Ligji antiduhan përçan mazhorancën, PS-LSI abstenojnë, gjoba edhe për duhanpirësit  

Florenc Drizari

pirja-e-duhanitVasili: Një gjobë që shkon nga 1 milion lekë në 1 milion e gjysmë nuk ma jep zgjidhjen e problemit

 Majko: Nëse doni të shikoni funksionimin e këtij ligji, ejani në kafenenë e Parlamentit

 Ndryshimet që sjell projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit” kanë sjellë përplasje qëndrimesh mes përfaqësuesve të mazhorancës. Një ditë më parë ligji antiduhan kaloi për shqyrtim në komisionet parlamentare, ndërkohë që deputetë nga PS-sa dhe LSI-ja janë shprehur skeptikë në lidhje me propozimet e reja që ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë shqyrtimit të draftit në Komisionin e Ligjeve, abstenuan deputetët e PS-së si Pandeli Majko, Blendi Klosi dhe Ulsi Manja, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim. Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, tha në Komisionin e Ligjeve se zgjidhja nuk janë gjobat, por krijimi i ambienteve të posaçme për duhanpirësit.

“Ngrihet pyetja: Shqipëria do ta përvetësojë mentalitetin e ambienteve të diferencuara? Ky draft nuk u kthen asnjë përgjigje dhe në thelbin e tij është po i njëjti ligj, po të njëjtat gjetje, po të njëjtat situata. Mua një gjobë që shkon nga 1 milion lekë në 1 milion e gjysmë nuk ma jep zgjidhjen e problemit. Aq shpresojmë tek ky eksperiment shumë i shpërqendruar, i cili tashmë ku ne kemi konstatimin që AKU do të kontrollojë në restorante për duhanin, besoj që janë disa gjetje shumë të çuditshme, të cilat nuk besoj se na çojnë gjëkundi”, – tha Vasili. Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko kritikoi kolegët e tij për mosrespektimin e ligjit. “Nëse doni të shikoni funksionimin e këtij ligji, ejani në kafenenë e Parlamentit dhe shikoni sa zbatohet ligjin nga deputetët e Kuvendit. Ne sot për ligjin bazë që po ndryshojmë, duhet të pranojmë një realitet, është i dështuar”, – tha Majko.

Në projektligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, futet si risi ndëshkimi me gjobë në masën 5 mijë lekë edhe për klientin që konsumon duhan në ambiente të mbyllura. Për respektimin e këtij ligji angazhohen të gjitha inspektoratet që funksionojnë në vend, si ai shëndetësor, mjedisor, AKU e të tjerë, të cilët kanë të drejtën e gjobës. Ndonëse e mirëpresin respektimin e ligjit antiduhan, deputetët kanë qenë skeptikë në respektimin e tij.

Në Komisionin për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj prezantoi ndryshimet ligjore lidhur me rritjen e masës së gjobës për pronarët e lokaleve dhe administratorët e tyre që nuk respektojnë ligjin. “Është një ligj, i cili nuk ka arritur që të zbatohet në mënyrë të plotë dhe efektive në gjithë këto vite. Thelbi i ndryshimeve që propozohen kanë të bëjnë me rritjen e forcës inspektuese për zbatimin e tij, rritjen masave ndëshkuese në rastin e kundërvajtjeve, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe të informimit publik për të ndërgjegjësuar dëmet që vijnë nga duhanpirja dhe për të parandaluar apo denoncuar në mënyrë më publike rastet e kundërvajtjeve”, – tha Beqaj. Nisma e qeverisë do të shqyrtohet sërish nen për nen në komisionet parlamentare dhe pritet të miratohet në seancën plenare të së enjtes.

 

 Ku ndalohet pirja e duhanit

 1. Ndalohet pirja e duhanit në:

a) mjediset e punës;
b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët);
c) institucionet arsimore, përfshirë dhe çerdhet;
ç) mjetet e transportit publik, përfshirë taksitë;
d) mjediset tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës;
dh) mjediset kulturore e sportive;
e) mjediset e përbashkëta, në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme;
ë) mjediset e tjera publike të mbyllura.

2. Në mjediset/institucionet e mësipërme nxirret një rregullore e brendshme, ku theksohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto mjedise dhe përcaktohet qartë personi, i cili do të jetë përgjegjës për rastet e shkeljes”.

 

Gjobat që parashikohen në ndryshimet e ligjit antiduhan

 Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:

1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë:

a) Shkelja e neneve 4 e 5, pika 1, shkronjat “ç”, “d” e “dh” dhe pika 3, si dhe nenit 6 dënohet me konfiskim, asgjësim të mallit dhe 5 000 000 (pesë milionë) lekë gjobë, sipas rastit, për importuesin e produktit apo prodhuesin vendas;
b) Shkelja e nenit 9 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë për subjektin shitës me shumicë apo pakicë të produkteve të duhanit;
c) Shkelja e nenit 10 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë, sipas rastit, për subjektin shitës me pakicë ose pronarin e veprimtarisë së parashikuar;
ç) Shkelja e nenit 11 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 20 000 (njëzet mijë) lekë gjobë për shitësin me pakicë;
d) Shkelja e nenit 12 dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë, sipas rastit, për subjektin prodhues, importues apo tregtues, që ka kryer shkeljen;
dh) Shkelja e nenit 13, paragrafi i parë dhe i dytë, dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë, për pronarin e veprimtarisë së reklamës, medias së shkruar, transmetimit televiziv, radiofonik apo të shërbimit të shoqërisë së informacionit;
e) Shkelja e nenit 14 dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë për subjektin prodhues, importues apo tregtues të produkteve të duhanit, që ka kryer shkeljen;
ë) Shkelja e nenit 15 dënohet me gjobë, si më poshtë vijon:
i. 300 000 (treqind mijë) lekë, pronari;
ii. 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, administratori apo personi i caktuar përgjegjës;
iii. 5 000 lekë (pesë mijë) lekë, duhanpirësi;
f) Shkelja e nenit 16 dënohet me gjobë, si më poshtë vijon:

 

Share it :