Basha pret ish-Guvernatorin e SHBA-ë, Howard Dean: “Qeveria po dekurajon investitorët amerikan dhe evropian”

Zgjedhjet në PD, Basha: Bazohen mbi parimet themelore demokratike të votës së lirë

Basha-Dean-1 (1)Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti ish-Guvernatorin dhe ish Kryetarin e Partisë Demokratike të SHBA, Howard Dean. Në këtë takim Dean, i cili është njëkohësisht anëtar i Bordit të NDI, shoqërohej nga Robert Benjamin, Drejtori Rajonal i Institutit Demokrat Amerikan (NDI) për Europën Lindore. Në takim u rikonfirmua angazhimi për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm të suksesshëm midis Partisë Demokratike dhe Institutit Demokrat Amerikan.

Guvernatori Dean e vlerësoi si të rëndësishëm procesin e zgjedhjeve dhe riorganizimit të PD, si dhe rolin e saj si opozita demokratike në Shqipëri.

Kryetari Basha e njohu Guvernatorin Dean me zgjedhjet e reja në parti, të cilat bazohen tërësisht mbi parimet themelore demokratike të votës së lirë të anëtarëve të PD dhe promovimit të vlerave e kontributeve. Kryetari Basha u ndal në veçanti në entuziazmin e jashtezakonshëm që të rinjtë shqiptare kanë dëshmuar ndaj këtij procesi, për t’u anëtarësuar dhe për të dhënë  kontributin e tyre në Partinë Demokratikë, duke sjellë energji dhe frymëzime të reja në misionin dhe veprimtarinë e saj.

Në takim u diskutua edhe mbi situatën politike në vend. Kryetari Basha ndau shqetësimin  për vijimesinë e qendrimeve dhe akteve të qeverisë dhe mazhorancës në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin ligjor, uzurpimin politik të institucioneve të pavarura dhe organeve të ruajtjes së rendit nga mazhoranca, zhbërjen e administratës profesionale publike dhe zëvëndësimin e saj me militantë partiake, presionin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zhytjen e ekonomisë dhe vendit në një situatë pasigurie juridike, çfare ka rezultuar me rritjen e paprecedentë të krimit dhe trafiqeve, dekurajimin e investitorëve potencialë prestigjiozë nga SHBA dhe vendet e BE-së.

Më herët mes pozitës dhe opozitës ka pasur debate të ashpra lidhur me një sërë vendimesh në fushën ekonomike nga ana e qeverisë. Opozita ka kundërshtuar ashpër rritjen e borxhit publik si dhe mosbërjen e transparencës së plotë nga ana e ekzekutivit për marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkomëbëtar. Gjithashtu opozita ka ngritur shqetësimin se marrëveshja me FMN-në, fsheh si opsion të dytë një tjetër rritje taksash për shqiptarët, nëse qeveria do të dështojë në planin e saj ekonomik. Ndërkaq, lidhur me çëëhtjet ekonomike, opozita ka paraqitur disa amendamente në Kuvendin e Shqipërisë, por që me shumicën e votave ato janë rrëzuar nga mazhoranca.

 

Share it :