Cila është vlera e parasë?

vlera e paraseNë ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlera të parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para. Si nevojë e specializimit të vlerave këmbyese, paraja zëvendëson metodën e këmbimit nayral, të mira materiale për të mira materiale (M<->M). Kështu me futjen e parasë në përdorim këmbimi zbërthehet në dy akte. Në pjesën e parë bëhet këmbimi i mallit me paratë (M<->P), dhe përdorja e tyre për këmbim me një mall të dëshiruar (P<->M). Për dallim nga këmbimi natyror, koha e aktit dhe vlerat e këmbimit me para, zbërthehen më tutje. Këmbimi i një shërbimi me para i lejon shitësit të vendosë se kur dhe me çfarë dëshiron ai të këmbejë shërbimin e tij. Kjo liri nuk është pa rreziqe: gjatë kohës që shitësi i shërbimit mban paratë mund të ndodhin ndryshime në qarkun ekonomik (proceset ekonomike).

Vlerë kursimi

Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marra nga ai qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë si bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime konsumative (për shpenzues) dhe intensive (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet mjet vlerësimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe letra me vlerë (aktiva financiare) ose mallra (ari). Mirëpo përparësia e parasë qëndron në likuiditetin e saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndërrohet në para për tu këmbyer me mallra tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në formë të letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha.

Vlerë matëse

Me ndihmën e parasë bëhet i mundshëm vlerësimi i produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Me këtë edhe krahasimi i shpenzimeve për prodhim hyrja dhe fitimit nga ai prodhim dalja është i mundshëm. Kjo e bën paranë si njësi themelore matëse e çdo dege ekonomike. Në botën perëndimore për termet ekonomike hyrja dhe dalja përdoret termi i anglishtes input gjegjësisht output.

Për të kryer këto funksione, parasë i duhen disa veti kryesore ekonomike, si mangësia dhe vlerësimi i lartë. Mangësia mund të vijë nga shpenzimet e prodhimit sikurse te ari, argjendi etj., ose sikurse në sistemet administrative të shteteve. Vetitë e tjera pozitive të materialit të parasë janë: zbërthimi, transporti, dhe homogjeniteti.

Përdorimi i parasë e thjeshtëzon mjaft problemin sepse secili mall e shpreh çmimin e tij në para duke pakësuar numrin e çmimeve në aq sa janë edhe mallra dhe duke reduktuar në këtë mënyrë edhe koston e transaksioneve. Shembull: Nëse brenda një periudhe të caktuar, niveli i çmimit nga indeksi 100 ngrihet në 125, d.m.th me 25%, vlera (fuqia blerëse) e parasë bie 20%. Me një njësi të parasë pra, si rezultat i ngritjes së nivelit të çmimit mund të blejmë 20% mallra më pak se në fillim.

 

 Studimi, punonjësit e moshuar sjellin më shumë sukses

Punonjësit e korporatës suaj janë duke u moshuar por kjo s’do të thotë që ata nuk janë më të aftë. Disa kompani kanë bërë progres për t’u përshtatur, dhe ata vënë re përmirësime në mirëmbajtje dhe produktivitet, në kulturën organizative, dhe rezultatet finale. Mos u dorëzoni. Përdorni këto praktika për të ‘akomoduar’ punonjësit tuaj të vjetër.

-Fleksibilitet i daljes në pension. Akordoni për punonjësit mundësinë që të punojnë me kohë të pjesshme. Ju fitoni punonjës me përvojë, të talentuar dhe ata sigurojnë një orar dhe një pagë fleksibël.

-Krijoni vende të reja ose përshtatni ato të vjetrat. Ri-trajnoni punonjësit më të vjetër për punë që i përshtaten më mirë nevojave dhe aftësive të tyre aktuale. Për shembull, ju mund ta kaloni një punonjës të moshuar nga roli fizik i tatimit në një pozitë trajnuese? A do të mundej një arkëtar me orar të zgjatur të kalonte në shërbimin e konsumatorëve?

-Duke ndryshuar ergonominë (studimi i influencës së mjedisit në produktivitet në vendin e punës) në vendin e punës. Kompanitë duhet të përshtaten për ata që kanë nevojë për mbështetje shtesë.

 

Mënyra për të motivuar punonjësit

Hulumtimet tregojnë se punonjësit të cilët janë në mënyrë aktive të paangazhuar ia kalojnë në numër kolegëve të tyre më të motivuar. Lajmi i mirë është se kompanitë që nuk e përfillin këtë prirje bëjnë gjëra të ngjashme – të cilat ju mund të përdorni për të ndërtuar një fuqi punëtore më të gjallë.

-Punësoni persona tepër të aftë të Burimeve Njerëzore. Njerëzit më të mirë të burimeve njerëzore kanë aftësi të ndikojnë, mësojnë, dhe të sigurojnë drejtues të përgjegjshëm. Ata janë udhëheqës kyç për drejtuesit dhe menaxherët në përpjekje për të zhvilluar të punësuarit.

-Përdorni sisteme të drejtpërdrejta të performancës së menaxhimit. Kompanitë me nivelet më të larta të angazhimit përdorin shpërblimet për të zhvilluar punonjësit dhe për ti inkurajuar ata që të arrijnë potencialin e tyre më të lartë.

-Mos ndiqni angazhime thjesht për hir të angazhimit. Është gjithnjë e më e mundur të matet dhe vlerësohet angazhimi, por mos filloni të ‘drejtoni me metrikë. ‘Mbani sytë tuaj ‘mbërthyer’ në objektivat e biznesit për të cilët një angazhim më i madh do mund t’ju ndihmojë ti arrini.

 

Share it :