Ish-kryeministri Sali Berisha tha se produkti real i protestës së 27 janarit ishte i shumëllojtë.
Berisha tha se protesta ishte qytetare, atje kishte me mijëra qytetarë të pa parti dhe qindra socialistë.
Në këtë kuadër Berisha tha se protesta ishte më shumë se kurrë qytetare, pavarësisht se u thirr nga partitë politike.
“Protesta ngriti në këmbë opozitën, një opozitë që morri goditje të rënda në zgjedhjet e 25 qershorit.
Kjo protestë ishte një sintonizim i dy forcave kryesore të opozitës PD-LSI, çka do të thotë se kimia e bashkëpunimit funksionoi”, tha Berisha në studion e abcneës.
Ish-kryeministri theksoi se protesta ishte aq madhështore sa Edi Rama ka pësuar një tronditje të tmerrshme.
“Çështja e shifrave është e tillë që ndryshon: shifra të tjera jep organizatori, policia apo pala tjetër. Ishte një protestë gjigande, le t’ja lemë bulevardit”, tha Berisha duke iu përgjigjur gazetarit Lorenc Vangjeli që pyeti në lidhje me pjesëmarrjen në këtë protestë.
Berisha tha se kjo protestë e lebetiti Edi Ramën, ndërsa ndaj analistit Baton Haxhiu përdori një batutë: “kushedi sa orë ke harxhuar Baton për të qetësuar Edi Ramën pas kësaj proteste”.




