Toti dhe Roma kanë arritur bashke me Milan të marrin një tre pikësh interesant
Interi dështoi në garë duke u mjaftuar vetëm me një barazim zhgënjyes për Maxarrin
Lufta duket se është rikthyer në itali. Kjo pasi barazimi i Juventusit ndaj Lacios, duket se ka ngritur mundësitë e skuadrave të tjera që të ngrihen në pozicion. Duke filluar këtu që nga Roma që ka arritur të marrë nj fitore që i jep kurajo. Ndërsa në krahun tjetër është interi që ka arritur të dalë vetëm me një barazim duke mos rivazliuzra ashtu siç duhej Romën. Ndërsa edhe Milani i Sedorf ka marrë nj triumf mjaft të vlefshëm duke siguruar nj tre pikësh që i jep mundësi të shikojë dritë në të ardhme.
Roma frikëson Juven
Lufta për titull në Serie A edhe zyrtarisht është ri-hapur, pasi Roma me fitoren prej 3-1 në transfertë te Verona,i është afruar në vetëm gjashtë pikë Juventusit. Ndeshja në Verona ishte shumë e vështirë në fillimi për Romën, që u paraqit pa kapitenin Toti. Pas rasteve të shumta, ishte Adem Ljajiç ai që shfrytëzoi një pasim në zonë nga Gervinjo për të realizuar për 1-0 në minutën e 46. Në pjesën e dytë ishte Halfredson ai që e barazoi rezultatin me një goditje nga distanca në të 49. Roma bëri shumë presion në vazhdim dhe pas një lëvizje individuale, Gervinjo leshoi një silurë të fuqishme që përfundoi në portën e Veronas për ta çuar ndeshjen në 2-1.Rezultatin përfundimtar e vendosi Françesko Toti në minutën e 82-të nga penaltia. Me këtë fitore Roma ka 50 pikë në vendin e dytë, gjashtë pikë më pak se Juventusi në vendin e parë.
Milani fiton me vështirësi
Milani ka arritur të realizojë një rikthim të nga ato të minutave të fundit ndaj Kaljarit, për të përmbysur rezultatin atëhere kur nuk pritej dhe për të fituar me rezultat 2-1. ishte Sau ai që e hapi serinë e golave në minutën e 28-të, pasi u gjend mirë në zonën e Milanit. Kuq e zinjtë e dominuan plotësisht takimin por rezultati do të vinte në fund. ishte Mario Baloteli ai që nga gjuajtja e lirë realizoi duke e çuar rezultatin në 1-1, duke ngjadhur shpresat e milanistve në minutën e 87. Vetëm dy minuta më vonë nga këndi ishte Keisuke Honda ai që harkoi në zonë dhe Xhampaolo Pacini me instinktin e tij prej sulmuesi realizoi golin e shumë pritur 2-1 dhe fitoren e madhe të Milanit. Me fitoren e dytë të Sedorfit në Serie A, Milani ka 28 pikë në vendin e nëntë, vetëm pesë pikë më pak se interi në vendin e pestë. Një risi ështe dhe ardhja e Esien për të cilin Sedorf u shfaq entuziast. “Unë e njoh mjaft mirë Essienin”. “Kam folur me të qartë dhe në mënyrë transparente. Ne e njohim atë si lojtar dhe ai është një pikë pozitive për ne”. “Jam i kënaqur me transferimin e tij. Ai do të luajë në mesfushë, por mund të operojë edhe në qendër të mbrojtjes. Të shohim si do të luajë”, ka potencuar Sedorf.
Interi zhgënjhet me barazim
Interi mbetet ende pa fitore në vitin 2014, pasi ka barazuar pa gola edhe me skuadrën e fundit në tabelë, Katanian. Ndeshja e zhvilluar në Meaca ishte e dominuar nga fillimi plotësisht nga interi, por gola nuk pati në fraksionin e parë ku veçojmë një mundësi të Militos që e ndali portieri kundërshtar. Në pjesën e dytë ishte Rolando ai që me kokë ishte pranë golit, por zi kaltërit nuk arritën të realizojnë dot gol. Pas këtij barazimi interi ka 33 pikë në vendin e pestë, 11 pikë më pak se vendi i tretë, Napoli. Skuadra e Maxarrit javën e ardhshme shkon të luajë kunra Juventus në Torino.
Çelsi mendon për Kavanin
Chelsea është gati ta sakrifikojë Romelu Lukakun për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Kavani. Sipas të përditshmeve angleze Hoze Mourinjo mendon që ta shesë belgun që është i huazuar te Evertoni për të grumbulluar para për blerjen e uruguaianit. Strategu portugez dëshiron një sulmues klasi në qershor dhe Kavani është një nga shënjestrat e tij. 26-vjeçari kërkohet edhe nga Mançester Junaitid ndërsa gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Park de Prins pasi që nuk i pëlqen pozita ku po luan te PSG dhe njëherësh nuk i duket aq e rëndësishme liga franceze.
Ronlado: Do vazhdojmë të përmirësohemi
Superylli i Real Madridit Kristiano Ronaldo, beson se ekipi i tij vetëm sa do të bëhet më i mirë, e më i mirë në muajt e fundit të La Ligas. Ekipi nga Santiago Bernabeu e mposhti Grandan me rezultat 2-0, për të kaluar në pozitën e parë të tabelës së Ligës Premier, teksa Ronaldo është optimist për të përfunduar sezonin me trofe. “Ne po luajmë mirë dhe kemi besim. Ne duhet të përmirësohemi në disa zona, por ishte ndeshje e mrekullueshme kjo”. “Ekipi duket mirë dhe ne po bëhemi më të mirë e më të mirë sa më shumë që kalon koha. Jam i bindur se gjërat do të bëhen edhe më mirë teksa sezoni po shkon duke përfunduar”, u shpreh Ronaldo.
Simerone: Diego Kosta afër topit të artë
Trajneri i Atletiko Madrid Diego Simeone, beson se Diego Kosta është shumë pranë që të bëhet lojtari më i mirë në botë. Sulmuesi i skuadrës madrilene ka qenë në top formë këtë sezon dhe është tekniku argjentinas i klubit spanjoll ai që beson se sulmuesi brazilian mund ta fitojë Topin e Artë. “Diego Kosta nuk është larg Topit të Artë”. “Gjërat nuk janë në disfvaor për të”, është shprehur tekniku argjentinas Simeone.
Babai i Mesit: Mesi qëndron te Barça
Babai i Lionel Messit dhe njëkohësisht Horge, ka deklaruar se djali i tij nuk do të largohet nga Barcelona për të kaluar te Paris-Seint Zhermain. Francezja “L’Equipe” kishte shkruar se argjentinasi ka tërhequr interesimin e kampionëve të Francës dhe se tashmë ata janë negociata me babain e Messit për të realizuar transferimin shekullor. Edhe pse pranon se interesimi nga PSG është mjaft joshës, Horge Messi thotë se djali i tij nuk do të lëvizë nga Barcelona. “Unë kam dëguar këto spekulime dhe nuk e di se nga kanë ardhur”. “Nuk ka asgjë deri në këtë moment. Lionel është lojtar i Barcelonës dhe ka kontratë edhe për shumë vite”. “Është nder që të kemi një ofertë nga PSG, por unë e përsëris se nuk është një gjë për të cilën unë dua të mendoj”. “Realiteti i tij i vetëm është kontrata e tij me Barcelonën. Unë nuk dua të mendoj as për Parisin as për asnjë ekip tjetër”, u shpreh agjenti i lojtarit.




