Ja sa përfitojnë skuadrat e Brazil 2014

brazil 2014 stadiumiKompeticoni ofron benefite për të gjitha skuadrat pjesmmarrëse duke përfshirë këtu edhe shpenzimet e dëmtimeve, ku më i shtrenjti është ai i Nejmar

 Të jesh pjesë e një turneu siçështë kupa e botës do të thotë që në arkën tënde depozitohen shumë të ardhura. Kjo pasi Fifa përveç se fiton edhe shpërblen, çka e bën edhe më të madhe luftën për pjesmarrjen e klubeve.Me mbylljen e Brazil 2014 FIFA do të ndajë shpërblimet në para për skuadrat dhe lojtarët pjesëmarrës. “Brazil 2014” ishte turneu më i kushtueshëm i historisë së Botërorëve por dhe një nga më fitimprurësit për FIFA-n, që do të shpërndajë një pjesë të fitimeve për protagonistët e tij. Nga rreth 3 miliardë e 300 milionë Euro të arkëtuara nga FIFA nëpërmjet të drejtave televizive, sponsorizimeve dhe akordeve publicitare, vetëm 300 milionë do të shpërndahen si çmime për 32 skuadrat pjesëmarrëse. Vendi i parë, kampionët e Botës marrin dhe çmimin e parë, 25 milionë Euro, 3 milionë Euro më tepër nga sa iu paguan Spanjës për fitoren në Botërorin “Afrikë e Jugut”.Nënkampionët fitojnë 18 milionë Euro, ndërkohë që Holanda e medaljes së bronztë fiton 16 milionë Euro, ndërsa Brazili që nuk arriti të ngjitej në pod merr 14.7 milionë Euro. Që nga Afrika e Jugut në Brazil në aspektin e shpërblimeve nuk ka ndryshuar asgjë për skuadrat që arritën në çerekfinale, të cilat përfitojnë nga 10 milionë Euro, si dhe për ato që arritën në 1/8-t të cilat marrin nga 6.6 milionë Euro e po ashtu edhe për kombëtaret që u ndalën në fazën e grupeve që përfitojnë nga 5.9 milionë Euro. Veç të tjerash FIFA do të paguajë nga një bonus prej 1 milionë e 100 mijë Eurosh për të 32 skuadrat pjesëmarrëse si rimbursim për kostot e përgatitjes së turneut, udhëtimet, akomodimin e të tjera.Problemet për shpërblimet në drejtim të Federatave afrikane nuk munguan as në këtë edicion, Kameruni shkoi në Brazil me një ditë vonesë, pasi futbollistët refuzuan të niseshin pa u paguar më parë, Nigeria kërcënoi të mos zbriste në fushë për ndeshjen e 1/8-t me Francën pasi nuk kishte marrë ende shpërblimin për avancimin në fazën e ndeshjeve të knock-out.FIFA ka ndarë veç dhe një fond prej 50 milionë Eurosh, si rimbursim për 736 klubet që kishin futbollistët e tyre në këtë Botëror. Çdo klub fiton nga 2 mijë Euro për çdo ditë impenjimi në Brazil të një lojtari në pronësi të tij.Programi i mbrojtjes së klubeve parashikon edhe rimbursimin monetar për skuadrat futbollistët e të cilave dëmtohen gjatë Botërorit. Barcelona për shembull do të arkëtojë nga FIFA 13.972 Dollarë në ditë, për fazën e rikuperimit të Neymar, shumë e cila është përllogaritur mbi bazën e pagës vjetore të futbollistit dhe që aplikohet që pas ditës së 28 të dëmtimit.Këto shifra duken marramëndese dhe ndihmojnë shumë federatat e ndryshme për të “mirëmbajtur” futbollin në vendin e tyre. Sikur Shqipëria të arrintë të kualifikohej për në këtë turne nuk do të ishte vetëm një sukses nga ana sportive. Por gjithashtu do të arrinte të përfitonte të që do ta ndihmonin shumë futbollin tonë të “varfër”.

 

Vidal i interesuar për Junaitid

Kiliani Arturo Vidal, thotë e ai nuk do të nxitohet për të marrë një vendim për të ardhmen, por thotë që secilit do t’i pëlqente mundësia për të luajtur për Manchester Unitedin.Vidal po lidhet me një kalim te United me vet agjentin e lojtarit që besohet se ka filluar bisedimet.“Unë kam dëgjuar për spekulimet, por unë nuk kam folur me askënd më shumë për këtë temë”.“Unë po kënaqem në pushime dhe do të kthehem në itali, të shoh se çfarë po ndodh”.“Jam shumë i qetë, por ecili do të dëshironte të luante për një prej klubeve më të mëdha në botë”, u shpreh Vidal.

 

Juventus mendon për Paulinjo

Në rast largimi të mundshëm të Arturo Vidal, Juventus e ka të qartë tashmë se kush do të jetë zëvëndësuesi i tij. Është braziliani i Tottenham, Paulinho. Sipas “Daily Telegraph”, bardhezinjtë kanë gati 25 milionë euro për kartonin e mesfushorit.Kampionët e italisë vazhdojnë punën e tyre për të bindur klubin e Premier Leahue-s për këtë ofertë, por presidenti Levy kërkon 30 milionë euro për të lënë të lirë Paulinhon.

 

 

 

Share it :