Kur t’i mbushni 65 vjeç, do të lejoheni të martoheni me kushërirën ose do të përfundoni në burg, nëse jeni puthur në vende publike. Nëse ju kapin në shtrat me bashkëshorte të huaj, dënimin nuk do të mund ta shmangni. Viheni në siklet derisa shikoni se si pa kurrfarë ngurrimi dy të rinj këmbejnë puthje në vende publike, ndërkaq ju vazhdoni të ecni tutje. Puthja në publik në vendin tonë nuk është e pazakonshme, transmeton “Telegrafi”, mirëpo disa shtete të botës kanë ligje tepër rigoroze, kur është fjala shfaqja e ndjenjave në vende publike. Disa shtete kanë shkuar aq larg, saqë kanë paraparë dënime të ashpra, ndërsa disa madje i lejojnë martesat me kushërirat.
Emiratet e Bashkuara Arabe
Nëse shkoni në Dubai, përmbahuni edhe nga prekjet. Me të dashurën apo madje edhe me bashkëshorten (kjo s’ka fare rëndësi) vetëm nëse përkëdheleni, do të “shpërbleheni” me 10 ditë burg. Nëse deheni në vend publik, mund t’ju burgosin deri në një vit!
Utah
Në këtë shtet të Shteteve të Bashkuara ligji lejon të martoheni me kushërirën. Mirëpo kushti është që t’i keni mbushur 65 vjeç. Nipit apo mbesës mund t’i thoni “po” te ofiqari edhe sapo t’i keni mbushur 55 vjeç, por vetëm në rast se të dy jeni sterilë…
Uruguai
Nëse ju kapin në shtrat me bashkëshorte të huaj, duhet patjetër të pajtoheni me dënim të ashpër. Bashkëshorti i tradhtuar ka të drejtë që të dy t’ju vrasë apo mbase do të vendosë që mashkullin ta bëjë të paaftë seksualisht, ndërkaq gruas tradhtare t’ia presë hundën!
Estoni
Në kryeqytetin e Estonisë është e ndaluar që gjatë aktit seksual të luhet një ndeshje e shpejtë shahu…
Spanjë
Seksi në vend publik mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Nëse ju kapin, do të gjobiteni deri në 75 mijë euro. Nuk ia vlen të rrezikoni.
Teksas
Në Teksas ju lejohet të keni vetëm gjashtë vibratorë. Më shumë se gjashtë do t’ju kushtojë nga 4000 dollarë për secilin vibrator apo dënim me burg deri në një vit.
Londër
Ndalohet seksi mbi motorin e parkuar, ndërkaq nuk ju lejohet as joshja për të bërë seks me femrën e panjohur në pab.
Miçigan (Flint)
Pantallonat e veshura më ulët se beli, të cilat zbulojnë se çfarë brekësh keni veshur, konsiderohen rroba ofenduese, andaj do të “shpërbleheni” me 93 ditë burg dhe me gjobë deri në 500 dollarë.
Kaliforni
Mbase nuk mund ta besoni, mirëpo në këtë shtet me ligj është e ndaluar të përjetoni orgazëm gjatë paralojës… E pra, si mund ta dimë se kush na kontrollon.
Vëmendja, ilaçi më i mirë
Nëse dëshironi t’i ndihmoni dikujt, atëherë më së miri do të ishte ta dëgjoni me kujdes dhe t’i ofroni gjithë vëmendjen që e meriton. Personi juaj më i dashur ka vendosur që t’i qajë hallet me ju dhe t’ju tregojë se çfarë e mundon, përkundër gjithë ilaçeve të tjera që i janë përshkruar nga mjeku, ndërsa ju me gjithë fuqinë mundoheni ta gjeni zgjidhjen e dhimbjeve dhe problemet e saj. Më së miri do të ishte që të përqendroheni vetëm në atë që ta dëgjoni në mënyrë reale. Kjo do të ishte ndihma dhe ilaçi më i mirë për fillim. Po ashtu, për shërim të brendshëm përdorni ilaçet, por në situata të tilla njerëzit kërkojnë mbështetje te më të afërmit, në mënyrë që dhimbjet së paku t’i ndajnë përgjysmë. Nëse dëshironi t’i ndihmoni dikujt, atëherë përveçse e shikoni me vëmendje, duhet edhe ta dëgjoni me vëmendje. Pra, me rëndësi është ta hapni zemrën, jo vetëm veshët. Mjekë të famshëm botërorë theksojnë se edhe “fjala” shëron.
Mjaftojnë vetëm dy minuta në ditë për ta shpëtuar martesën
Ndodh që bashkëshortët shpesh të jenë tepër të zënë me obligime të punës, ndërsa të kenë kohë shumë pak për të kaluar bashkë dhe për t’iu kushtuar njëri-tjetrit. Çdo marrëdhënie kërkon që të punohet në të dhe të ndërtohet.
Merrni pozicionet
“Uluni të dy në kanape dhe kthehuni në të njëjtin drejtim. Le të ulet partneri para jush, ndërkaq ju pas shpinës së tij. Shtrëngojeni me duar për beli. Rrini ashtu dy minuta dhe lëreni. Le t’ju tregojë partneri juaj atë që dëshiron t’jua thotë, ndërkaq ju gjatë asaj kohe vetëm dëgjojeni”, – këshillon Michele Weiner-Davis, autore e librit “Divorce Busting”.
Respektoni mendimet dhe ndjenjat
Duke pasur parasysh që nuk mund ta shihni fytyrën e partnerit dhe nuk mund të flisni, ajo është koha kur ai do të duhej të thoshte atë që dëshiron. Mund t’ju tregojë se ç’keni bërë, ndërkaq ju të mos ofendoheni mund t’ju flasë për ditën e suksesshme në punë, të rikujtojë ndonjë nga ngjarjet nga fëmijëria… Mund edhe të heshtë, mirëpo përqafimi do t’ju bashkojë.
Pa kundërinformacione
Kur të kalojnë dy minuta, mos flisni për atë që keni folur. Mos përsërisni deri në ditën e ardhshme dhe atëherë ndërroni rolet.
Kjo nuk është paralojë
Pa marrë parasysh se si ndiheni të dy, ku ushtrim nuk është hyrje në seks. Dashuri bëni në ndonjë situatë tjetër.




