Qytetet kryesore të vendit janë zgjuar përsëri me lëkundje sizmike këtë mëngjes.
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë rreth orës 06:43 në Tiranë, Elbasan, Berat, Lushnjë, Kuçovë, Fier e Vlorë. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë, 46 km në Jug të Tiranës, 25 km në veri të Beratit dhe 14 km në veri të Kuçovës. Deri tani nuk raportohet për dëmtime.




