Rreth 15 mijë persona kanë blerë apartamente në 100 fshatra turistik pa marrëveshje me shtetin
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.186, datë 5.11.2009 “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin” të ndryshuar””, pritet të shqyrtohet nen për nen sot në Komisionin e Ligjeve, ndërsa për draftin në fjalë pritet të ketë debate mes deputetëve të mazhorancës, ndërkohë që opozita pritet të mos jetë prezente për faktin se ka vendosur përkohësisht të bojkotojë institucionin e Kuvendit. Më herët kreu i ALUIZNI-t, Artan Lala ka prezantuar para deputetëve pesë mundësitë se si mund të veprohet me zonat e lira në bregdet. Mundësia e parë sipas tij do të ishte që AKKP të operonte për kthim ose kompensim për ish-pronarët, ndërsa variati i dytë, është që të mbeten në pronësi të shtetit, ashtu siç janë sot. Kjo sipas përfaqësuesve të ALUIZNI-t do të bënte të mundur humbjen tagrit të rimarrjes, sepse është anuluar me ligjin e vitit 2007. “Rasti i tretë është që ti blejnë personat e stimuluar, personi që ka pasur fshatin, ndërsa rasti i katërt, ti blejë asambleja e banorëve; dhe rasti i pëstë, marrje me qira afatgjatë nga asambleja e banorëve”,-ka thënë më parë Lame.
Ndërkaq, kjo çështje ka shkaktuar debate të gjatë në komisionet parlamentare. deputeti i Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve, Armando Subashi ka thënë se asambleja e banorëve të ketë të drejtën, jo detyrimin për ti marrë me qira apo për ti blerë këto zona, siç pretendon drafti i ri. Më herët qëndrime kundër lënies së zonave të lira në brengdet nën administrimin e vetë banorëve, ka qenë edhe deputeti tjetër socialist, Blendi Klosi, i cili ka theksuar se fillimisht shteti duhet të verë rregullua me antë të ligjit dhe se lëlia në dorë të banorëve për të operuar me zonat e lira, do të sillte mosmarrëveshje dhe konflikte. Ndërkaq, sipas vetë kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame, eksperienca në këto vitet e fundit ka treguar se nëse pronat e lira në fshatrat turistik në bregdet, do të kalojnë nën administrimin e shtetit, atëherë me vendime të mëvonshme pronësia mund të ndryshohet, duke lejuar edhe nërtime në këto hapësira.
Aktualisht janë rreth 15 mijë persona kanë blerë apartamente në 100 fshatra turistik, pa marrëveshje të lidhur me shtetin. Nga të dhënat e ALUIZNI-t, rezultojnë që fshatrat turistik me marrëveshje qiraje janë 52, me 6-8 mijë njësi banimi. Në shifrën prej 6-8 mijë përfshihen (ka fshatra të tjerë që nuk kanë aplikuar ende dhe kjo bën që shifratr të mos jenë të sakta sipas përfaqësuesve të ALUIZNI-t), familje që kanë blerë apartamente në këto fshatra turistik.
Përveç fshatrave turistik me marrëveshje sipas përfaqësuesve të ALUIZNI-t, ka edhe fshatra turistik pa marrëveshje qiraje. “Është kategoria që ka marrë lejen e ndërtimit dhe kur kanë shkuar në ministri për të lidhur marrëveshje, për një arsye burokratike nuk u është lidhur marrëveshja. Këto sot rezultojnë pa marrëveshje qiraje dhe të tilla janë 63 fshatra me 3-4 mijë banimi, por mund të jenë rreth 100 fshatra. Aktualisht 63 fshatra kanë aplikuar tek ALUIZNI. Kjo kategori nuk përfshihej fare në ligjin ekzistues dhe kjo për shkak të një nxitimi që u bë në 2009. Kategori tjetër janë veprimtaritë që nuk përfitonin as truall apo as iniciativat shtetërore apo doganore, por janë të ndërtuara në fshatra turistik me ministrinë. Tani janë paraqitur rreth 10 deri tani, por duhet të jenë rreth 40 veprimtari të tilla me 1000 apartamente”,.-shpjegoi dje para deputetëve të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame. Sipas tij, rezulton vetëm një rast përplasjeje me AKKP-në, veprim që nga ana juridike ka qenë i palejueshëm, sepse sipas tij, AKKP nuk lejohej të vepronte mbi zonat turistike. “Ka vetëm një vendim nga AKKP që prek 6 subjekte, fshatra turistik, me rreth 130 banesa. Për këtë arsye është përfshirë një nen më vete sesi do të trajtohet kjo kategori”,-ka thënë kreu i ALUIZNI-t.
Si ndahen fshatrat turistik
1.Fshatra turistik të ngritura dhe të shitura që janë pjesa dërmuese.
2.Fshatra turistik të ngritura dhe të ruajtura destinacioni, që është vetëm një rast Mak Albania.
3.Fshatrat turistik në ndërtim e sipër që ka gjasa të ruajnë destinacionin.
Intervista/ Deputeti holandez: Pse votuam kundër statusit të kandidatit për Shqipërinë
Pak ditë pasi krerët e shtetit të Holandëz u shprehën mbështetjen e tyre pro statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, deputeti hollandez Pieter Omtzigt shprehet vendi ynë ka problem serioze me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ekonominë. Kjo ishte dhe arsyeja pse ai votoi kundër statusit të kandidatit. Deputeti hollandez, shpjegon, se për Hollandën, hapja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është e largët.
“Vetë Komisioni Europian shkruan në raportin e tij, se Shqipëria nuk është një ekonomi funkisonale. Vetë ministri Timmermans tha që krimi i organizuar luan një rol të rëndësishëm në një pjesë të ekonomisë shqiptare. Unë personalisht jam anëtar i komisionit të monitorimit në Këshillin e Europës dhe ne shohim probleme serioze me demokracinë shqiptare dhe situatën e të drejtave të njeriut. Ndaj Shqipëria është një nga dhjetë vendet që janë nën monitorimin e Këshillit të Europës në këtë drejtim. Përfundimisht, Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara”,-ka thënë deputeti Omtizigt. Sipas tij, Shqipëria nuk i afrohet ende përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. “Kolegët e mi mendojnë ndryshe dhe ata votuan pro. Shpresoj që ata të kenë të drejtë. Por ju rikujtoj, se në të shkuarën ne kemi bërë gabime me Rumaninë dhe Bullgarinë. Ne u thamë po këtyre vendeve, filluam negociatat duke shpresuar që proçesi do mbyllej mirë në fund. Nuk ndodhi kështu. Për partinë time nuk ka dyshim që Shqipëria është pjesë e Europës. Shqipëria mund ti plotësojë një ditë kriteret dhe të bëhet anëtare e BE-së. Por aktualisht është shumë larg tyre. Shpresojmë që të bëni progres dhe të na suprizoni”,-theksoi deputeti holandez për Abcneës.
Zgjedhjet në PD, shpallet fituesi për kreun e ri të degës së Fierit
Partia Demokratike e në qytetin e Fierit shpall fituesin e ri të kësaj dege. Mësohet se fitues është shpallur Luan Baci, me profesion avokat.
Në procesin e votimit ishin të pranishëm 411 delegatë nga të gjithë grupseksionet, ku 209 vota shkuan për kreun e ri të Degës së Fierit, Bacin. Ndërkohë, bëhet me dije se ishte një proces i qetë votimesh, dhe nuk pati asnjë kontestim për kreun e sapoemëruar.
Po sot, u mbajtën Kuvendet Kombëtare të Partisë Demokratike në Mirditë dhe Lezhë, ku ishte i pranishëm edhe kreu i kësaj partie, Lulzim Basha.
Zgjedhja e drejtuesve të partisë me votë është një vlerë e jashtëzakonshme, tha Basha, ndërsa ka apeluar për demokratet që ta përdorin me zgjuarsi dhe me përgjegjësi për të zgjedhur më të mirët.





