Duke folur për rolin e tij në reformën në drejtësi në emisionin Opinion, Ilir Meta u shpreh:
“Jam mjaft krenar dhe i qetë që në detyrën e mëparshme si Kryetar i Kuvendit kam bërë çdo gjë dhe mund të them dhe pa modesti, që kam dhënë edhe një kontribut historik për konsensusin e 21-22 korrikut për të vendosur reformën në një shtrat sa më të gjerë sa më të qëndrueshëm sa më transparent që garantonte një shtet të së drejtës të standardeve evropiane apo veneciane, meqenëse dihet roli shumë i madh që luajti Komisioni i Venecias për këtë çështje.
Edhe më pas për aq kohë sa kam qenë në krye të Kuvendit i kam shërbyer vetëm transparencës në zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjeve për këtë reformë. Dhe në këtë pozicion për aq pak kompetenca apo mundësi sa ka Presidenti i Republikës, qëndrimi im ka qenë fare transparent. Për çështjen në fjalë nuk ka asnjë rol Presidenti. Ajo është një çështje që i ka takuar dhe i takon Parlamentit dhe për çdo çështje për të cilat Presidenti ka një rol qëndrimi im do të jetë tepër transparent” – tha kreu i Shtetit.



