Homazh për Koçi Petritin

Sadik Bejko

 

 

sadik me kociJam vërtet i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta te poetit, te pedagogut, te mesuesit te pasionuar te gjuhes dhe te letersise shqipe, te mikut tim Koçi Petriti. Ai hyri ne letersi me Lirikat e majit, nje liber qe qe i pari dhe per çudi mbeti i fresket nder gjithe ç’shkroi e botoi me pas, nje liber emblematik per poezine e tij, te Koçi Petritit.

Ai i takon brezit te poeteve qe erdhen pas viteve ’60, poete si J. Bllaci, A. Mamaqi, Musa Vyshka te cilet me librat e pare deshmuan kerkesat per nje art jo propagandistik, per nje gjuhe te fresket jashte shtampave, per nje poezi te intimes, te ngjyres, te natyres dhe te humanitetit.

Mbijetesa e ketij brezi ne jete dhe ne art ka kerkuar shume mund dhe shume perkushtim, shume talent dhe pak ose aspak mjedis mireprites. Ne keto çaste dua t’i shpreh familjes se tij ngushellimet e mia me te sinqerta. Pushofsh ne Paqe miku im Koçi Petriti!

 

***

Studiuesi dhe pedagogu ka ndërruar dje jetë në moshën 73-vjeçare. Liriku i njohur u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.  Koçi Petriti lindi më 1941 në Korçë ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua për gjuhë dhe letërsi. Më 1993 u emërua Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku punoi më pas edhe si pedagog i jashtëm. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “ Lirikat e majit”, “Përsëri në udhë”, “ Poezia shqipe”, “Në poetikën e Martin Camajt”,  “Albumi i lirikave”, etj. Koçi Petriti ishte i njohur edhe për tekstet e këngëve në festivalet e Radiotelevizionit Shqiptar.

Share it :