Historia e rrallë, ‘fitoi’ 3 mln lekë/ Rrëfejnë katër plakat korçare: Si na mashtori 52-vjeçari

Anxhela Tato

 

Ja 4 rastet e pazakonta të mashtruesit 52-vjeçar Spiridon Lito, përfitoi 3 mln lekë

Preja e Litos, të moshuarat e veja, pasi mblidhte informacione, mashtruesi u trokiste në derë dhe u zgjaste dorën për lekë

 

 

arrestMashtronte të moshuarat duke u shtirur si anëtar i familjes dhe përfitonte lekë. Ky është rasti i pazakontë i 52-vjeçarit Spiridon Lito, i cili ka arritur që të përfitojë rreth 3 milionë lekë nga gratë e moshuara, të cilave u prezantohej si një i afërm që kishte nevojë për ndihmë. Mashtruesi grumbullonte informacionet për të moshuarat dhe më pas u paraqitej në banesë, duke i shtrirë dorën për lekë. Nga hetimet e organit të akuzës janë dokumentuar rreth katër episode të ngjashme të ndodhura në Korçë. Në ngarkim të 52-vjeçarit togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Por mashtruesi nuk ka mundur dot të qëndrojë shumë gjatë në arrati, pasi falë përgjimit ai është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit. Spiridon Lito paraqitej në dyert e të moshuarave i veshur e i kollarisur, duke u hequr herë si doktor dhe herë si kandidat për martesë. Sipas policisë, në njërin prej rasteve, Lito kishte arritur të merrte përmes mashtrimit shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra, ndërsa në tri rastet e tjera bëhej fjalë për shumën 20-40 mijë lekë të vjetra. Mashtruesi është zbuluar për blutë nga denoncimi i tri grave të moshuara, të cilat kanë rrëfyer se kishin rëne pre e 52-vjeçarit që i kishte marrë lekë me anë të kësaj forme të pazakontë.

 

Rrëfimi

 82-vjeçarja Elvira Çeliku, nga qyteti i Korçës, tregon për policinë se si ra viktimë e mashtruesit Lito. “Ishte ditë e martë. Isha në shtëpi duke parë televizor. Më trokiti dera, e hapa dhe pashë një zotëri të veshur dhe të kollarisur nga koka tek këmbët. Ishte diku rreth të 50-ve. Më foli me emër dhe sikur më njihte prej kohësh. Ai fliste vazhdimisht duke u përpjekur të më mbushte mendjen se ishte një i njohur i familjes sime. Nuk ngurrova dhe e ftova brenda, se ne korçarët mikpritjen e kemi zakon. U ul dhe nisi të më pyeste edhe për fëmijët. Ai, para se të trokiste në derë, pyeste në lagje për të siguruar informacionin që i duhej. E kishte profesion mashtrimin. Më thanë fqinjët, pasi iku ai burri, se i kishin treguar ata, që grua pa burrë isha unë. Gratë kishin menduar që ai më kërkonte mua. Ai u kishte thënë grave që kërkonte një plakë, të moshuar që i ka vdekur burri dhe ato i kishin treguar portën time. Madje, i kishin thënë që unë kisha dy vajza në Greqi, ndaj dhe ai më pyeste se si i kisha vajzat në shtetin grek, gjë që mua për momentin më bëri ta besoja. Më pas pa fotografinë e burrit tim të vendosur në mur dhe tha që e kishte vizituar vite më parë, para se bashkëshorti im të vdiste. Mashtruesi e mbante veten për doktor. Në fakt, dyshova, pasi burri im kishte 25 vjet që kishte vdekur, ndaj pyesja veten se kur e kishte vizituar ai? Megjithatë, ai fliste me bindje dhe në një mënyrë që të bënte për vete. Një plakë si puna ime e besonte lehtë. Pastaj më tha që kishte lënë makinën në servis dhe nuk kishte paratë. I duheshin 25 mijë lekë. Ai m’u lut ta ndihmoja, ndërsa më tha se nuk kishte ku të shkonte, pasi vetëm familjen time njihte. Foli e foli dhe një zot e di se si më bëri të besoja që ai ishte i njohur i familjes sime. Në fillim i thashë që nuk kam marrë pensionin dhe nuk kam marrë as ilaçet, por pastaj nxora 15 mijë lekë të vjetra dhe i dhashë që ato kisha. U mjaftua me aq. Nuk bëri naze, i mori dhe iku”, – tregon gruaja e moshuar.

 

 

Aksidenti

Makina del nga rruga, plagosen 5 anëtarë të një familjeje

 Shpejtësia e madhe dhe terreni i rrëshqitshëm është motivi i aksidentit të radhës me pesë të plagosur. Kësaj herë në Peshkopi një makinë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Kuben dhe të plagosur kanë mbetur anëtarët e familjes Qipuri. Fatmirësisht, fëmija që ka qenë në automjet nuk ka marrë lëndime duke shpëtuar, por më e rëndë është gjendja shëndetësore e një prej të aksidentuarve, e cila është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 vetëm 5 kilometra larg Peshkopisë. Sipas informacioneve zyrtare policore, mësohet se një makinë ka dalë nga rruga si pasojë të shpejtësisë së madhe dhe terrenit të rrëshqitshëm. Sipas policisë, janë plagosur 5 persona, të cilët janë Laureta Qipuri, Bajram Qipuri, Fatbardha Qipuri, Ajet dhe Nexhat Qiouri. Sipas të dhënave, drejt kryeqytetit është transportuar për mjekim më të specializuar nusja e shtëpisë, Laureta Qipuri, e cila është në gjendje më të rëndë krahasuar me të plagosurit e tjerë. Të aksidentuarit e tjerë kanë lëndime më të lehta dhe janë transportuar në spitalin rajonal në Peshkopi. Vetëm ditën e shtunë dy aksidente tragjike tronditën mbarë vendin. Me një bilanc prej 11 të vdekurish dhe 7 të plagosurish rezultoi se shkak i dy ngjarjeve të rënda ishte shpejtësi dhe mungesa e sinjalistikës në rrugë. Këto ngjarje nxitën edhe Ministrinë e Brendshme për hartimin e një pakete të re për sigurinë rrugore me masa më drastike. Ndërkohë që Policia e Shtetit këshillon qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm në timon. “Nisur nga situata e përkeqësuar e motit dhe reshjet e dendura të shiut, Drejtoria e Policisë Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm gjatë lëvizjes së tyre me automjete në akset rrugore, për shkak të lagështirës dhe pamjes së kufizuar. Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të mjeteve të respektojnë normat e shpejtësisë dhe të tregojnë kujdesin e duhur në përdorimin e sistemit pamor gjatë lëvizjes në akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, të cilat kanë pasoja për jetën dhe shëndetin e njerëzve”, – njoftimi për shtypi bluve.

 

Peshkopi

Vrau vëllain e kunatës për hakmarrje, arrestohet autori

 Vrau vëllain e kunatës në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e mamasë. Nga ana e forcave të policisë është bërë e mundur prangosja e 41-vjeçarit Uran Skuka, i cili ekzekutoi me armë zjarri 38-vjeçarin Basri Nikolli. Viktima është vëllai i kunatës së autorit, e cila bashkë me nusen tjetër të familjes Skuka janë arrestuar për vrasje të Naime Skukës, 67 vjeçe, një vit më parë. Basri Nikolli u vra mbrëmjen e së martës, ndërsa nga dëshmitë bëhet me dije se autori dhe viktima fillimisht janë konfliktuar. Menjëherë nga ana e forcave të policisë nisën hetimet dhe u bë i mundur zbulimi i autorit. Hike Skuka, motra e viktimës, në bashkëpunim me kunatën e saj kanë vrarë vjehrrën me vaj të nxehtë në vesh në 12 shkurt të vitit 2013. Kunatat Xhemile e Hike Skuka, përkatësisht 25 dhe 33 vjeçe, pasi vranë me vaj në vesh vjehrrën e tyre 67-vjeçare, e groposën atë në stallën e bagëtive. Ngjarja e rëndë është pikasur nga komshinjtë e familjes Skuka, të cilët kanë ndier erën e rëndë të trupit të dekompozuar çka ngjalli dhe dyshimet e para. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila ka vënë në pranga dy nuset, të cilat më vonë pranuan edhe krimin e rëndë. Dëshmia e dy nuseve për vrasjen e vjehrrës do të trondiste opinionin publik. Xhemile Skuka tregoi se pasi kishin debatuar me vjehrrën, e kanë lidhur atë me litar në kasollen e bagëtive. “Nuk mund të duronim më tej kërcënimet, presionet dhe shantazhet e vjehrrës. Tani jemi bërë pishman për krimin e kryer, por na e solli në majë të hundës. Më keq na vjen për fëmijët e vegjël që do të rriten pa kujdesin tonë”, – ka rrëfyer Xhemile Skuka. Ndërsa nusja tjetër, Hikja, ka treguar se ka qenë Xhemilja ajo që ngrohu një xhezve me vaj në zjarr. “Në momentin që vjehrrën e lidhëm me litar nga këmbët e duart, asaj i ra të fikët, humbi ndjenjat dhe nisi të dridhej nga frika, kuptoi se diçka e keqe po i ndodhte. Xhemilja solli vajin e nxehtë në kasolle, ku vjehrra ishte gati e përgjumur. Ia hodhëm në vesh dhe pamë se brenda pak minutave vjehrra dha shpirt”, – rrëfeu ajo.

 

Share it :