Gisele Bundchen është modelja më e paguar në botë, me një fitim prej 47 milionë dollarësh vetëm për një vit, duke e lënë pas modelen Miranda Kerr, në vendin e dytë, me 6 herë më pak përfitime. Modelja 33-vjeçare është fytyra e markës së veshjeve “H&M”. Por sipas një raporti të ri, 33-vjeçarja është gjithashtu imazhi i kompanive më prestigjioze të veshjeve si, “Carolina Herrera”, “Isabel Marant”, “Emilio Pucci” dhe “Balenciaga”. Revista “Forbes” e cila e ka renditur bukuroshen braziliane në vendin e parë për shumën e të ardhurave që ajo fiton, pretendon se ajo merr 128,000 dollarë çdo ditë në sajë të punës së saj. Me sa duket Gisele Bundchen, di shumë mirë se si t’i promovojë linjat e saj trupore.
1.7 mln dollarë për bandën e 13-vjeçarëve
Mjafton talenti, dëshira dhe vullneti për të realizuar fillimisht ëndrrën e më pas milionat vijnë vetë.Tre 13-vjeçarët amerikanë, Malcolm Brickhouse, Alec Atkins e Jarad Dawkins, anëtarët dhe themeluesit e bandës “Unlocking the Truth” nënshkruan një kontratë prej 1.7 milionë dollarësh me “Sony”-n për regjistrimin e albumit të tyre të parë.Të rinjtë u bënë të famshëm një vit më parë kur nga sheshi “Times Square” luanin tingujt e tyre metal. Videoja e filmuar më pas u hodh në “Youtube”, ku tre të rinjtë nisën të grumbullonin fansat e tyre të parë.
Fotoshop edhe për Princin 1-vjeçar
Edhe Princi George, djali i Princit William dhe Kate Middleton, ka qenë subjekt i një “trajtimi të mirë bukurie”. Imazhi i të voglit George në kopertinën e “People” ka dalë ndryshe nga origjinali, ku vihet re përdorimi i fotoshopit. Fotografia që revista e famshme ka përdorur për kopertinë është marrë nga albumi i udhëtimit në Australi, prillin e kaluar dhe efekti i fotoshopit vihet re tek buzët dhe tek vetullat. Familja mbretërore ka nisur përgatitjet për të festuar më 22 korrik, 1-vjetorin e Princit George.
Tamara Ecclestone prezanton vajzën
Të mërkurën mbrëma ajo gëzoi një natë jashtë me vajzat në qytet, derisa shkoi në një restorant të Londrës me një grup shoqesh. Por të enjten në mëngjes, ajo kishte një ditë shumë të veçantë, derisa festonte 4-mujorin e lindjes së vajzës së saj Sophia. Ajo publikoi disa foto të lezetshme të vajzës së saj në faqen e saj në “Instragram” dhe kishte shkruar: “Lidhje dhe dashuri si me asnjë tjetër”.
50-vjeçarja me forma të përkryera
Ajo është 50 vjeçe, por me linjat trupore dhe bukurinë që zotëron, ajo do t’ju joshë të gjithë. Vitet kalojnë, por jo edhe bukuria – kjo fjalë vlen për Elle Macpherson, e cila njihet për linjat e përkryera trupore.
Modelja australiane ka realizuar një fotografi, teksa po pushonte në një jaht. Kështu, ajo ka vërtetuar edhe një herë se pavarësisht nga mosha, mbetet në formë shumë të lartë.





