Shtohen thirrjet për protesta në PD/ Berisha dhe Topalli: E vetmja formë për t’iu përgjigjur kapjes së shtetit nga krimi

 Rasti i kryekomunarit Plaku, ish-kryeministri: Heshtja kriminale akuzon qeverinë

berisha dhe plakuRasti i fundit i atentatit me kallashnikov ndaj fëmijëve të kreut të komunës së Farkës, ngre shqetësime të mëdha në radhët e opozitës lidhur me situatën e rendit dhe kriminalitetit në vend. Sipas të djathtëve, një akt i tillë, i përsëritur më parë dhe ndaj kryekomunarit Plaku, si edhe heshtja nga ana e strukturave përgjegjëse, hedh dyshime mbi implikime politike në këtë çështje. Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha në një takim që zhvilloi dje me kryetarin demokrat të komunës së Farkës dhe kryetarit të shoqatës kombëtare të komunave të Shqipërisë Fatbardh Plaku në zyrën e tij akuzoi qeverinë për heshtjen e saj ndaj ngjarjes. “Pas sulmit terrorist në orën 3 të mëngjesit para një muaji ndaj dje bandat e qeverisë derdhën breshëri kallashnikovi mbi fëmijët e tij tek ktheheshin nga shkolla. Kjo është një heshtje kriminale që akuzon Ramën për implikim, me veprim apo mos veprim, në këto akte të shëmtuara terroriste me potencial të rrezikshëm destabilizues për vendin. Policia vërtetë sot njofton se ka marrë në mbrojte kryetarin e komunës se Farkës z. Fatbardh Plaku, por nuk thotë pse dhe me urdhër të kujt i refuzoi kërkesën për mbrojtje pasi e gjuajtën me antitank shtëpinë e tij”, – shkruante Berisha në rrjetin social. Në këtë kontekst, ish-kreu i qeverisë shqiptare bëri thirrje: “Qytetare dhe qytetarë, është koha që me protestën tonë të fuqishme të ndahemi nga Edi Rama dhe bandat e tij qeveritare!”.

 

Topalli

Duke theksuar se krimi në vend ka marrë siguri, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli pohon se akti ndaj kryekomunarit demokrat ishte më shumë se kriminal. “Një herë qëllojnë me antitank drejt shtëpisë së Kryetarit të Komunës Farkë – Bardh Plaku, një herë sulmojnë me shotgan mbi makinën ku ishin fëmijët e tij 18 e 11 vjeç që ktheheshin nga shkolla! Ky është terror! E kjo ndodh në mes të Tiranës, e në mes të ditës! Dhe ky tmerr 2 herë brenda një muaji! Ky është më shumë se një akt kriminal”, nënvizoi ajo. Më tej, deputetja demokrate theksoi se krimi është i mbrojtur dhe nuk ka frikë. Të qëllosh edhe mbi fëmijët, kjo nuk ndodh as në filmat e mafies! Të qëllosh me antitank në Tiranë dhe policia të mos “zbulojë asgjë” nuk e beson njeri! Krimi është padroni, është shefi i shefave! Mafia ka peng shefat! Mafia vendos nga lart! Egërsia e tyre nuk ka as mëshire as skrupuj! Krimi i organizuar po bën kërdinë ! Quo vadis… Shqipëri!”

 

Denoncimi/ PD: I dënuari nga drejtësia për ryshfete në provime kthehet si mësues gjuhe

Partia Demokratike akuzoi dje qeverinë për emërimin në sistemin arsimor të personave që kanë probleme me drejtësinë. Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi deklaroi se në arsimin publik janë bërë hapa mbrapa pasi njerëz që më parë janë dënuar nga gjykata po rikthehen në arsim. “Në gjimnazin “Naim Frashëri” në Fier, rilindja e arsimit të Edi Ramës, ka emëruar mësues gjuhe Enertin Dheskalin, të dënuar nga gjykata e Vlorës me dy vite burg për korrupsion. Dheskali, kur ishte pedagog në Universitetin e Vlorës, merrte para në këmbim të notës në provime. 70 mijë lekë për notë kaluese, 100 mijë lekë për notë të mirë. Policia dhe prokuroria zbuluan mekanizmin dhe e arrestuan Dheskalin. Gjykata e rrethit e dënoi me dy vite burgim dhe 600 mijë lekë gjobë, ne vitin 2009. Një vit më pas, Gjykata e Apelit të Vlorës, e la në fuqi të njëjtin vendim, duke i dhënë dënimit formë të prerë”, – deklaroi ajo.

 

Pagat dhe dietat e larta/ Deputetët kërkojnë llogari nga Fullani: Shpenzime më shumë se çdo institucion kushtetues

Guvernatori: S’duhen prekur shpenzimet, cenojnë pavarësinë e institucionit

 Shpenzimet e larta për paga dhe dieta në Bankën e Shqipërisë janë cilësuar si të tepruara nga ana e deputetëve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Në raportimin e Guvernatorit Ardian Fullani, ligjvënësit socialist, duke u mbështetur mbi raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë theksuar se ky institucion ka pagat më të larta se të gjitha institucionet e tja kushtetuese. “Nga ana tjetër konstatojmë, – thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit, – mosrespektim të ndjeshmërisë së qytetarëve në lidhje me përdorimin e fondeve në dispozicion. Kjo referuar niveleve shumë të larta të pagesave, për nivelet drejtuese, si paga dhe shpërblime të ndryshme të trajtimeve dhe dieta’, krahasuar me nivelin e pagës së punonjësve në institucione kushtetuese, jo për pjesën e administratës”, – tha kryetari i Komisionit, Erjon Braçe. Lidhur me këto kritika, Fullani theksoi se pagat dhe shpërblimet e stafit të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk duhen ndryshuar pasi sipas tij në të kundërt preket pavarësia e institucionit. “Ruajtja e një niveli të përshtatshëm të pagës bazë, është një nga instrumentet që aplikohet në institucionin tonë dhe bankave të tjera qendrore, për motivimin, nxitjen dhe ruajtjen e performancës së kërkuar, kërkesës së llogarisë. Çdo dobësim, apo cenim i pavarësisë financiare të institucionit të Bankës së Shqipërisë, që nënkupton edhe kompetencën e pavarur për të caktuar shpenzimet, kompensimet financiare, paga dhe shpërblimet për punonjësit dhe personelit drejtues të saj, do të përbënte të pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë, referuar edhe standardeve ndërkombëtare”, – deklaroi guvernatori Fullani. Ndërkohë Komisioni ka kërkuar sqarime edhe për rekrutimet në Bankën Qendrore, ku në përgjigje të akuzave ëpr nepotizëm dhe favorizime politike, Fullani theksoi se janë cituar emra individësh, që nuk punojnë në Bankën e Shqipërisë, ndërkohë që sipas tij një pjesë e mirë e punonjësve të cituar në lista, nuk janë punësuar së fundmi, por kanë mbi 10 vjet punë në Bankën e Shqipërisë. “Ka shumë pasaktësi dhe kakofoni brenda. Banka e Shqipërisë ka një staf mjaft të kualifikuar. Personeli i Bankës ka një formim të thellë akademik, brenda apo jashtë vendit, si edhe eksperiencë punë të vlefshme për të punuar në Bankë”, – theksoi guvernatori.

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news