Përmbarimi kërkon t’i nxjerrë nga banesa, dy familje kërcënojnë të vetëdigjen

prona sherrFamilja e dy vëllezerve Eduart dhe Albert Shehu në të cilën jeton në banesën 2 katëshe kërcënuan se do të vetëdigjen se bashku me tre femijet e tyre dhe bashkeshortet. Përmbarimi kërkon t’i nxjerrë nga banesa, duke ekzekutuar një vendim i cili i kthen ndërtesën pronarit të ligjshëm, por dy famlijet që jetojnë aty kërcënuan se do të vetëdigjen.

Me shishe me benzinë në duar ata kërcenuan se nuk do dalin nga banesa dhe s’kanë për ta liruar.

Familjarët deklarojnë se prej 20 vitesh enden në dyert e gjykatave për të kërkuar drejtësi.

Ata pretendojnë se kanë që në vitin 1967 që e kanë blerë banesën dhe se disponojnë tapiëe e shtëpisë, por një vendim i gjykatës së rrethit të Fierit i detyron të largohen prej saj.

Ngjarja pati zhvillim në orët e para të paradites në lagjen “15 tetori” të qytetit të Fierit.Pasi kanë parë situatën përmbaruesit janë tërhequr.

Share it :