Maturantët protestë për notat në Gjuhë-Letërsi, ministria: Jo rishikim të testit

 Maturantët kanë shprehur pakënaqësi për notat me të cilat ata janë vlerësuar në provimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

 

Provime1Të mbledhur dje përpara dyerve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, nxënësit e shkollave të mesme kërkojnë rishikim të tezave të tyre, pasi në bazë të çelësit të përgjigjeve që ministria ka publikuar ata janë vlerësuar më pak se sa pikë meritojnë.

Ndërsa në një deklaratë për mediat, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se për vlerësimin e testeve të Maturës Shtetërore është hartuar një skemë vlerësimi (për çdo provim), e cila publikohet në faqen e internetit të MAS dhe AKP. Kjo skemë përdoret nga të gjithë vlerësuesit që korrigjojnë përgjigjet e nxënësve.

Sipas MAS, përpara se të vijohet me korrigjimin e testeve, të gjithë vlerësuesit trajnohen me qëllim qartësimin e të gjitha procedurave.

“Korrigjuesit e testeve janë mësues të shkollave të mesme me një përvojë jo më pak se 5-vjeçare në arsimin e mesëm. Testet e nxënësve vlerësohen në mënyrë të pavarur nga dy korrigjues dhe verifikohen nga një i tretë. Bazuar në Rregulloren e MSH, nxënësi ka të drejtën e kërkesës për të marrë fotokopjen e testit. Kjo kërkesë paraqitet në shkollë, e cila më pas kërkesat e mbledhura i dërgon pranë DAR-it përkatës ose ZA-së. Më pas,kërkesat e nxënësve dërgohen në mënyrë zyrtare në AKP”,- thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërsa AKP procedon me fotokopjimin e testeve dhe i dërgon në DAR-in përkatës me postë, të gjitha procedurat e ankimimit janë sqaruar në faqen zyrtare të AKP-së: www.akp.gov.al.

maturantet2Në Rregulloren e Maturës Shtetërore 2014, maturanti/Kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit te tij pas përfundimit të të gjitha provimeve, me një kërkesë drejtuar KShMSh-së.  Afatet e kërkesës përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit. Proces rivlerësimi të testit nuk do të ketë. Ndërsa në udhëzim sqarohen të gjitha procedurat që ndiqen për rishikim të testit, bazuar po në rregullore, AKP nuk bën rishikim të testeve, vetëm në rastin e gabimeve teknike, sekretime gabim, hedhje pikësh gabim.

 

 

 

 

Papa Francesku do vizitojë Shqipërinë më 21 Shtator

 

Papa Francesku do vizitojë Shqipërinë më 21 ShtatorTIRANË-Papa Francesku do të vizitojë vendin tonë. Lajmin e bën të ditur deputeti Nard Ndoka në rrjetin social Facebook.

“Një lajm shumë i mirë për besimtarët Katolik dhe Shqipërinë, më datë 21 Shtator. Papa Francesku do vizitojë vendin tonë. Vëmendja e gjithë botës do jetë tek Shqipëria, bekimi i Papës Shenjtë do jetë për ne”, shkruan Ndoka në Facebook. Por të kontaktuar nga BalkanWeb, burime nga Ambasada e Vatikanit nuk konfirmojnë vizitën e Atit të Shenjtë në Shqipëri në shtator.

Share it :