund të vishet gjatë gjithë vitit.
Ngjyra e kaltër
Bëhuni të guximshëm dhe nxirrni në pah bukurinë tuaj përmes ngjyrës së kaltër. Nëse vendosni për ngjyrë “blu elektrike” apo e kaltër e zjarrtë, është më mirë nëse e praktikoni në formën e ndonjë çante, këpuce apo hijezimit të syve. Kjo nuancë është e përkryer për lëkurë të nxirë.
Ngjyra e argjendtë
Nuancat metalike me të vërtetë janë hit këtë verë, mirëpo ngjyra e argjendtë definitivisht është në maje të trendit.
Ngjyra rozë
Me temperaturat e nxehta të verës, shkon edhe kombinimi i ndezur i ngjyrës rozë (hot pink). Joshëse, femërore dhe me stil, kjo nuancë përshtatet shumë gjatë ahengjeve apo turmave me njerëz.
Ngjyra e bardhë
Nëse nuk doni që të mundoheni shumë në përzgjedhje, dhe në të njëjtën kohë të dukeni moderne dhe elegante, zgjidhni ngjyrën e bardhë.




