Basha: Fundi i së keqes më pranë se kurrë, sot dita e vendimit të madh për demokratët!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas fjalimit të mbajtur sot me rastin e 27 vjetorit të themelimit të PD-së, ka vijuar ta mbajë lart dozën e optimizmit të kampit opozitar me një tjetër postim në rrjetet sociale, ku Basha shprehet se të keqes po i vjen fundit.

“Pikërisht sot ne deklarojmë me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i së keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë” – shkruan kreu demokrat.

“Le të jetë kjo festë e 27 vjetorit të PD-së dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrateje për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjeherë tjetër për këtë ditë të re.  Rroftë Partia Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!” – ka qenë komenti i Bashës.

Share it :