Mbikëqyrja Financiare: S’kemi kompetencë mbi tarifat e shoqërive të sigurimit

Ervin Kaduku

 

 “Liberalizimi i tregut është bërë pa marrë mendimin tonë, madje duke na shmangur edhe nga shprehja e mendimit në Kuvend”

 

 

makina-shumePas rritjes së ndjeshme të tarifave të sigurimit të detyrueshëm motorik, TPL me rreth 30-40%, në mënyrë të menjëhershme dhe të koordinuar nga të gjitha shoqëritë e sigurimit, ka reaguar dje Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili sqaron se ecuria e çmimeve pas momentit të liberalizimit është karakterizuar nga luhatje në rritje ose në rënie, gjë që është e natyrshme dhe e pritshme për një treg të liberalizuar. Po ashtu, përvojat e vendeve të tjera e konfirmojnë sjelljen e vërejtur në Shqipëri, sidomos në vitet e para pas liberalizimit. Kjo tregon që tregut i duhet një periudhë kohe të përshtatet me kushtet e reja të vlerësimit të riskut dhe përcaktimit të çmimit të tij.

Në këto kushte, AMF nuk ka kompetencë të ndërhyjë në politikat e tarifimit të shoqërive të sigurimit, thekson Autoriteti.

Sipas AMF-së, kjo është një praktikë e pranuar në të gjitha vendet e BE-së. Autoritetet rregullatore kanë për detyrë të përqendrohen tek kapitali ose aftësia për të përmbushur përgjegjësitë e kontraktuara. Pavarësisht nga këto, problematika e shfaqur në Shqipëri është shkaktuar edhe nga një faktor shtesë i lindur si rrjedhojë e liberalizimit të tregut me një proces jo të drejtë dhe të menduar apo të drejtuar mirë.

Kështu, AMF e ka konsideruar të parakohshëm liberalizimin dhe është shprehur kundër mënyrës se si u zhvillua ky proces. Liberalizimi do të kryhej me bashkëpunimin dhe asistencën e Bankës Botërore dhe pasi të ishte ngritur infrastruktura e duhur për këtë qëllim. Sapo filloi projekti me Bankën Botërore, Qeveria dhe Kuvendi i Shqipërisë kryen liberalizimin. Në këtë proces mendimet e AMF nuk u morën parasysh as nga ekzekutivi dhe as nga ligjvënësi, madje duke mos e lejuar AMF-në të ishte e pranishme në seancën e diskutimeve të Komisionit Kuvendor për Ekonominë dhe Financat.
Për rrjedhojë, AMF thekson se tregu u liberalizua në një moment delikat dhe pa përgatitjen e të gjithë aktorëve. “Ajo që AMF donte të shmangte, duke propozuar një proces gradual liberalizimi që të mbështetej paraprakisht me infrastrukturë rregullatore dhe teknologjike, ishte pikërisht luhatja e shpeshtë e çmimeve dhe sidomos zbatimi i çmimeve të ulëta për marrje tregu. Duke anashkaluar institucionin e AMF-së ekzekutivi dhe legjislativi vepruan me një proces të shpejtë liberalizimi dhe pasoja e kësaj vendimmarrjeje është pikërisht ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit në këtë treg”, – bën të ditur AMF-ja.

 

Evrope

Kundër ndryshimit të ligjit aktual të tatimeve

Ministri gjerman i Financave e konsideron të mirë praktikën e vetëkallëzimit pa u dënuar të evazorëve fiskalë. Kritikët dëshirojnë ligje më të ashpra. Blerjen e CD-ve me emrat e evazorëve fiskalë e mbështesin të gjithë.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble e mbrojti në një Orë Aktuale të Bundestagut parimin e mosdënimit të atyre që vetëkallëzohen kur nuk i kanë paguar tatimet. Kristjandemokrati e argumentoi qëndrimin e tij midis të tjerash me faktin, se autoritetet financiare do të zbulonin përndryshe më pak persona që kryejnë akte penale. Në bazë të ligjit në fuqi, shteti heq dorë nga ndjekja penale e personit, kur ai që nuk paguan taksat vetëkallëzohet dhe e paguan shumën e taksave, që nuk i ka paguar zyrës së financave, plus gjashtë përqind interesa bankare për vonesën. Që prej shumës 50.000 euro, duhet të paguhet si dënim edhe një shtesë prej pesë përqind.

Shkas për diskutimin e ri për këtë temë debati prej vitesh u bënë rastet e fundit, që u bënë të ditura për persona të shquar të jetës publike, të cilët nuk i kishin paguar të gjitha taksat. Njëra prej tyre ishte veprimtarja e grave, Alice Schwarzer. Asaj iu desh të pranojë se që prej viteve ’80 kishte depozituar në Zvicër shuma të mëdha parash, pa paguar tatime për interesat.

“Ai që ka para, arrin ta blejë lirinë”, kjo përshtypje krijohet tek qytetari u shpreh i indinjuar Klaus Ernst nga Grupi Parlamentar i Majtë. Sipas vlerësimeve, shtetit në këtë mënyrë i mungojnë çdo vit 50 miliardë euro të ardhura. “Kjo është një e gjashta e buxhetit federal.” Nevojiten më shumë inspektorë të zyrës së tatimeve. “Asnjë person që i bën bisht pagimit të taksave nuk duhet të ndihet i sigurtë”. Me këmbëngulje, politikani i Së Majtës kërkoi heqjen e mosdënimit në raste vetëkallëzimi.

Lisa Paus e Të Gjelbërve tërhoqi vëmendjen për numrin e shtuar të vetëkallëzimeve. Vitin e kaluar të tilla kanë qenë 25.000, gati tri herë sa në vitin 2012. Kjo rritje ka qenë e mundur të arrihet vetëm përmes blerjes së CD-ve me emrat e atyre që nuk paguajnë taksa, gjë që e mbështet nga halli edhe ministri gjerman i Financave, Schäuble. Politikania e të Gjelbërve, Paus tha se kjo është meritë e partisë së saj. Kishin qenë të Gjelbrit dhe socialdemokratët ata që kishin bërë të anulohej në legjislaturën e kaluar marrëveshja tatimore me Zvicrën. Prandaj gjithnjë e më shumë njerëz po vetëkallëzohen, tha ajo.

Andreas Schwarz (SPD) dëshiron që ligjet të ashpërsohen. Ai kërkoi të caktohet një periudhë kalimtare, derisa të dalë jashtë funksionimit ligji aktual. Në fund nuk duhet të ekzistojë më mundësia e vetëkallëzimit pa u dënuar, tha ai.

Share it :