Nesho: Në vendet e tjera reagohet ndaj ambasadorëve, edhe Chaves bëri reformë në drejtësi

Diplomati Agim Nesho i ftuar në “Arena” në Ora News, thotë se të gjitha mazhorancat në tranzicion kanë dashur të kryejnë një reformë në drejtësi. Për sa i përket rolit të ambasadorëve, ai tha se në vendet e tjera reagohet fuqishëm për deklaratat e tyre.

Nesho: Ne krijojmë klimën që ndërkombëtarët të jenë të tillë për shkak të mungesës së institucioneve solide në vendin tonë.

Protagonizëm të ambasadorëve nuk e gjen në vende të tjera. Kur janë shprehur edhe ambasadori amerikan në zgjedhjet e 2011-s në Slloveni, janë ngritur të gjithë përfshirë edhe Presidenti sepse problemet e demokracisë nuk i takojnë vetëm ambasadorëve.

E quaj normale edhe veprimtarinë e opozitës ashtu siç e gjykon ajo. Ka një lëvizje të sforcuar dhe paragjykim. Ndërkombëtarët përkrahin ato që janë veprimtari dhe iniciative pozitive për popullin shqiptar.

Çështja e reformave është përkrahur si nga demokracitë por edhe nga liderët popullorë dhe autoritarë. Ka qenë rasti Chavesit që gjënë e parë që bëri ishte reforma në drejtësi. Pas 6 muajsh, kur Gjykata e Larta me integritetin e saj ktheu një vendim filloi dhe jo shau po iu sul mediave që janë kazanë.

Evropa gjykon Poloninë që nuk është si ne për demokracinë.

Klasa politike që ka qenë në mazhorancë gjatë gjithë tranzicionit ka tentuar të bëjë një reformë në drejtësi.

Ne duhet të ndajmë deklaratat e SHBA-ve dhe BE-së me përfaqësuesit e tyre.

Share it :