Vendimi i qeverisë Si do të bëhet importimi i barnave të paregjistruara

 Çmimi i ilaçit nuk mund të ndryshojë për një periudhë 1-vjeçare

 Ligji i ri për barnat, farmacistët mund t’i kthejnë recetat e mjekëve

 

 

MedikamenteQeveria ka miratuar vendimin për importimin e barnave të paregjistruara. Për përballimin e gjendjeve emergjente, si katastrofa natyrore, epidemi ose në rast nevojash të shërbimit shëndetësor, do të jetë ministri i Shëndetësisë, i cili do të lëshojë autorizimin për importimin e barnave të paregjistruara. Kërkesa për autorizim importi për çdo bar të paregjistruar paraqitet pranë Drejtorisë Farmaceutike, në Ministrinë e Shëndetësisë, nga subjektet e licencuara për importimin e barnave. Në kërkesën për t’u pajisur me autorizimin përkatës për importimin e barnave të paregjistruar, për çdo bar të paregjistruar duhet të përcaktohen: emri, principi aktiv, doza dhe forma farmaceutike, sasia, çmimi për njësi i barit, emri dhe adresa e mbajtësit të autorizimit për hedhjen në treg të barit dhe/ose firma prodhuese, si dhe një përshkrim i shkurtër për përdorimin e barit. Autorizimi për importimin e barnave të paregjistruar jepet vetëm për ata barna, që nuk janë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Autorizimi për importimin e barnave të paregjistruar është i vlefshëm për një periudhë dymujore nga koha e lëshimit dhe jepet kundrejt një tarife prej 5000 lekësh për çdo bar.

 

Si veprohet

Inspektorati i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, përpara fillimit të procedurës së zhdoganimit për barin përkatës, kërkon nga subjekti importues: Faturat (invoice) e barit, për të cilin është bërë kërkesa së bashku me të dhënat për sasitë, certifikatën e cilësisë për çdo seri të barit si dhe certifikatën e origjinës së barit. Çmimi i barit, për të cilin është dhënë autorizim importi, nuk duhet të ndryshojë për një periudhë 1-vjeçare nga data e hyrjes së barit në Shqipëri. Përjashtimisht, brenda vitit do të pranohet kërkesa dhe do të lëshohet autorizim vetëm për importimin e barnave me çmim të njëjtë ose më të ulët se ai i deklaruar për herë të parë në atë vit.

 

 

Ligji i ri për barnat, më shumë të drejta për farmacistët

Farmacistët do të kenë më shumë të drejta pas miratimit të ligjit të ri për barnat. Kjo e drejtë do të fillojë që më kthimin e recetave të mjekët, kur këto të fundit janë të tejmbushura me ilaçe. Ky do të jetë një element i ri i ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik, që pritet të miratohet së shpejti. Drafti më i fundit i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë parashikon që farmacisti të jetë më i përgjegjshëm përpara një mjeku, i cili jep ilaçe pa kriter. Duke qenë një proces zinxhir, ligji i ri parashikon që të krijohen edhe hapësirat e nevojshme për krijimin e një sistemi gjurmimi, çka parashikon momentin e hyrjes së barnave që nga importi, kontrolli e deri tek shitja në farmacitë e vendit nëpërmjet këtij sistemi elektronik. Shqipëria është ende pjesë e atyre vendeve ku ilaçet blihen në pjesën më të madhe të rasteve pa një recetë apo rekomandim nga mjeku.

 

 

 

MAS: Ja ata që janë kualifikuar për vendet e lira të punës

 

Ministria e Arsimit ka publikuar emrat e kandidatëve që janë kualifikuar për vendet e lira të punës. “Drejtoria Arsimore Rajonale në Tiranë, pas verifikimit paraprak të dosjeve të kandidatëve nga komisioni ad hoc, shpall kandidatët e kualifikuar për provimin me shkrim si më poshtë”, – thuhet në një njoftim të MAS.

 

Përgjegjës i Sektorit IT dhe Statistikë

Dafina Dodoveci

Gentiana Hyseni

Koço Josifi

Redian Dengeri

Minella Vrushaj

 

Nuk plotëson kushtet:

Erald Himaj

 

Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit

Anila Doda

Afërdita Toska

Engjëllushe Petriti

Kadrie Gurmani

Luiza Myrtaj

Xhevahire Disha

 

Specialist i Burimeve Njerëzore

Aida Nova

Aida Laçi

Aida Alimema

Ana Topalli

Anila Kelmendi

Anila Spaho

Anila Doda

Arjana Merepeza

Afërdita Toska

Ardita Xhyheri

Astrita Taçi

Blerina Konesha

Brielda Hoxha

Borana Thanasi

Dafina Dodoveci

Dashnor Hoxha

Esmeralda Limanaqi

Edlir Terpo

Eugerta Koçillari

Elona Gjoka

Ermira Buzi

Fran Cara

Fatbardha Toto

Flutura Bicaku

Lavdie Çela

Kadrie Gurmani

Martin Xhaferrja

Mirgeta Kapa

Rovena Agolli

Robert Marko

Sonil Llabani

Silvana Telaj

Sidrita Hoxha

Sonila Bardulla

Valbona Abedini

Xhemal Jaçe

 

Nuk plotësojnë kushtet:

Albana Çela ( Çorja)

Erinda Qose

Ermela Metaj

 

Jurist 

Ana Topalli

Ardita Plloçi

Arta Kasmi

Bora Osmanlli (nëse sjell vërtetimin e eksperiencës së punës të noterizuar)

Detjona Troka

Dritan Stefanidhi ( nëse sjell vërtetimin e eksperiencës së punës të noterizuar)

Edlira Zeneli

Mirjan Prifti

Kesjana Rusi

Kreshnik Çani

Suela Bili

 

Ekonomist 

Adjona Bejko

Erjola Pajaj

Elda Basha

Elisa Konomi

Merita Sako

Xhevahire Disha

Zhaneta Hoxha ( Gjeka)

 

Specialist Statistike

Anxhela Gjeçka

Anisa Balla

Borana Thanasi

Elda Basha

Herta Peti
Konkurimi për pozicionin Specialist IT nuk do të zhvillohet për mosplotësim të numrit të mjafueshëm të kandidatëve që plotësojnë kriteret e kërkuara për këtë pozicion.

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 30.1.2014, në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës sipas grafikut të mëposhtëm:

 

Nr  Pozicioni Ora
1 Përgjegjës i sektorit IT dhe Statistikë  10:30
2 Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit  10:30
3 Specialist Statistike  10:30
4 Ekonomist  10:30
5 Jurist  10:30
6 Specialist i Burimeve Njerëzore  12:30

Intervista do të zhvillohet në datën 31.1.2014, në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës sipas grafikut të mëposhtëm:

Nr  Pozicioni Ora
1 Përgjegjës i Sektorit IT dhe Statistikë  8:30-9:30
2 Përgjegjës i Sektorit të Programeve të Zhvillimit  9:30-10:30
3 Specialist Statistike  10:30-11:30
4 Ekonomist  11:30-12:30
5 Jurist  12:30-14:00
6 Specialist i Burimeve Njerëzore  14:00-17:00

 

 

Share it :