Kreditë e shtrenjta, kursimet e lira  

kreditePër dallim nga normat e larta të kredive në bankat komerciale në Kosovë, kamatat e interesit për kursime janë shumë të ulëta, thonë ekspertë të kësaj fushe.Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në muajin shkurt të këtij viti normat për depozita kanë qenë 2.04 për qind, kurse kamatat për kredi 11.81 për qind. Depozita me Afat është një marrëveshje e lidhur ndërmjet bankës dhe klientit për një shumë dhe afat të përcaktuar. Për shumën e investuar, klienti përfiton interesin sipas shumës, afatit, monedhës dhe frekuencës së kreditimit të interesit të përcaktuar në kontratën e depozitës.

Ekspertë për çështje ekonomike theksojnë se ndryshimi i kamatave në kredi dhe kursime destimulon klientët për të deponuar paratë e tyre në institucionet financiare.
Milazim Abazi, madje pohon se 0.8 për qind është norma e kamatave në depozita, ndërkaq 2.04 për qind është normë vetëm mujore. “Aktualisht, në dy muajit e fundit, nuk ka bankë që paguan mbi 0.8 për qind. Edhe ata që kanë pasur kontrata pesëvjeçare me interes më të lartë, për shembull 2-3 për qind, bankat i kanë thirrur për të prishur kontratat”, – bën të ditur Abazi.
Profesori në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, e quan të të pakuptueshëm ndryshimin e madh në mes të kamatave të kredisë dhe depozitave.

Tregu

Në tregun bankar ka shkelje të rregullave dhe është krijuar një pabarazi, kështu që, sipas Gashit, kontribut në këtë fushë duhet të japë dhe Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. “Unë, në këtë aspekt e fajësoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, për arsye se ajo nuk është duke e luajtur rolin e vet si rregullator i tregut. Jo për të ndërhyrë drejtpërdrejt në bizneset private, mirëpo të ndërhyjë për të krijuar një garë fer ndërmjet pjesëmarrëseve në tregun bankar në Kosovë”, konsideron Gashi.

Në anën tjetër, Milazim Abazi, vlerëson se bankat komerciale në vend, janë në kufi të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe nuk dëshirojnë të pranojnë vlerë të lartë të depozitave.
“Kjo ndikon negativisht në rritjen e potencialit kreditor të bankave, pasi që bankat nuk i pranojnë depozitat, nuk ka mundësi që të rritet kredia. Po ashtu, kjo ndikon në rritjen e joformalitetit”.
“Sa shumë kemi vuajtur që t’i nxisim qytetarët që paratë t’i mbajnë në banka, kjo i destimulon që paratë të shkojnë në banka. Qytetari tashmë u nënshtrohet shumë rreziqeve, edhe ta zhvillojë biznesin joformal dhe t’i nënshtrohet rrezikut të plaçkitje ose humbjes së parave”, –
 shprehet Abazi.
Pavarësisht diferencës së kamatave, vlera e kursimeve të klientëve në nëntë bankat komerciale, në vitin e kaluar ka arritur në 2 miliardë e 441 milionë euro. Naim Gashi këtë fakt e quan paradoks. “Unë mendoj se paradoksalisht, niveli i depozitave është shumë i lartë në Kosovë, krahasuar me interesat shumë të ulëta që ekzistojnë për depozitat bankare.
Mirëpo, tregu financiar në Kosovë nuk duhet ta keqpërdorë këtë besim, të cilin e kanë qytetarët dhe bizneset te sistemi financiar. Dhe, ato nuk duhet të keqpërdorin faktin që të ofrojnë interesa 3 për qind për kursime dhe të japin kredi 17 deri në 23 për qind”
, – vlerëson Gashi.

Bankat në Kosovë ofrojnë llogari të ndryshme të kursimit, si dhe depozita me afat. Normat e interesit për secilën nga këto llogari ndryshojnë, varësisht nga lloji i llogarisë dhe afati i kursimit, thotë në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike, Iliriana Tahiraj, zyrtare për media dhe marrëdhënie me publikun. Ajo pranon se normat e interesit për llogari të kursimeve kanë shënuar ulje në vitet e fundit, por që depozitat në këtë bankë janë duke u rritur vazhdimisht dhe janë në nivelin më të lartë deri më tani.evropaelire.org

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news