Një foto e postuar nga showman-i Ardit Gjebrea i veshur si palestinez, shoqërohet edhe me fatin e tij në këtë udhëtim. Ja çfarë shkruan në Facebook: “Te shkosh ne Kodren e Ullinjve duhet te kalosh ne zonen e banuar nga palestinezet te cilet shpesh gjuajne me gure te medhenj drejt makinave qe kalojne. Ne nuk e patem kete “fat”. Ne shenje falenderimi per vendalinjte, nuk mund te refuzoja kete pamje propozuar dhe kuruar prej tyre .
Greta Koçi mbron motrën: S’ka zhveshje në klip!
Klipi i shumëpërfolur “Motivi im” nuk ka një dedikim special, por bën pjesë tek ato këngë verore ku mund ta gjejnë vetveten secili prej nesh. Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë këngëtarja Eni Koçi, ku së bashku me Greta Koçin, kanë hedhur poshtë hipotezat se në një skenë ajo ka qenë e zhveshur. Me një përgjigje diplomatike, Greta ka thënë se ajo nuk i pëlqen zhveshjet në klipe e ndërsa motra e saj ka realizuar atë që quhet “zhveshje skenike”. Për të, diçka që është e bukur dhe është art, është brenda kornizave të duhura.
Xhensila, bukuri pa bisturi
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj vijon të shkëlqejë, ndërsa mbetet e preferuar nga publiku shqiptar. Lidhja e dashurisë me Bes Kallakun akoma më shumë e bën këtë çift të famshëm dhe të përfolur në media. Në fotot e fundit, ajo duket si një engjëll, ku shfaqet edhe bukuria natyrale.
Ja hoteli luksoz ku xhiruan klipin Tuna dhe Geti
Bashkëpunimi i Tunës dhe Getoar Selimit po pritet me pa durim nga fansat. Xhirimet kanë zgjatur rreth një javë në një resort superluksoz në Turqi. Kënga sigurisht që është e rrymës hip hop dhe do të publikohet në ditët e para të korrikut.Për këtë video ka punuar një staf shumë i përzgjedhur duke u nisur që nga studioja “Entermedia”, regjisori maqedonas Dejan Miliçeviç, veshjet nga Niko Komani, grimi Vjosa Cena për flokët është kujdesur parukieria xhamajkane Sharon Ann-Marie Boadie që tani është pjesë e stafit të Tunës dhe grupit gjithashtu edhe Armend Gashi. Pritet bomba e kësaj vere me pak fjalë dhe fansa bëhuni gati. Ndërkohë ne po ju zbulojmë disa imazhe të hotelit se ku janë xhiruar skenat e klipit të ri të cilat ishin postuar nga vet regjisori i klipit, Miliçeviç.
Dafina Zeqiri me armë zjarri
Në videoklipin më të ri “Got Ur back” që këngëtarja ka realizuar në bashkëpunim me Reperin e njohur, Ledri Vula dhe Dj. Sardi, ajo qëllon më armë duke treguar që është një femër ndryshe nga të tjerat, e “fortë dhe agresive”. Kur bëhet fjalë për art, çdo gjë është e justifikuar, madje edhe armët e zjarrit. Në këtë single të ri këngëtarja vjen më seksi se kurrë teksa herë pas herë provokon me skenat “hot” në videoklipin e këngës ritmike. Kënga e re e dyshes më të përfolur parashikohet që shumë shpejt të bëhet hit, ashtu si edhe dy duetet e mëparshme, por “zhurma” kësaj radhe është akoma më e madhe, për shkak të romancës që dy këngëtarët kanë pasur në të kaluarën. Për momentin, të dy thonë se janë miq, por Ledri ka lënë pak hapësirë për të aluduar se në të ardhmen asgjë nuk parashikohet, pra një rikthim në krahët e njëri-tjetrit nuk është dhe aq i pamundur. Një gjë është e sigurt, kur bashkohen në muzikë, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula suksesi është i garantuar.




