Kokëdhima: Për llogari të disa klientëve, Rama i dha goditjen vdekjeprurëse shëndetësisë…

0
159

Koço Kokëdhima, Kryetar i Zgjidhja, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e m,jekëse të urgjencës së QSUT-së. Përmes një deklarate, Kokëdhima shprehet se protesta e mjekëve është e padëgjuar, ndërsa gjendja ku ndodhet shëndetësia është e jashtëzakonshme. “Në krye të spitaleve, pavioneve dhe reparteve, janë vënë profanë, që nuk kanë asnjë lidhje me shëndetësinë, por dinë të bëjnë vetëm tendera, të vjedhin nga supa e spitalit, pastrimi, ilaçet, pajisjet mjekësore deri te aparaturat e shtrenjta.

Njerëzit e shëndetësisë, sidomos, prej vitit 2013, punojnë në kushte tepër të vështira. Profesionistët e vërtetë janë vënë nën urdhërat e Rilindjes, ndërsa ata që kundërshtuan dhe nuk i shërbyen me servilizëm pushtetit të urryer të Edi Ramës, u linçuan, poshtëruan dhe nxorrën nga sistemi shëndetësor.

Qindra mjekë dhe intermierë nga më të mirët, të rinjtë e talentuar janë larguar nga Shqipëria dhe punojnë në Gjermani, apo vende të tjera të Perëndimit ku shohin të ardhme personale dhe profesionale. Shumë të tjerë janë drejt kësaj rruge. Spitalet rajonalë kanë mbetur pa personel dhe pacientëve u duhet të udhëtojnë drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të mëdha për të marrë shërbimet shëndetësore, për të mos folur për qendrat shëndetësore të fshatrave të cilave nuk u kanë mbetur më as godinat.

Kjo është “Shëndetësia falas” e Rilindjes së Edi Ramës. Kjo është rruga e shkatërrimit përfundimtar të sistemit shëndetësor publik në Shqipëri, për llogari të disa klientëve të qeverisë që i dhanë goditjen vdekjeprurëse shëndetësisë shqiptare”, thuhet në reagim.

Në vijim theksohet se koncesionet vrastare të Ramës, Beqja-s dhe lubive të tjerë të fondeve publike, çuan qindra milionë euro për “Check Up”, laboratorë, sterilizime aparaturash dhe lloj-lloj marifetesh të tjera për të grabitur buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Koncesionet do të shtohen dhe vijojnë edhe në 2018-ën dhe Rilindja i mbron fort ato, sepse halli i saj nuk është ruajtja e shëndetit të popullit, por sigurimi i miliona eurove përmes vjedhjes me koncesione”, thuhet në reagim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here