FOTO/ Çfarë po ndodh mes Skerdit dhe Miss Shqipërisë? Ndihet aroma e një lidhjeje te re…

Klaudia Kela – modelja nga Shqipëria, e cila shpesh herë është përfolur për jetën e saj private për shkak të “një lidhje të mundshme” me reperin Noizy dhe me Majk, është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të një postimi që ka bërë kohëve të fundit.

“Miss Albania 2017”, postoi në Instastory-n e saj këngën e fundit të Skerdit, që mban titullin “Tradhtare”  me përshkrimin “Mosprezenca nuk quhet tradhti”, madje edhe e etikoi këngëtarin.

Klaudia ka lënë edhe më shumë dyshime për shkak se nuk dihet kujt në të vërtetë ia dedikoi këtë vargje.

Por, thashethemet po rriten edhe më tej për shkak se nuk vonoi shumë, në foton e fundit që Klaudia ka postuar sot, ku shihet si një mamagjyshe sexy, u shfaq një koment nga Skerdi, i cili ia shkroi vargjet të cilat modelja i kishte shkruar në postimin e bërë ditë më parë.

Pastaj, pasoi edhe përgjigja e Klaudias, e cila në mesin e shumë komenteve, zgjodhi Skerdin që t’i kthente përgjigje.

Të dy e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, dhe shpesh herë i pëlqejnë postimet e njëri-tjetrit. Se çfarë po zihet mes të dyve, pritet që të merret vesh ndoshta më vonë.

“Tradhtare” nga Skerdi u publikua vetëm disa ditë më parë, projekti i punuar në RedBox Entertainmet, i cili po pëlqehet shumë dhe është shumë afër për të arritur milionin e parë në youtube.

Image

 

Share it :
Berisha: Ka një mirëkuptim total nga shqiptarët për kryengritjen paqësore të opozitës! Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës! Ai tha se, ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kreu demokrat duke folur për protestën e opozitës. Berisha: Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni. Siç e dini, kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. Por kjo nuk ndodhi vetëm para shqiptarëve. I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kësaj ngritje në mediat më të mëdha të botës. Nga Zelanda e Re në Alaskë, nga Poli i Veriut në Polin e Jugut, në të katër anët e globit, pas Ajatollahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku. Kjo është e vërteta. Ka pasur një mirëkuptim të plotë dhe total nga mbarë shqiptarët dhe mbarë njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë. Por në qoftë se një marrëveshje e tillë arrihet, ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë. Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit përfundimtar të institucionit të akuzës. Unë jam i vetëdijshëm që Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë, e ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe si aksionere në minorancë me Edi Ramën. Se ti kujtove se thashë minorene, të shkon mendja tek Epstein direkt, se ajo e Ergys Agasit është një lloj Epsteini shqiptar. Pra, gjithçka është bërë për lëkurën e tij, për familjen e tij.