Në Ballsh asnjëra nga skuadrat nuk arriti që të finalizonte duke dalë nga fusha me nga një pikë respektive
Durrsakët kanë arritur t’i tregojnë forcën Lushnjes duke mundur thellë në këtë fillim të dytë të sezonit.
Edhe dy sfidat e tjera të Superligës patën emocione të mëdha. Në Ballsh u luajt derbi jugor, ku Bylis u përball me Flamurtarin. Ndërsa në Durrës, Teuta u përball me Lushnjen që ka dhuruar surpriza. Sfida me Bylis dhe Flamurtarit u mbyll me rezultatin zero me zero. Edhe pse u luajt shumë dhe pati shumë aksione nga të dyja krahët asnjëra nga ekipet nuk arriti që të shënonte golin e fitores. Një barazim i bardhë ky që e çon numri në tre të tilla në javën e 17 të Superligës. Gjithmonë sfida midis këtyre skuadrave nuk është e lehtë. Kjo pasi si vlonjatët dhe ballshiotët luajnë të njëjtin stil loje dhe e njohin mjaft mirë njëri tjetrin. Stadiumi Adush Muça ka qënë i mbushur me tifozët vendas që ishin në mbështetje të ekipit të tyre. Kujtojmë se Bylis në fushën e tij është pothuajse i pamposhtur dhe duket se është terren mjaft i vështirë për të triumfuar. Loja duhet thënë që ka qënë e baraspeshuar dhe nuk pati një skuadër që drejtoi sfidën. Vlonjatët menaxhojnë mirë lojën dhe arrijnë të qarkullojnë topin por që nuk tregohen finalizues para portës. Kjo pasi është e vështirë që të triblohet mbrojtja e vendasve. Nga ana tjetër edhe ekipi i Egbos do të dalin lojën e tij duke kryer vertikalizme të shumta por pa rezultat. Portat mbetën të paprekura edhe pse u luajt një lojë e fortë dhe me temp të lartë. Skuadra e Bylis duke përfituar edhe nga lojtari i 12 nuk arrin që të shënojë edhe pse jan të shumta rastet që shkojnë drejt portës së gardianit Moçka. Kjo edhe për meritë të prapavijës vlonjate, që e mban kundërshtarin larg portës së Mockës. Nga ana e vet, skuadra e Gjokës nuk rri duarkryq, vetëm duke zmbrapsur mallakastriotët, por përmes daljeve të shpejta tenton të shfrytëzojë aftësitë konkluduese të Pepës dhe Abilaliajt. Sidoqoftë, në pjesën e parë kanë qenë të pakta rastet për shënim, ku mund të evidentojmë goditjen e Kulit në 16’ dhe Abazajt në 20’, të pritura pa problem nga Moçka. Për vlonjatët mund të përmendet gjuajtja e Begajt, që kaloi ngjitur me shtyllën e portës së Frashërit, apo tentativat e Zeqirit dhe Abilaliajt në pjesën e dytë. Në pjesën e dytë debutoi në radhët e vlonjatëve Gilman Lika, shkodrani që u bë pjesë e Flamurtarit në minutat e fundit të merkatos dimërore. Në pjesën e dytë duhet thënë se përsëri të dyja skuadrat përsërisin historinë e fraksionit të parë të lojës. Sfida mbyllet kështu me rezultatin që u jep skuadrave nga një pikë. Një rezultat jo i mirë ky për Bylis që tashmë duhet thënë rrezikon qëndrimin në superiore pasi sfidat sa vijën e bëhen më të vështira. Ndërsa skedar e Flamurtari nuk arrin t’i afrohet më shumë kreut, edhe pse duhet thënë që kt rezultat nuk është i keq. Kjo pasi fusha e ballshiotve është një terren i vështirë për tu fituar kështu që duhet të gëzohen me pak. Edhe barazimi i Partizanit dhe Kukësit është një elemntë pozitiv për skuadrën e detit që përfiton kështu nga ngecja e dy rivalve.
Teuta bën poker ndaj Lushnjes
Teuta fiton dhe mund bindshëm ekipin e Lushnjes. Djemtë e detit duket se janë rikthyer bindëshmë dhe kanë arritur që të bëjnë një poker golash. Ekipi ka fituar me rezultatin 6 me një dhe ka arritur që të tregojnë ambicien e tyre. Ekipi durrsak nuk ka lëshuar fare pe duke i bërë laguanarët që të flasin me veten. Lojtari i ndeshjes ishte Joel i cili arriti që të shënonte plot katër herë në portën e Lushnjes duke u kthyer në makthin e gardianit myzeqar. Ndërsa galerinë e golave e pasuroi më shumë Samb dhe Xhafaj që e mbyllën këtë sfidë duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm. Ndërsa për Lushnjen golin e nderit e shënoi Fonseka. Gol ky që mjaftoi vetëm për statistikë dhe asgjë më shumë.
Mesi Brazil-Argjentinë finale ëndrrash
Në një event të zhvilluar nga Xhiletë, Lionel Messi i është përgjigjur pyetjeve të shumta të gazetarëve të ftuar. Duke folur në lidhje me Kupën e Botës “Brazil 2014” deklaroi: “Dua ta fitoj me Kombëtaren. Tani duam të fitojmë këtë Botëror, do të ishte bukur”. “Brazili është një Kombëtare e madhe, një kombëtare shumë e fortë. Kanë arritur formën më të mirë pasi kanë bërë shumë miqësore, kanë shumë futbollistë cilësorë dhe një grup të fortë. Finale Brazil-Argjentinë në Rio? Mund të arrijmë në finale, kundër Brazilit, por do të ishte një ëndërr nëse arrijmë një finale e tillë. Kombëtarja është rritur shumë, jemi në në një moment të bukur, jemi shumë mirë”, u shpreh Lionel Messi.
Marko Marin: E ardhmja ime te Çelsi
Mesfushori i huazuar te Sevija, Marko Marin, është i pasigurt nëse do të ketë edhe një mundësi tjetër për t’u dëshmuar te Çelsi. Mesfushori ofanziv gjerman iu bashkua Çelsit në korrik të vitit 2012 dhe kaloi si huazim te Sevija për shkak të minutazhit të vogël në Stamford Brixh. Ai synon që të kthehet një ditë, më i fortë se kurrë. “Ne duhet të shohim si shkon pjesa e dytë e sezonit. Në fund të sezonit, ne do të shohim. Ne do të flasim me Çelsin dhe Sevijën e me klube tjera të shohim se çfarë do të ndodhin”. “Viti im i parë te Çelsi nuk shkoi mirë, e unë dua ta kem përsëri një rast tjetër, të tregoj se kush jam, pasi jam i bindur se mund të kem sukses” u shpreh Marin.
Kristiano frikëson: Franca në planet e mia
Fituesi i topit të artë Kristiano Ronaldo, thotë se ai mund të joshet që të luajë në një të ardhme në Francë. Superylli i klubit mbretëror i e ka parë veten në spekulimet për të ardhmen e tij që e lidhnin me miliarderët e PSG-së dhe Monakos, tani ka dhënë një indikacion shumë të madh për atë se një ditë mund të luajë në Francë. “Ndoshta një ditë mund të luaj në Francë. E ndoshta jo”. “Franca gjithmonë ka qenë mikpritëse ndaj portugezëve. Nëna ime punoi atje. Është një vend që vërtet e dua. Gjithë ajo që mund të them për tifozët francez është që ata të vazhdojnë të më përkrahin mua”. “Unë kam kontratë me Real Madridin deri në moshën 33 vjeçare dhe shpresoj të qëndroj këtu, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar galaktiku.
Moti i keq ndërpret sfidën Roma-Parma
Ndeshja e javës së 22-të mes Romës dhe Parmës që filloi zhvillimin e saj në Olimpiko, është ndërprerë për shkaqe atmosferike. Ishte minuta e 11-të momenti kur gjyqtarët vendosën që të ndërprejnë takimin pranë rezultatit 0-0, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Shiu i madh që ka kapluar kryeqytetin italian e ka bërë të vështirë fushën për lojë dhe gjyqtarët përkundër protestave të lojtarëve vendosën të mos e vazhdojnë këtë takim. Mundësitë janë të vogla që të vazhdojë ndeshja gjatë ditës, pasi që parashikimi i meteorologëve thotë se shiu nuk do të ndërpritet në Romë. Roma është në kutoën e 50 pikëve në vendin e dytë në tabelën e Serie A, gjashtë pikë më pak se sa Juventusi në vendin e parë.
Levrpuli bën hap flas barazon ndaj Bromuiç
Liverpuli ka bërë një hap të madh prapa në luftën për titull të kampionit në Ligën Premier, pasi ka barazuar në udhëtim te Ëest Bromiç Albion. Liverpuli e filloi sfidën duke e dominuar atë lehtësisht, por shpejt vendasit u kthyen në lojë, duke e balancuar lojën. Pas një lëvizje të bukur të Suarez, ishte Daniel Starrixh ai që u gjend te vendi për të pranuar pasimin e Suarez në minutën e 24 për të shënuar për 1-0. Pozicion i dyshimtë, por goli u pranua. Në vazhdim vendasit e kthyen dominimin dhe në pjesën e dytë ishte Viktor Anishebe ai që realizoi për 1-1 duke prishur planet e Liverpulit. Me këtë barazim Redsat kanë 47 pikë në vendin katërt, tri pikë më pak se Çelsi në vendin e tretë dhe gjashtë pikë më pak se lideri Mançester City.
Arsenal mendon prishjen e kontratës me Kallstrom
Drejtuesit e Arsenalit po mendojnë ta shfuqizojnë marrëveshjen e huazimit të Kim Kallstrom dhe ta kthejnë atë te Spartak Moska. Kështu raportojnë media të ndryshme angleze. Suedezi ishte transferimi i vetëm i Topçinjve në afatin kalimtar të janarit dhe u huazua në ditën e fundit, mirëpo ai ka ardhur i lënduar në Emirates. Mediat në vendlindjen e tij spekuluan se mesfushori nuk mund të luajë dy deri në tre muaj, por tashmë është konfirmuar se ai do të mungojë një muaj e gjysmë për shkak të një lëndimi në shpinë. “MirrorFootball” dhe “Sun on Sunday” njoftojnë se shefat e Arsenalit janë në kërkim të një mënyrë për prishjen e kontratës dhe kthimin e tij në Rusi. Megjithatë, kjo vështirë se mund të ndodhë kur 31-vjeçari dhe klubi që e ka në pronësi i ka informuar përfaqësuesit e klubit anglez rreth lëndimit.
Bendtner refuzon të shkojë në turqi
Sulmuesi i Arsenalit, Niklas Bendtner, ka refuzuar që të kalojë në Superligën turke, pasi dëshiron të luftojë për një vend në Emirates. Gjatë afatit të janarit është pritur që Arsene Venger të sillte edhe një sulmues, mirëpo transferimi i vetëm ishte mesfushori i lënduar Kim Kallstrom. Topçinjtë shënjestruan disa futbollistë, si Julian Draksler, Klose, Mirko Vuçiniç dhe Alvaro Morata por dështuan në përpjekjet për transferimin e tyre. Afati kalimtar në Turqi është i hapur deri të hënën, ashtu që Trabzonspori dhe Fenerbahçe e kanë kërkuar sulmuesin danez. Por, meqë janë krijuar shanset që të luajë më shumë ndeshje për Arsenalin, ai ka refuzuar që të largohet.
Buskets: Humbja ndaj Valencia, problem
Mesfushori i Barcelonës, Serxho Busquets është shfaqur i trishtuar për humbjen me rezultat 3-2 nga Valencia, e cila mund t’i përshtatet Real Madrid dhe Atletiko Madrid. Katalanasit pësuan një disfatë të paprecedent në Kamp Nou, që ndërpreu edhe serinë prej 25 ndeshjeve radhazi me fitore në La Liga në Katalunjë. “Ka kohë e gjatë që nuk kemi humbur këtu. Është një lëshim i momentit. Valencia bëri më të mirën me mundësitë që i pati në dispozicion. Ata luajtën shumë mirë”. “Ne filluam mirë, luajtëm mirë, krijuam raste, më pas ata na dënuan. Nuk jemi rregull kur na shënojnë tre gola”, u shpreh Buskets.




