Nuk luftohet Rama, pa goditur biznesmenët e tij

Nga selia e Partisë Demokratike është siluruar edhe njëherë me forcë lidhja okulte mes kryeministrit të vendit dhe kompanisë së cilës ai i ka dhënë pa garë dhe pa tender të drejtën e shembjes së Teatrit Kombëtar dhe lulëzimin mbi atë truall të një biznesi që e kalon fitimin prej 200 milionë eurosh.

Është e vështirë të vendosësh duart në zjarr për të gjitha ato që pretendon PD-ja, pra se ky biznes është vazhdë e rikonstruksionit të zyrave të kryeministrisë, e ndërtimit të vilës së Surrelit, e rreth 80 milionë eurove para publike për kompaninë etj.

Eshtë po ashtu e pamundur të bësh një lidhje direkte mes akuzës aq shumë të përhapur, se paratë e drogës po investohen në lejet e ndërtimit të Ramës, duke u nisur nga fakti se një pjestar i familjes Fusha, qenkësh një trafikant i njohur ndërkombëtarisht.

Megjithëatë, ka mjaft elementë që flasin për një mardhënie jo normale mes një biznesmeni dhe një politikani që praktikisht vendos për gjithçka.

Fakti se u shpik një ligj special për të rrëmbyer një të drejtë të këshillit bashkiak të Tiranës (ku PS nuk i ka votat) tregon shumë. Po aq tregon edhe e dhëna tjetër, se pasi Fusha u bë pronar, çmimi i tokës publike u përgjysmua me vendim të Këshillit të Ministrave (vetëm kaq do të mjaftonte që një prokurori e pas reformës në drejtësi të fillonte hetimin). Edhe më e rëndë është akuza se kjo tokë publike po i ofrohet pa asnjë lloj konkurence një kompanie private.

Pra, mjaftojnë këto të dhëna që të gjithë ata që nuk janë të kapur nga qeveria dhe nga oligarkët rreth saj të thërrasin skandal.

PD-ja po e bën këtë dhe të njëjtën rrugë po ndjekin edhe kritikët e Rilindjes të pa rreshtuar politikisht.

Por, me sa duket, tani kemi mbërritur në një fazë kur e gjithë kjo është e pamjaftueshme. Kur fokusimi në një skandal të vetëm, qoftë ky shembja e teatrit, stadiumi me kullë, koncesionet në shëndetësi, lejet e ndërtimit apo ngritja e inceneratorëve, nuk ka më vlerë.

Tani problemet nuk janë episodike, por politike.

Strategjia e Edi Ramës është që t’a sundojë këtë vend me maksimumi 10 -15 oligarkë. T’i bëjë ata zotër të të gjitha pasurive të Shqipërisë, t’i përdorë ata për projektet e veta, sa delirante po aq dhe kleptokratike dhe sa herë t’i duhet t’a shfrytëzojë cash-in që i ka dhuruar atyre, për të blerë zgjedhjet, për të korruptuar mediat, për të futur në xhep drejtësinë dhe në ndonjë rast më minor, për të shndërruar në lolo ish aktorë të rrevoltuar.

Natyrisht, kjo lloj strategjie nuk lejon rrugë tjetër veçse një kundërpërgjigje në nivelin dhe përmasat e saj. Rama nuk mund të shihet më si e keqja e vetme duke e ndarë nga biznesmenët që realizojnë qëllimet e tij. Ai duhet të kundërshtohet në bllok, bashkë me ata 10-15 vetë, që po i zhysin duart në të njëjtin llum.

Në këtë kuptim, sado e guximshme të duket, linja denoncuese e opozitës për lidhjen okulte Rama- Fusha, është e pamjaftueshme. PD-ja duhet të gjejë forcën të godasë bashkëpuntorët e Ramës që kanë qenë më parë edhe financues të saj. Lulzim Basha duhet të ketë kurajon të ngrejë sytë e përmbysur dhe t’i vërë gishtin emrave me të cilët kryeministri e sfidoi në sallën e parlamentit.

Në këtë kuptim edhe ne gazetarët duhet t’i japim fund paktit të heshtur për të shigjetuar shefin e qvererisë duke falur sejmenët e tij, që financojnë me anë të reklamave mediat tona.

Në këtë kuptim edhe aktivistët e e OJF-ve pro biznesit duhet ti japin fund teatrit me titull: “sipërmarësit nuk preken”.

Të gjitha këto mund të kenë qenë të vlefshme deri më tani. Por në situatën e re, kur kryeministri ka vendosur ta sundojë vendin me një grusht oligarkësh, gjithçka ka ndryshuar.

Në shoqërinë e sotme, kontradikta kryesore nuk është më ajo mes bijëve të ballistëve dhe atyre të komunistëve, as ajo mes liberalëve dhe konservatorëve, as ajo mes çeçenëve dhe labëve.

Në qorsokakun ku Edi Rama e ka futur vendin, lufta e vërtetë është ajo mes atyre pak njerzve që stërpasurohen çdo ditë e më shumë, në kurriz të atyre që vidhen gjithnjë e më tepër. Në këtë fazë të re, beteja është mes pak milionerëve të krijuar pandërshmërisht dhe të grabiturve padrejtësisht.

Dhe pa e parë opozitarizmin me Edi Ramën në këtë optikë, çdo përpjekje tjetër do të jetë e kotë. Me aleatët e tij, që falë pushtetit të parasë, janë në gjendje të shkretojnë gjithçka, ai do të bëhet i përjetshëm. Ai, ose bie bashkë Fushën, ose do ta shndërojë këtë vend në një fushë të pamatë për harbimin e tij pervers./ Lapsi.al

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…