Ekzekutimi për vetëmbrojtje Tentoi ta përdhunonte, vret me thikë të dashurin e motrës

Anxhela Tato

 

Autorja, nëna e 3 fëmijëve, mbante me vete një thikë për t’u mbrojtur nga ngacmimet seksuale të viktimës

 Ilir Llozi ishte në një lidhje jashtëmartesore me motrën e autores, e cila jeton në Greqi

 

 

autori dhe viktima ne lushnjeEkzekutoi për vetëmbrojtje të dashurin e motrës, i cili tentoi që ta përdhunonte. Mësohet se viktima i është afruar 40-vjeçares duke e ngacmuar seksualisht dhe duke përdorur forcë, por nuk ia ka arritur dot qëllimit, pasi 40-vjeçarja ka arritur të reagojë në kohë duke u vetëmbrojtur. Autorja e dyshuar për krimin ka marrë thikën që mbante gjithë kohës me vete dhe ia ka ngulur në moment Ilir Llozit. Daniela Meçani, nënë e tre fëmijëve, prej kohësh ishte kthyer në prenë e preferuar të ngacmimeve seksuale të Ilir Llozit. Ky i fundit ka tentuar sërish mëngjesin e djeshëm që të abuzonte me 40-vjeçaren. Ka qenë vetë Daniela Meçani, e cila ka rrëfyer për blutë çdo detaj të ngjarjes, duke pranuar autorësinë e krimit. Mësohet se 40-vjeçarja është shprehur se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E vetme në stallën e lopëve dhe në pamundësinë për të kërkuar ndihmë, ajo ka mbajtur thikën si të vetmen shpëtimtare të saj. Kjo nuk ishte hera e parë që viktima ngacmonte 40-vjeçaren dhe çdo gjë ka nisur që pas largimit të motrës së saj në Greqi. Sipas Danielës, viktima shfrytëzonte çdo mundësi kur ajo ndodhej vetëm dhe i afrohej duke e provokuar dhe duke tentuar që ta prekte me forcë në zona intime. E detyruar nga kjo situatë, autorja mbante me vetë një thikë, duke e ditur “pasionin” e Ilirit për të. Sërish mëngjesin e djeshëm, viktima, nën efektin e alkoolit i është afruar. Fillimisht, ai i ka thënë fjalë banale dhe është përballur me heshtjen e autores. Më pas ka tentuar që ta prekë me forcë në zona intime. Kundërshtimit të Daniela Meçanit viktima i është përgjigjur me dhunë fizike. E trembur autorja është mbrojtur duke nxjerrë thikën dhe duke goditur 38-vjeçarin Ilir Llozi. Viktima mësohet se ka humbur jetën rrugës për në spital, për shkak të hemorragjisë.

 

Ngjarja

 Krimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një kasolle, ku Daniela Meçani po milte lopën. Gruaja ka rrëfyer në polici se Iliri kishte tentuar ta përdhunonte. Vrasja ndodhi rreth orës 09:00 dhe viktima, Ilir Llozi, 38 vjeç, ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Daniela ishte nënë e 3 fëmijëve, ndërsa bashkëshorti jetonte në Greqi. Ajo ka treguar në polici se thikën e mbante me vete, pasi 38-vjeçari e kishte ngacmuar edhe më parë. Viktima banonte 200 metra larg vendit ku ndodhi krimi dhe ishte i dashuri i motrës së autores. Në fshat njihej si një person që shpesh konsumonte pije alkoolike dhe i papunë, por në momentin e krimit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Edhe viktima, Ilir Llozi, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, ndërsa para disa muajsh kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me motrën e Danielës, e cila aktualisht jeton në Greqi. Pasi ishte goditur me thikë, 38-vjecari ka shkuar në shtëpinë e tij, ku u ka rrëfyer familjarëve se është qëlluar nga Daniela Meçani. Familjarët e viktimës kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje. Viktima është nisur për në spital, por ka humbur jetën, ndërsa 40-vjeçares i janë vënë prangat dhe është shoqëruar në komisariat, ku është marrë në pyetje. Pritet që në ngarkim të 40-vjeçares të ngrihet akuza e vrasjes në kushtet e vetëmbrojtjes dhe pas dy ditësh autorja do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatë.

 

Share it :