“Ndalimi” / Arrestohet polici doganor, pranoi 50 euro ryshfet  

 Anxhela Tato

 

 Efektivi i mori lekët të prangosurit Klodjan Nivaku, donte të trafikonte për prostitucion A. Sh.

 Denoncimi në polici nga babai i vajzës së zhdukur, dyshonte se e bija kishte rënë pre e mashtrimit

 

ndihmesa operacioniMori 50 euro në këmbim për të kaluar në pikën doganore një vajzë, e cila dyshohet se do të trafikohej për prostitucion në Itali, bie në pranga polici. Punonjësi i policisë kryeinspektor Artan Telha, 42 vjeç, është arrestuar në flagrancë nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Elbasan. Nga të dhënat e bluve mësohet se rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm i arrestuari ka ndihmuar shtetasin Klodjan Novaku të kalojë nga Shqipëria për në Itali së bashku me shtetasen A. Sh., kundrejt shpërblimit në të holla. “Punonjësi i policisë, me detyrë ndihmëskontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, kryeinspektor Artan Telha, 42 vjeç, lindur në fshatin Iballë të rrethit Pukë dhe banues në Durrës, u arrestua për kryerjen e elementëve të veprës penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, – thuhet në njoftimin e bluve. Gjithashtu, është bërë arrestimi i shtetasit Klodjan Novaku, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan. Arrestimi i këtij shtetasi u krye për veprën penale të “Trafikut të të rriturve” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtjes pa leje”. Nga të dhënat e policisë mësohet se ka qenë babai i vajzës 22-vjeçare, i cili ka denoncuar largimin e saj nga banesa. Ai ka shfaqur shqetësimin se personi, me të cilin mund të jetë larguar e bija, ka pasur si qëllim trafikimin e saj. Pas hetimeve të bluve është zbuluar se gjatë tentativës për kalimin e pikës doganore të Durrësit, është paguar 50 euro policit të kontrollit, i ciki mund të mos ketë qenë në dijeni për qilimin e prostitucionit.

 

Njoftimi

 

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme bëhet me dije se gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi është sekuestruar një armë pistoletë e tipit “Zastava”, një shumë të hollash prej 670 euro, një telefon i markës “Nokia”, pasaportë dhe kartë identiteti dhe 2 bileta udhëtimi në emër të Klodjan Novaku dhe Adile Shabani, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Fillimi i hetimeve për këtë çështje ka nisur pas kallëzimit të shtetasit R. Sh., i ati i shtetases A. Sh., i cili ka denoncuar në polici se e bija e tij është marrë me anë të mashtrimit me qëllim trafikimin e saj për prostitucion nga shtetasi Klodjan Novaku. Strukturat e sektorit të SHKB-së Elbasan dhe Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, pas kryerjes së të gjitha veprimeve procedurale, organizuan operacionin “Ndalimi”, duke bërë të mundur arrestimin e shtetasit Klodjan Novaku dhe punonjësit të policisë Artan Telha. Materialet iu përcollën Prokurorisë së Elbasanit dhe vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

 

 

Aksidentet

 

Krujë, makina e kreut të policisë së Lezhës plagos 2 persona

 

Vlorë, makina del nga rruga për shkak të shpejtësisë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

 

Aksidentet rrugore nuk kanë të ndalur, ndërsa vetëm brenda 24 orëve bilanci është 6 persona të plagosur dhe një i vdekur. Dy ngjarje janë regjistruar gjatë mesditës në Thumanë dhe në Shkodër. Ndërsa aksidenti i tretë ka ndodhur në orën 20:45 në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku nga shpejtësia e madhe një automjet ka dalë nga rruga. Fatkeqësisht një person ka humbur jetën dhe dy të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Në aksidentin e parë është përfshirë automjeti i drejtorit të policisë së Lezhës, që drejtohej nga shoferi i tij. Fatmirësisht dy personat e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën duke marrë mjekimin e specializuar. Ndërsa në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit motoçikleta ka përplasur një këmbësor. Rreth orës 12:00 policia ka raportuar se makina e drejtorit të bluve të Lezhës, Niko Brahimaj ka përplasur aksidentalisht një motor në të cilin po udhëtonin dy persona. Ndërkohë personat e aksidentuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Mjekët bëjnë të ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ekspertë të policia kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ministria e Brendshme ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e shkaktuar nga shoferi i drejtorit të policisë së Lezhës. Sipas ministrisë mjeti që ka shkaktuar aksidentin është i drejtorit të policisë por nuk ka qenë ky i fundit që e drejtonte por shoferi i tij. Drejtori Niko Brahimaj ka qenë pasagjer në vendin e parë. Ministria sqaron se mjeti ka përplasur një motor me dy persona dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur Ndue Marku, Dritan Dobrozi. Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin Shkodër-Hani i Hotit. Mësohet se një motoçikletë ka përplasur një këmbësore, e cila është plagosur. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i motoçikletës. Policia bën me dije se të dy janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ndërsa në vendngjarja kanë nisur hetimet, për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

 

Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, pranga Emiljan Burbës

 

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Emiljan Burba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas policisë, mësohet se “mbrëmjen e së hënës, rreth orës 20:30, nga Sektori kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u arrit kapja e shtetasit në kërkim ndërkombëtar e Emiljan Sofo Burba, 42 vjeç, banues në Tiranë”. Kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tij u krye për Ekstradim në Itali, pasi nga zyra e Interpol Tirana ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Torino Itali, me vendimin e datës 15.4.2014, e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprën penale të “Trafikimit të drogës”. Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme ndaj tij.

 

 

Fier/ I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Italia

 

Interpoli ka kthyer dje në Shqipëri nga Italia 25-vjeçarin Roksian Zenel Plaka, nga Roskoveci i Fierit, i cili, për shkak të një vjedhjeje me dhunë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Fierit në vitin 2013. Plaka dyshohet se më datë 18 maj 2013, së bashku me Auron Hysajn, nën kërcënimin e armëve i kanë marrë makinën, telefonin dhe kartën e identitetit një qytetari. Më pas, ai është larguar për në Shqipëri ku është arrestuar dhe dje është bërë i mundur ekstradimi i tij nga Interpoli shqiptar, që ia ka dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news