Pensionet, si bëhet sigurimi vullnetar për më shumë të ardhura

0
174

Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 19.026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet

 pension-ekonomiTë gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore mund të paguajnë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent. Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura? Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 19.026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 4110 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore 19.026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 4110 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 19.026 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, d.m.th. sigurim me kuotë fikse 4110 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për vitin korent: Pensione bazë pleqërie, invaliditeti dhe familjar. Pensione më të larta se niveli bazë, sipas llogaritjeve mbi shumëfishin e pagave të paguara. Kush quhet person i vetëpunësuar? Person i vetëpunësuar është personi i cili e ushtron vetë aktivitetin e tij dhe personi me të ardhura të rregullta nga veprimtaria ekonomike. Çfarë janë dhe pse duhet të paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore? Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë pagesa të detyrueshme, për të gjithë personat ekonomikisht aktivë, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit. Duke paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ju jeni i siguruar për të përfituar nga Ligji i sigurimeve shoqërore dhe nga ligji i sigurimeve shëndetësore.

 

Sigurimi vullnetar për vitin korent

Sigurim vullnetar për vitin korent mund të paguajnë të gjithë shtetasit shqiptarë që: Kanë mbushur moshën 18 vjeç, deri në arritjen e moshës për pension, nuk mund të sigurohen në sistemin e sigurimit të detyrueshëm, kur nuk mund të sigurohen në sistemin e të vetëpunësuarve në bujqësi si dhe kur nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sistemit të detyruar. Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës për efekt kontributesh të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Pagesa aktuale për një muaj sigurim vullnetar është 4 110 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 19 026 lekë x 21.6%. Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Kështu, nëse do të parapaguani për vitin në vijim në fillim të periudhave, do të ketë zbritje:

– 6% mbi shumën për një pagesë vjetore (me kusht që pagesat të realizohen brenda muajit janar);

– 3% mbi shumën për një pagesë 6-mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara

fillimit të periudhës 6-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar);

– 1.5% mbi shumën për një pagesë 3 mujore (me kusht që pagesat të realizohen përpara fillimit të periudhës 3-mujore, që do të mbulohet me sigurim vullnetar).

3. Por pagesat e vitit korent mund të bëhen edhe me shumëfishin e kuotës minimale mujore, 4110 lekë, deri në pesëfishin e saj.

 

Sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit

Kush mund të paguajë sigurim vullnetar për degët e tjera të sigurimit? Të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit. Ky sigurim bëhet nga të vetëpunësuarit vetëm për vitin korent. Përfitimet nga sigurimi vullnetar për degët e tjera të sigurimit.

– Paaftësi të përkohshme në punë. Periudha e përfitimit për paaftësi të përkohshme në punë fillon në ditën e 15 të raportit mjekësor dhe zgjat jo më shumë se 6 muaj nga data e fillimit të pagesës. Si paguhet sigurimi vullnetar: Personi i interesuar, paraqitet në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendit ku ai banon dhe merr kontakt me inspektorin e sigurimit vullnetar. Personi i interesuar duhet të ketë me vete dokumentet e mëposhtme:

– Fotokopje të librezës së punës, ku pasqyrohen periudhat e sigurimit;

– Fotokopje të librezës së kontributeve, në rast se e disponon;

– Fotokopje të letërnjoftimit elektronik.

Nëse personi i interesuar bie dakord për t’u siguruar vullnetarisht, do të marrë dokumentin tip “Urdhër veprimi”, i cili plotësohet nga inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Duke disponuar këtë “Urdhër veprimi” personi i interesuar paraqitet në bankë për të bërë pagesën. Me kryerjen e pagesës ai pajiset nga banka me “Mandat arkëtimi”. Pas marrjes së mandat arkëtimit, personi i interesuar rikthehet tek inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, me të cilin lidh marrëveshjen e sigurimit vullnetar, që nënshkruhet nga personi i interesuar dhe inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore (mandat arkëtimi në asnjë rast nuk i dorëzohet punonjësit të sigurimeve shoqërore. Ai është personal dhe mbahet nga vetë personi i interesuar). Pas nënshkrimit të marrëveshjes, inspektori i sigurimit vullnetar të Agjencisë Lokale të

Sigurimeve Shoqërore është i detyruar të bëjë pasqyrimin në librezë të kontributeve të personit të interesuar ose të hapë librezë të re në qoftë se nuk ka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency