Reforma administrative / Mazhoranca: S’prekim Kushtetutën, për qarqet duhet opozita. Si ndryshojnë bashkitë e komunat

Ministri Çuçi: Në qoftë se pas miratimit të hartës së re do kemi më pak qarqe, sigurisht që do të preket edhe shpërndarja e vendeve në Parlament

 

800px-VomeroMazhoranca qeverisëse thekson se puna në komisionin e posaçëm për reformën administrative territoriale ka të bëjë me reduktimin e numrit të komunave dhe bashkive e nuk do të prekë Kushtetutën. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, deklaroi dje se vetëm nëse do të prekeshin qarqet atëherë do kishte nevojë për ndërhyrjet në Kushtetutë, por për këtë, sipas tij, nevojitet konsensusi i opozitës. “Në qoftë se opozita do vijë, ne do të kishim hapësira shumë më të mëdha dhe si të thuash s’do të kishim pengesa për të ndërhyrë edhe në kushtetutë, nivelin e dytë të qeverisjes që janë qarqet. Pavarësisht se parlamenti mund të sigurojë votat e duhura numerikisht, mazhoranca është e vendosur që Kushtetuta, sigurisht, nuk mund të ndryshohet thjesht me kartonë, por kushtetuta do frymën e konsensusit brenda”, – tha Çuçi në një intervistë për “A1 report”. Nga ana tjetër, sipas ministrit, në qoftë se pas miratimit të hartës së re do jenë më pak qarqe, kjo do të prek në një farë mënyre edhe shpërndarjen e vendeve në parlament, gj kjo që theksoi ai, mbetet në teori. “Në qoftë se do merremi vetëm me numrin atëherë do ta çonte në një rimodelim apo rishpërndarje të vendeve në parlament për deputetë. Kështu qe unë mendoj se këtu ka vend për debat por sigurisht nuk është se bëhet për qëllim politik të caktuar për të favorizuar një force politike apo jo”, – deklaroi Çuçi.

Krerët vendorë

Për ministrin e Çështjeve Vendore, me ligjin e ri që parashikohet të jetë gati në korrik, parashikohet të ndryshohen kompetencat e krerëve vendorë. “Nga një vlerësim nga ekspertët rezulton që vetëm 10-15% e njësive vendore arrijnë të ushtrojnë kompetenca që sot që flasim ia ka dhënë ligji. Meqë ne kemi tani në axhendë dhe ndarjen administrative-territoriale atëherë pa diskutim që ne do ta rishohim edhe këtë raport të kompetencave. Ky është një nga rishikimet më serioze, do bëjmë këtë radhë, pikërisht, mënyrën e financimit të njësive të qeverisjes vendore për ti garantuar njësitë vendore ushtrimin e kompetencave që vetë ligji i ka dhënë”, – tha Çuçi. Ndërkohë, në raportimin e nesërm në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën, ministrit deklaroi se do të propozojë një grup kriteresh që lidhen me zonat funksionale që janë të afta për tu vetëqeverisur duke shfrytëzuar burimet e veta natyrore e njerëzor. Në seancën e kaluar parlamentare, mazhoranca votoi heqjen e një anëtari të opozitës nga komisioni i posaçëm, për të bërë të mundur marrjen e vendimeve në të. Ndërkohë opozita ka kërkuar nga qeveria që të reflektojë dhe të pranojë kërkesën për konsensus deri në votimin në Kuvend të reformës administrative territoriale.

 

 

Marrëveshja

Shefi i FMN-së, Ilahi: Debatet me qeverinë, taksa progresive u zgjodh nga mazhoranca

Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Nadeem Ilahi zbardh detaje nga marrëveshja me qeverinë shqiptare. “Ideja ishte të ndërmerreshin disa veprime. Njëri prej tyre ishte të dilnim me një plan, në bazë të të cilit qeveria do të binte dakord që të merrte disa masa, në mënyrë që borxhi publik të ulet në një periudhë tre apo pesëvjeçare dhe pikërisht për këtë diskutuam me qeverinë. Ramë dakord për një program, i cili është tashmë publik, në bazë të të cilit borxhi publik duhet të ulet, por jo shumë shpejt, për shkak se nëse ulet shumë shpejt, atëherë ekonomia vuan. Ideja është që ai të fillojë të ulet në vitin 2015. Një tjetër pikë ishte që të dilnim me disa masa për të reduktuar deficitin. Për këto masa kemi rënë dakord dhe janë pjesë e buxhetit të vitit 2014”, – tha ai në intervistën për “Monitor”. Më tej, Ilahi theksoi se përgjatë gjashtë muajve në vijim, FMN do të diskutojë me qeverinë se çfarë duhet bërë për buxhetin e vitit 2015. “Ajo që ka ngjallur diskutime është se në raportin e stafit të FMN-së ka disa masa që rekomandohen të shikohen. Sigurisht që do të zgjidhni disa prej tyre, por i takon qeverisë që të bëjë rregullimet për dy vitet në vijim, por nuk është e thënë që të gjitha këto masa do të duhet të zbatohen”, – deklaroi shefi i FMN-së, ku sipas tij kushtet kanë të bëjnë pikërisht me faktin se detyrimet e prapambetura duhen paguar, në një mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë. Ndërkohë sa i përket një prej temave që hasi debat të gjerë si para zgjedhjeve elektorale ashtu edhe gjatë këtyre 7 muajve të qeverisë së majtë, të taksimit progresiv, Ilahi nënvizoi se kjo ishte zgjedhje e mazhorancës dhe jo e Fondit Monetar. “Ajo që nuk duam është që të bëhen zgjedhje që ndikojnë në uljen e të ardhurave në buxhet, sepse kjo shkakton probleme afatgjata. Por zgjedhjet e politikave janë të qeverisë. Ishte qeveria që vendosi që të zbatonte taksën progresive, në vend të asaj të sheshtë”, – pohoi ai.

 

 

Ish-kryeministri

Berisha: Rama, takim për 156 minuta me kreun e ILDKP-së, asgjësim i institucionit

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për veprime antiligjore ndaj ILDPK-së me synim, sipas tij, asgjësimin e këtij institucioni. Për deputetin demokrat, dyshja Rama-Meta e kanë kthyer Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në kalë beteje për të vjedhur. “Klika e oligarkëve Rama-Meta, që në fillim kishin përcaktuar ILDKP-në si kalin e betejës se tyre për të vjedhur vetë dhe me suitën e tyre pa shqetësim, ditën dhe natën, pasuritë publike dhe legalizuar ato nëpërmjet saj. Ata gjithashtu kanë vendosur të përdorin ILDKP-në e tyre si armë lufte, trillimi, falsifikimi, presioni dhe përbaltje të kundërshtarëve të tyre”, – shkruante Berisha në rrjetin social “Facebook”. Më tej, ish-kreu i qeverisë bën të ditur se në fillim të javës që kaloi, në zyrën e kryeministrit Rama u zhvillua një takim, që zgjati 156 minuta, me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Gani. Sipas Berishës në këtë takim Rama ka parashtruar disa kërkesat ultimative ndaj kreut të ILDKP-së. “Falsifikimi i të gjitha deklaratave të pasurisë të Ramës dhe bashkëshortes së tij, me qëllim që të justifikohet ndërtimi i vilës me themele 57 m të gjerë, për të cilën nuk ekziston as dhe një fjale për burimin e parave me të cilat po ndërtohet”. Më tej Berisha ka cituar një tjetër kërkesë, që sipas tij, kreu i qeverisë i ka drejtuar kreut të ILDKP-së: “Falsifikim i çmimit nga i cili është blerë trualli i rezidencës se tij, pasi në dokumenta ekzistonte deklarata qesharake sipas të cilës Rama e kishte blerë truallin me 2 $ m2 ndërkohë që në atë zonë çmimi i faktuar është 50 $ m2. Të pranohen dokumentat fallco për pallatin 5 katesh të Linda Ramës, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë tatimore bankare që të faktojë origjinën e parave me të cilat është ndërtuar”. Po ashtu sipas ish-kryeministrit, krahas këtyre kërkesave, Rama në këtë takimi i ka dhënë Ganit: “a- listën e politikanëve deputeteve armiq ndaj të cilëve ILDKP duhet të ngre me çdo kusht padi në Prokurori për ti përbaltur dhe b- listën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative si dhe gjykatësve të tjerë të listës, të konsideruar armiq nga klika e oligarkeve Rama-Meta për vendimet e tyre kundër vendimeve të qeverisë”. Në fund të mesazhit të tij, Berisha deklaroi se vetëm protestat janë përgjigja më e mirë ndaj mazhorancës qeverisëse. “Protesta dhe vetëm protesta është përgjigja ndaj Janukoviçit të Ballkanit”, – theksoi ai.

 

 

 

Reforma administrative

Mazhoranca: S’prekim Kushtetutën, për qarqet duhet opozita. Si ndryshojnë bashkitë e komunat

Ministri Çuçi: Në qoftë se pas miratimit të hartës së re do kemi më pak qarqe, sigurisht që do të preket edhe shpërndarja e vendeve në Parlament

Mazhoranca qeverisëse thekson se puna në komisionin e posaçëm për reformën administrative territoriale ka të bëjë me reduktimin e numrit të komunave dhe bashkive e nuk do të prekë Kushtetutën. Ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, deklaroi dje se vetëm nëse do të prekeshin qarqet atëherë do kishte nevojë për ndërhyrjet në Kushtetutë, por për këtë, sipas tij, nevojitet konsensusi i opozitës. “Në qoftë se opozita do vijë, ne do të kishim hapësira shumë më të mëdha dhe si të thuash s’do të kishim pengesa për të ndërhyrë edhe në kushtetutë, nivelin e dytë të qeverisjes që janë qarqet. Pavarësisht se parlamenti mund të sigurojë votat e duhura numerikisht, mazhoranca është e vendosur që Kushtetuta, sigurisht, nuk mund të ndryshohet thjesht me kartonë, por kushtetuta do frymën e konsensusit brenda”, – tha Çuçi në një intervistë për “A1 report”. Nga ana tjetër, sipas ministrit, në qoftë se pas miratimit të hartës së re do jenë më pak qarqe, kjo do të prek në një farë mënyre edhe shpërndarjen e vendeve në parlament, gj kjo që theksoi ai, mbetet në teori. “Në qoftë se do merremi vetëm me numrin atëherë do ta çonte në një rimodelim apo rishpërndarje të vendeve në parlament për deputetë. Kështu qe unë mendoj se këtu ka vend për debat por sigurisht nuk është se bëhet për qëllim politik të caktuar për të favorizuar një force politike apo jo”, – deklaroi Çuçi.

Krerët vendorë

Për ministrin e Çështjeve Vendore, me ligjin e ri që parashikohet të jetë gati në korrik, parashikohet të ndryshohen kompetencat e krerëve vendorë. “Nga një vlerësim nga ekspertët rezulton që vetëm 10-15% e njësive vendore arrijnë të ushtrojnë kompetenca që sot që flasim ia ka dhënë ligji. Meqë ne kemi tani në axhendë dhe ndarjen administrative-territoriale atëherë pa diskutim që ne do ta rishohim edhe këtë raport të kompetencave. Ky është një nga rishikimet më serioze, do bëjmë këtë radhë, pikërisht, mënyrën e financimit të njësive të qeverisjes vendore për ti garantuar njësitë vendore ushtrimin e kompetencave që vetë ligji i ka dhënë”, – tha Çuçi. Ndërkohë, në raportimin e nesërm në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën, ministrit deklaroi se do të propozojë një grup kriteresh që lidhen me zonat funksionale që janë të afta për tu vetëqeverisur duke shfrytëzuar burimet e veta natyrore e njerëzor. Në seancën e kaluar parlamentare, mazhoranca votoi heqjen e një anëtari të opozitës nga komisioni i posaçëm, për të bërë të mundur marrjen e vendimeve në të. Ndërkohë opozita ka kërkuar nga qeveria që të reflektojë dhe të pranojë kërkesën për konsensus deri në votimin në Kuvend të reformës administrative territoriale.

 

 

Marrëveshja

Shefi i FMN-së, Ilahi: Debatet me qeverinë, taksa progresive u zgjodh nga mazhoranca

Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Nadeem Ilahi zbardh detaje nga marrëveshja me qeverinë shqiptare. “Ideja ishte të ndërmerreshin disa veprime. Njëri prej tyre ishte të dilnim me një plan, në bazë të të cilit qeveria do të binte dakord që të merrte disa masa, në mënyrë që borxhi publik të ulet në një periudhë tre apo pesëvjeçare dhe pikërisht për këtë diskutuam me qeverinë. Ramë dakord për një program, i cili është tashmë publik, në bazë të të cilit borxhi publik duhet të ulet, por jo shumë shpejt, për shkak se nëse ulet shumë shpejt, atëherë ekonomia vuan. Ideja është që ai të fillojë të ulet në vitin 2015. Një tjetër pikë ishte që të dilnim me disa masa për të reduktuar deficitin. Për këto masa kemi rënë dakord dhe janë pjesë e buxhetit të vitit 2014”, – tha ai në intervistën për “Monitor”. Më tej, Ilahi theksoi se përgjatë gjashtë muajve në vijim, FMN do të diskutojë me qeverinë se çfarë duhet bërë për buxhetin e vitit 2015. “Ajo që ka ngjallur diskutime është se në raportin e stafit të FMN-së ka disa masa që rekomandohen të shikohen. Sigurisht që do të zgjidhni disa prej tyre, por i takon qeverisë që të bëjë rregullimet për dy vitet në vijim, por nuk është e thënë që të gjitha këto masa do të duhet të zbatohen”, – deklaroi shefi i FMN-së, ku sipas tij kushtet kanë të bëjnë pikërisht me faktin se detyrimet e prapambetura duhen paguar, në një mënyrë transparente, të drejtë dhe të shpejtë. Ndërkohë sa i përket një prej temave që hasi debat të gjerë si para zgjedhjeve elektorale ashtu edhe gjatë këtyre 7 muajve të qeverisë së majtë, të taksimit progresiv, Ilahi nënvizoi se kjo ishte zgjedhje e mazhorancës dhe jo e Fondit Monetar. “Ajo që nuk duam është që të bëhen zgjedhje që ndikojnë në uljen e të ardhurave në buxhet, sepse kjo shkakton probleme afatgjata. Por zgjedhjet e politikave janë të qeverisë. Ishte qeveria që vendosi që të zbatonte taksën progresive, në vend të asaj të sheshtë”, – pohoi ai.

 

 

 

Ish-kryeministri

Berisha: Rama, takim për 156 minuta me kreun e ILDKP-së, asgjësim i institucionit

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për veprime antiligjore ndaj ILDPK-së me synim, sipas tij, asgjësimin e këtij institucioni. Për deputetin demokrat, dyshja Rama-Meta e kanë kthyer Inspektoratin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në kalë beteje për të vjedhur. “Klika e oligarkëve Rama-Meta, që në fillim kishin përcaktuar ILDKP-në si kalin e betejës se tyre për të vjedhur vetë dhe me suitën e tyre pa shqetësim, ditën dhe natën, pasuritë publike dhe legalizuar ato nëpërmjet saj. Ata gjithashtu kanë vendosur të përdorin ILDKP-në e tyre si armë lufte, trillimi, falsifikimi, presioni dhe përbaltje të kundërshtarëve të tyre”, – shkruante Berisha në rrjetin social “Facebook”. Më tej, ish-kreu i qeverisë bën të ditur se në fillim të javës që kaloi, në zyrën e kryeministrit Rama u zhvillua një takim, që zgjati 156 minuta, me kreun e ILDKP-së, Shkëlqim Gani. Sipas Berishës në këtë takim Rama ka parashtruar disa kërkesat ultimative ndaj kreut të ILDKP-së. “Falsifikimi i të gjitha deklaratave të pasurisë të Ramës dhe bashkëshortes së tij, me qëllim që të justifikohet ndërtimi i vilës me themele 57 m të gjerë, për të cilën nuk ekziston as dhe një fjale për burimin e parave me të cilat po ndërtohet”. Më tej Berisha ka cituar një tjetër kërkesë, që sipas tij, kreu i qeverisë i ka drejtuar kreut të ILDKP-së: “Falsifikim i çmimit nga i cili është blerë trualli i rezidencës se tij, pasi në dokumenta ekzistonte deklarata qesharake sipas të cilës Rama e kishte blerë truallin me 2 $ m2 ndërkohë që në atë zonë çmimi i faktuar është 50 $ m2. Të pranohen dokumentat fallco për pallatin 5 katesh të Linda Ramës, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë tatimore bankare që të faktojë origjinën e parave me të cilat është ndërtuar”. Po ashtu sipas ish-kryeministrit, krahas këtyre kërkesave, Rama në këtë takimi i ka dhënë Ganit: “a- listën e politikanëve deputeteve armiq ndaj të cilëve ILDKP duhet të ngre me çdo kusht padi në Prokurori për ti përbaltur dhe b- listën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe asaj Administrative si dhe gjykatësve të tjerë të listës, të konsideruar armiq nga klika e oligarkeve Rama-Meta për vendimet e tyre kundër vendimeve të qeverisë”. Në fund të mesazhit të tij, Berisha deklaroi se vetëm protestat janë përgjigja më e mirë ndaj mazhorancës qeverisëse. “Protesta dhe vetëm protesta është përgjigja ndaj Janukoviçit të Ballkanit”, – theksoi ai.

 

 

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news