Algjeria fiton me poker golash ndaj Koresë

algjeria Algjerianët arritën të tregohen më të saktë para portës duke mposhtur koreanët, duke marrë një tre pikësh të rëndësishëm Algjeria dhe Koreja arritën të dhurojnë spektakël golash në një ndeshje që nuk kishte shumë pritshëmri. Sfida nis me një ritëm intesiv nga të dyja skuadrat. Si Algjeria ashtu dhe Korea janë në një nivel loje kështu që ishte një ndeshje që dhuronte spektakël. Loja ishte e hapur dhe të dyja skuadrat provojnë rastet e tyre. Janë algjerianët ata që rrezikojnë më shumë para portës, ndërsa koreanët përpiqen të hapin lojën nga krahët. Golat do të ishin vetëm çështje minutash pas një presioni nga Algjerinaët. Ndryshe nga loja që bën ndaj Blegjikës skuadra algjeriane nuk qëndron mbrojtje por mundoje që të hidhej para në sulm për të bërë diferencën. Goli i parë për skuadrën Algjerianë do të vinte në minutën e 26-të nga Islam Slimani që do të çonte skuadrën e tij në avntazh mjaft shpejtë. Mirëpo atëher kur nuk pritej do të vinte edhe goli i dytë. Do të ishin përsëri Algjerianët ata që do të shnonin duke e çuar avtantazhin në dy gola. Kësaj radhe ai që do të shënonte për skuadrën ishte Rafik Halliche. Një gol që as vetë skuadra algjeirnae nuk mund ta besonte se do të shënonte kaq shpejt. Një gol që duket shokon koreanët që e gjenë veten në disavntazh me dy gola mjaft të shpejte. Loja do të vazhdonte dhe koreanët do t përpiqeshin, por Algjeria do të ishte ekipi që bënte ligjin në fushë duke pasur parasysh se kishte shënuar edhe dy golat e para që krijojnë një diferencë midis dy ekipeve. Vetëm 10 minuta më vonë nga shënimi i golit të dytë do të vinte edhe goli i tretë për Algjerianët. Një gol i cili duket se i jepte sigurinë dhe që i çonte me një hap të sigurtë drejt tre pikëshit. Kësaj radhe para porte i saktë do të tregohej Abdelmoumene Djabou i cili do ta çonte shifrën e golave për skuadrën e tij në tre. Një goditje për ekipin Korean që e gjen veten në disavntazh që është shumë i vështirë për tu kthyer duke pasur paraysh se koreja nuk ka një skuadër e cila mund të bëjë ndonjë diferencë të madhe. Kështu të dyja skuadrat do ta mbyllnin fraksionin e pare me shifra të pandryshuara dhe Algjerianët dukeshin se kishin të sigurtë fitoren. Pjesa e dytë do të niste me temp të lartë. Kjo pasi Koreano jugorët u munduan që të reagonin shpejt për të ngushtuar rezultatin dhe për të parë më pas për të bërë përmbysjen. Goli nuk do të vononte dhe në minutën e 54-të Heung-Min Son do të shonte dhe golin e parë për koreanët të cilët nuk festojnë. Një gol i cili do të hidhej poshtë nga Algjerianët të cilët vetëm 8 minuta më vonë nga goli i koreanëve do të shënonte edhe golin që do ta çonte përsëri diferencën në tre gola. Do të ishte Jasine Brahimi që do të shënonte edhe golin e katërt dhe do të çonte skuadrën e tij nnë qiellin e shtatë. Kjo pasi algjerianët kanë arritur të shënojnë një seri golash duke shkuar kështu drejt tre pikëshit të sigurtë. Do të ishin përsëri koreanët që do të viheshin në kërkim të golit. Një vendosmëri për tu admiruar nga koreanët që nuk pranojnë humbjen por vazhdojnë të sulmojmë me shpresën për të dalë me pikë nga sfida. Koreja do të shënonte goline dytë Ja-Cheol Koo i cili do ta ngushtonte diferencën përsëri në dy gola. Një gol që rrezikonte koreanët. Kjo pasi Algjerianët janë të deportueshëm në minutat e fundit të sfidës. Mirëpo algjerianët nuk nuk mposhten lehtë dhe i bllokojnë mirë hapësirat duke shkuar të sigurtë drejt fitores. Më këtë fitore Algjeria renditet e dyta në grup duke rrezikuar kështu të Rusinë me të cilën do të ndeshen në sfidën e fundit, për të përcaktuar kush kalon.

Share it :