Ushqimet dhe metodat që duhet të eliminohen gjatë dietës

bigstock-Diet-30176366

Për të hequr disa kile shpesh i “mbytim” ushqimet me limon, në disa raste u drejtohemi masazheve apo marrim barna të ndryshme me shpresën se mund të dobësohemi. Por  në asnjë rast, metodat e mësipërme nuk ndikojnë për të rënë në peshë. Një armik tjetër i dobësimit janë dhe vaktet jashtë shtëpie. Ndonjëherë vërtet nuk kemi si t’ia bëjmë, por për fat të keq,kjo ndodh shpesh dhe ndonjëherë është një justifikim për të zgjedhur një ushqim qe është i dëmshëm, por qe ne na pëlqen: “Shume njerëz në Kanada hane shume shpesh jashtë, duke zgjedhur gjëra për t’u konsumuar sa më shpejt, të cilat shpesh janë ato me më shumë kalori. Ne Kanada 30% i pazarit javor për ushqimet vjen nga ushqimi i blere neper fast food”, – thuhet tek Sunday Agzaba, autor i studimit.

 

Jo limon

Edhe fakti që limoni është “tkurrës” nuk ka fare të bëjë me humbjen e centimetrave. Është e kotë dhe e rrezikshme ta ngacmosh pa arsye aciditetin normal të trupit. Kujtoni që nuk ekzistojnë ushqime që të dobësojnë: përveç ujit, çajeve mjekësorë, dhe çajeve që nuk kanë kalori. Të gjitha ushqimet e tjera kanë një vlerë energjike, qoftë dhe të vogël: është kjo që duhet të keni parasysh.

 

Masazhet

Mos mendoni se mund të dobësoheni nga masazhet, vetëm nëse jeni tek masazhieri: do të jeni me siguri më të çlodhur, ose do të ndiheni mirë, më në formë, por nuk do të humbni asnjë gram. Për të humbur peshën nevojitet që të konsumosh energji (përveç që ta furnizosh më pak trupin nëpërmjet dietës), por masazhi është një lëvizje muskulore pasive, që nuk konsumon energji. Maksimumi mund të jetë një lëvizje e yndyrave që i bën më pak të dukshëm në disa pika.

 

Ilaçet ose çaji mjekësor

Nuk ekziston asnjë lloj ilaçi që mund t’iu dobësojë pa dietë, edhe pse do të ishte bukur në qoftë se do të ekzistonte, dhe fatkeqësisht asgjë nuk lë të mendosh, se një ilaç i tillë mund të ekzistojë në të ardhmen. Tani për tani, vetëm do të harxhoni para kot, bile do të shkatërroni edhe shëndetin tuaj.

 

Larg nga oreks-heqësit

Ka ilaçe që të heqin urinë, duke të dhënë përshtypjen që je mirë dhe që ndihesh i fortë, edhe kur nuk ke ngrenë. Mund të jenë shumë të rrezikshme, sepse në këtë mënyrë i hiqen trupit instrumentet, me të cilët mund të shënojë një gjendje vuajtjeje dhe sëmundjeje. Pa e kuptuar mund të shkohet drejt kolapsit. Përveç të tjerash duhet konsideruar që këto janë zakonisht me bazë amfetamine, pra kanë një efekt ekzistues dhe shpesh duhet të shoqërohen nga qetësues, dhe nuk është rasti për të përballuar kështu problemin e dobësimit.

 

Dobësimet e shpejta

Janë negative për të gjithë, por janë shumë të rrezikshme sidomos për adoleshentët. Tek vajzat mund të verifikohet me bllokimin e menstruacioneve me pasoja që mund të zgjasin me vite.

 

Për t’u dobësuar:

Lëvizni gjatë gjithë ditës

Kërceni me litar

Konsumoni lëngje

Mos hani gjatë darkës

Vraponi ose stërvituni në palestër

 

 

 

Sheqeri të plak para kohe

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim holandez, i cili kishte përcjellë rreth 600 gra dhe burra të moshës nga 50 deri në 70 vjeçe. Sipas studiuesve, njerëzit të cilët kishin një nivel të lartë të glukozës në gjakun e tyre, janë vlerësuar vazhdimisht më të vjetër në moshë, nga një ekip i zgjedhur në mënyrë të rastësishme. Rezultatet kanë treguar se për 180 gramë glukozë më shumë për litër gjak, mosha e personave që ishin vlerësuar ishte rritur pesë muaj më shumë se realja. Studiuesit mendojnë se nivelet e larta të sheqerit në gjak ulin prodhimin e kolagjenit dhe fijeve të elastinës, duke bërë që lëkura të humbasë freskinë dhe rininë.

Share it :