Reforma në arsim/ Drafti për arsimin e lartë, studentët: Javës tjetër nisim protestat në të gjithë vendin  

Driçim çaka

universiteti-politeknik-tirane-studenteStudentët i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të rikthejë propozimet e komisonit të reformës për arsimin e lartë

 “Komisioni aktual është krijuar para diskutimit publik e nuk përfaqëson studentët dhe pedagogët e universiteteve publike dhe as shqetësimet e tyre”

 Studentët paralajmërojnë sërish Ministrinë e Arsimit dhe qeverinë se javës tjetër do të nisin protestat në të gjithë vendin. Shkak i protestave është drafti për arsimin e lartë, që, sipas studentëve, jo vetëm cenon autonominë e universiteteve, por edhe të drejtat e çdo studenti. Në një deklaratë studentët i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të rikthejë propozimet e komisionit të reformës për arsimin e lartë. Studentët janë shprehur se në protestat që do të nisin javën e ardhshme, nëse nuk do të ketë një reagim, do të kenë edhe mbështetjen e profesorëve e drejtuesve të fakulteteve të ndryshme.

 

Kundër rritjes së tarifave

Pak ditë më parë studentët u shprehën edhe kundër rritjes së tarifave të shkollimit, të cilat parashikohen në një nga pikat e raportit të parë. Studentët janë shprehur kundër raportit për arsimin e lartë edhe në pikën e krijimit të bordeve, të cilat do të menaxhojnë universitetet. Kjo, sipas tyre, është e patolerueshme, pasi cenon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Në mbështetje të kritikave që kanë shfaqur studentët e Universitetit të Tiranës, kanë qenë edhe një pjesë e konsiderueshme e stafit akademik nga të gjitha fakultetet e këtij Universiteti, të cilët kanë shfaqur rezerva edhe ndaj skemës së financimit që do të ndiqet në bazë të performancës. “Komisioni aktual është krijuar para diskutimit publik e nuk përfaqëson studentët dhe pedagogët e universiteteve publike dhe as shqetësimet e tyre. Sipas nesh, një komision legjitim për reformimin e arsimit të lartë do të duhej të ishte produkt i një diskutimi të gjerë dhe intensiv publik i pikërisht këtyre dy aktorëve themelues të Universitetit. Në ketë mënyrë, komisioni do të përfaqësonte studentët dhe pedagogët, e do të reflektonte shqetësimet dhe zgjidhjet e tyre në formulimin e një drafti paraprak për reformimin e arsimit të lartë. Për më tepër, Drafti aktual nuk e ka seriozitetin e duhur nga ana formale të një dokumenti bazë për reformimin afatgjatë të arsimit të lartë. Dokumentit i mungojnë referencat studimore të domosdoshme për çdo raport, ka probleme drejtshkrimore, ka formulime të paqarta dhe hedh kuturu fakte dhe opinione personale të pavërteta dhe të pabazuara si për shembull: “Pagesat e studentëve. Deri tani këto pagesa kanë qenë minimale dhe si të tilla nuk janë bërë një përqindje e konsiderueshme e të ardhurave të universiteteve publike. Në të ardhmen komisioni vlerëson si të pashmangshme rritjen e kontributit të këtyre tarifave në buxhetin e IAL-ve”. Duke pasur parasysh se shkruesit e draftit janë figura akademike kjo është për të ardhur keq dhe duhet të dënohet publikisht”, – shprehen studentët.

 

 Reforma në arsim/ Tetë propozimet e senatit të UT-së për reformën në arsimin e lartë

Të merren parasysh propozimet e raportit të Shoqatës Evropiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës të kryesuar nga prof. J. De. Groof, të përgatitur për ligjin aktual të arsimit të lartë.

Pas propozimeve që kanë bërë fakultetet e Universitetit të Tiranës, ditën e djeshme Senati Akademik i UT-së sugjeroi një sërë ndryshimesh për draftin e parë të reformës në arsimin e lartë. “Senati Akademik i UT-së vlerëson me përgjegjësi të madhe nismën për një reformim të arsimit të lartë dhe shpreh bindjen se është i nevojshëm një reformim i plotë si në aspektin struktural, kurrikular ashtu edhe në atë të organizimit dhe financimit”, – thuhet në një njoftim të Rektoratit të UT-së. Ndër sugjerimet kryesore është rishikimi i draftit, ku të merren parasysh propozimet e raportit të Shoqatës Evropiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës të kryesuar nga prof. J. De. Groof, të përgatitur për ligjin aktual të Arsimit të Lartë.

 

Propozimet

-Senati vlerëson nismën e qeverisë se reforma kaq të rëndësishme të diskutohen me grupet e interesit dhe të kryhen në bashkëpunim me to.

-Mbështetur në qëndrimet e fakulteteve dhe strukturave studentore, Senati Akademik i UT-së shprehet se meqenëse drafti i propozuar, nuk i përmbush kërkesat për një reformë të plotë të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duhet domosdoshmërisht të pasqyrojë propozimet e grupeve të interesit në fazat e tjera të reformës.

-Për të përgatitur një projektligj me standarde evropiane, i sugjerojmë komisionit përkatës dhe MAS që në themel të ligjit të ri të Arsimit të Lartë, të jenë propozimet e raportit të Shoqatës Evropiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës të kryesuar nga prof. J. De. Groof, të përgatitur për ligjin aktual të arsimit të lartë.

-Senati i UT-së kërkon që e njëjta procedurë e ndjekur për raportin e parë, duhet të realizohet dhe për raportin e dytë dhe sidomos për projekt/ligjin që do të përgatitet, në mënyrë që strukturat e universiteteve të shprehin qëndrimet e tyre, duke i lënë kohën e nevojshme në dispozicion këtij drafti.

-Para se drafti i projektligjit të futet në procedurat e miratimit institucional, t’i kërkohet një vlerësim Shoqatës Evropiane të Ligjit, Arsimit dhe Politikës.

-Senati Akademik i UT-së shpreh vullnetin e vet për të kontribuar me të gjitha kapacitetet e tij, në mënyrë që ligji i ardhshëm të realizojë plotësisht autonominë universitare të përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

-Senati vendosi që qëndrimet e ardhura në mënyrë institucionale nga fakultetet dhe strukturat studentore, t’i përcjellë në MAS së bashku dhe me rekomandimet e grupit të ekspertëve të Këshillit të Evropës.

 

Çfarë rekomandon Shoqata Evropiane e Ligjit, Arsimit dhe Politikës për arsimin në Shqipëri?

 

Kriteret e pranimit

Ligji duhet të përmbajt të paktën kriteret e përgjithshme në lidhje me pranimin e studentëve. Kompetenca për të vendosur kriteret dhe kuotat e pranimit nuk duhet të lihen vetëm në duart e Ministrit të Arsimit. E drejta themelore për akses në edukim është në rrezik. Si pasoj, kufizimet e kësaj të drejte duhet të përcaktohen me ligj. Kriteret e nevojshme duhet të renditet sipas ligjit në një mënyrë të përgjithshme, transparente dhe objektive kështu që drejtimi i kompetencave të ministrisë (ministrore) duhet të jetë i qartë dhe çdo abuzim mund të shmanget paraprakisht. Është më se e kuptueshme që këto kritere duhet të aplikohen vetëm tek institucionet publike.

 

Pozicioni i rektorit

Rektori i Universitetit personifikon vlerën kryesore të autonomisë të universitetit. Kjo është e vlefshme për të gjitha shtetet e Evropës. Për këtë arsye, pozicioni i tij duhet të jetë i pavarur nga shteti, dhe specifikisht nga ministri. Ne i shikojmë problemet nga këndvështrimi i ligjishmërisë në neni 64, pjesa 3. Problemi është se ligji nuk përcakton asnjë kriter të qartë, objektiv dhe të drejt për pezullimin. Në këtë rast, ministri i Edukimit ka kompetencë të lirë të interpretojë në situatë individuale se çfarë është shkelje e rëndë dhe flagrante e ligjeve dhe rregullave. Meqenëse kjo pikë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, në këshillojmë të ndryshohet ligji, në mënyrë të tillë që abuzimi i pushtetit mund të shmanget më përpara ose të formulojmë këtë nenë në mënyra të ndryshme në një ligj të ri.

 

Akreditimi/ Agjencia e Akreditimit duhet të jetë e pavarur jo vetëm nga institucionet, por edhe nga ministri

Menaxhimi dhe administrimi i institutit të arsimit (HEI/IAL) publik

Siç kuptohet nga neni 4, pjesa 2, HEI publike janë “persona juridik, të drejtat dhe detyrimet e të cilit janë të vendosura dhe të parashikuara në aktin e tyre të themelimit”. Vërejtja e parë, do të duket e çuditshme por kjo ka rëndësi edhe për HEI private, sepse ju duhet të prisni që ata kanë një personalitet juridik sipas ligjit privat të përgjithshëm dhe për këtë arsye nuk kanë nevojë për një akt themelimi. Megjithatë, ne do të donim të theksonim një çështje tjetër. Nëse të gjitha HEI kanë një person juridik qoft ajo vetëm në një masë të caktuar, ato kanë kapacitetin të sillen në mënyrë të pavarur dhe të mbajnë marrëdhënie të jashtme të natyrës faktike dhe juridike. Ligji për këtë arsye duhet të përmbaj një dispozitë që e bënë kompetence të një prej organeve për të përfaqësuar institucionin në marrëdhëniet e jashtme. Kjo është një çështje e rendit publik.\

 

Marrëdhëniet midis Senatit, Rektoratit dhe Këshillit të Administrimit

Krijimi i balancës së fuqisë midis tri organeve në HEI të prezantuar në nenin 14, 15 dhe 16 të ligjit, nuk është totalisht i qartë në efektet e tij. Në versionin e përkthyer të ligjit, Senati ka kompetencën që të “aprovojë” shpërndarjen e burimeve financiare, Rektorati të “formuloj” kriteret e shpërndarjes dhe Këshilli Administrativ të “aprovojë” këto kritere. Atëherë kush vendos për ndarjen? Ligji duhet të japi kompetenca të ndryshme tek organe të ndryshme. Nga rregulloret në ligj është krijuar përshtypja që nuk ka asnjë organ të përgjithshëm qeverisës të HEI. Në shumë raste vendimet mund të merren nga një bashkëpunim i Senatit, Këshillit Administrues dhe në një masë të caktuar të Rektoratit. Është më se e dukshme që kjo strukturë do të ketë tendencë për një orientim nga brenda, shumë e politizuar dhe vendimmarrje burokratike, e cila nuk është në interes të HEI për të reaguar shpejt dhe në mënyrë fleksibile në të gjitha ndryshimet e kërkesës (ndër)kombëtare të politikave të HE. Kjo gjithashtu do të jetë në kundërshtim me organizimin institucional të shteteve të tjera që kanë Sistemin e Bolonjës. Prandaj ne do të preferonim të jepnim këshilla për të rishqyrtuar këtë strukture bazuar në funksione të veçanta të qeverisjes dhe menaxhimit.

 

Këshilli i Edukimit të Lartë (HE) dhe Shkencës

Organi më i rëndësishëm këshillues i ministrit është Këshilli i Edukimit të Lartë dhe Shkencës. Ligji e prezanton atë si “strukturë e ndërmjetme” midis qeverisë dhe fushës së edukimit të lartë. Ndoshta kjo nuk ndodh kështu, për aq kohë sa ministri është kryetari i Këshillit. Në shumë shtete të tjera ky organ këshillues ka një status të pavarur, shpesh e lirojnë atë duke e organizuar si një agjenci me një personalitet juridik. Ne kemi përshtypjen që dizajni i Këshillit në Ligj është bazuar në dy parime të ndara dhe që është e vështirë të kombinohen: a) nga njëra anë duke qenë një organ i përfaqësimit të fushës Edukimit të Lartë ndaj qeverisë dhe b)nga ana tjetër të qenit i një këshilltari të kualifikua të qeverisë. Në një marrëveshje sipas parimit (a) nuk ka kundërshtim ndaj drejtimit të Ministrit. Sipas parimit (b), Këshilli duhet të jetë i pavarur nga Ministri dhe Instituti i Edukimit të Lartë. Ne do të këshillonim të rishikohej hartimi i Këshillit të Edukimit të Lartë dhe Shkencor dhe të zgjidhet një marrëveshje në bazë të parimit (b).

 

Mosdiskriminimi në arsimin e lartë

Marrja në konsideratë e parimit të mos-diskriminimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila vlen edhe në fushën e arsimit, ligji duhet të përfshij edhe parimin e mosdiskriminimit. Ligji përmban diskriminime (neni 23, 45/b) në lidhje me strukturën e studimeve dhe pranimin e studentëve. Është e këshillueshme që të zbatohet dhe përpunohet ky parimin në ligjin specifik.

Ndryshimet e nevojshme të disa prej neneve të ligjit në periudhën më të shkurtër të mundshme të kohës.

Neni 2/3/c: e drejta për të përcaktuar kualifikimet e studentëve për programe të ndryshme të arsimit.

Neni 4/3: pas fjalëve “ofertë e akredituar” shto “ose e pa akredituar”

Neni 12/3: “pesë vite” të zëvendësohet me “1 vit”

Neni 26: propozohet të formulohet si më poshtë:

  1. Programet e studimit për arsimin e lartë janë të organizuara në tre cikle si më poshtë:
  2. Cikli i parë i studimeve

Cikli i parë i studimeve përfshin: a) studimet akademike bazë dhe b) studimet profesionale bazë.

Studimet akademike bazë kanë për qëllim që ti bëjnë studentët gati për tregun e punës si dhe për të kaluar në nivelin master të studimeve.

Studimet profesionale bazë kanë për qellim që ti përgatisin studentët për tregun e punës.

Studimet në këtë cikël zgjasin nga tre deri në katër vite, varet nga fusha e studimeve.

Afati i studimeve për të njëjtin program është i njëjtë pavarësisht nëse ofrohet nga një universitet publik ose privat.

Program i studimeve të ciklit të parë ofron 180 dhe 240 kredite.

Për të kaluar nga studime profesionale bazë në studime akademike bazë janë programet lidhëse me 45 dhe 60 kredite.

Një diplomë universitare lëshohet në fund të përfundimeve të ciklit të parë të studimeve.

  1. Cikli i dytë i studimeve

Cikli i dytë i studimeve përfshinë: a) programe akademike master b) programe profesionale master, c) programet e specializimit.

Kohëzgjatja e studimeve për ciklin e dytë është 1-2 vite.

Program i studimeve për ciklin e dytë përfundohet me 60, 90 dhe 120 kredite.

Program i masterit profesional realizohet me 60 kredite. Për të kaluar në programe akademike master ofrohen programe të ngjashme me 30-40, 60 kredite.

Programet e specializimit mund të realizohen me 60 dhe 180 kredite varet nga fusha e studimeve.

Në përfundimit të ciklit të dytë të studimeve, lëshohen diplomat e mëposhtme: një master akademik (Master i Arteve, Master i Shkencave dhe Master Kërkimi), master profesional dhe një certifikatë specializimi.

  1. Cikli i tretë i studimeve

Cikli i tretë i studimeve përfshin studentët e doktoraturës (PhD).

Studimet e doktoraturës zgjasin 3-4 vite.

Viti i parë i studimeve mund të organizohet si një kurs studimi. Kjo përcaktohet në varësi të fushës dhe programit.

Diploma “Doktor” lëshohet në fund të studimeve.

  1. Pas studimeve të doktoraturës mund të ofrohen studime postdoktorale.

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news