Çeku social Emigrantët shqiptarë, 5800 euro në vit për të qëndruar në Itali

Ndër të huajt, shqiptarët janë ata që përfitojnë më shumë çekun social

 

Shërbim falas edhe për fëmijët e emigrantëve të paligjshëm

 

 

Pensionet-ne-ITALI (1)Për të qëndruar në Itali, çdo emigrant shqiptarë duhet të sigurojë të ardhura vjetore jo më pak se 5819, në të kundërt nuk do të ripërtërihet leja e qëndrimit. Ky ndryshim ka ardhur falë “Çekut Social 2014”, që ka miratuar shteti fqinj. Për bashkimin familjar, të ardhurat duhet të jenë të paktën sa çeku plus gjysmën e tij për çdo familjar që kërkon të sjellësh. Edhe shtetasit komunitarë, nëse nuk kanë një punë, sidoqoftë, duhet të tregojnë të ardhura mujore të paktën sa shuma e çekut social për të qëndruar në Itali më gjatë se 3 muaj.

 

7000 pensionistë në Itali

Institucionet italiane japin shumën e re vjetore të çekut social për vitin 2014, që u paguhet nga shteti të moshuarve më në nevojë. Ashtu si edhe vitin e shkuar, mund ta kërkojnë ata që kanë mbushur 65 vjeç e 3 muaj. Ndër të huajt, shqiptarët janë ata që përfitojnë më shumë çekun social Janë 5.818,93 euro në vit apo 447,61 euro për 13 këste, vlera e çekut social për vitin 2014. Çeku u takon shtetasve italianë, komunitarë dhe atyre jokomunitarë me kartë qëndrimi, me moshë 65 vjeç e 3 muaj, që jetojnë në Itali prej të paktën dhjetë vjetëve, dhe që nuk kanë të ardhura apo kanë të ardhura vjetore më të ulëta se vetë çeku Edhe pse në të vërtetë janë relativisht të paktë të moshuarit e huaj që përmbushin të gjitha kriteret për të marrë çekun, ai është i rëndësishëm për miliona të huajt që punojnë e jetojnë në Itali pasi është kriteri bazë ekonomik që më shpesh përdoret nga ligji mbi emigracionin për të përcaktuar kapacitetin ekonomik e për rrjedhojë edhe të drejtën për të jetuar në Itali apo për të sjellë këtu familjen. Shqiptarët janë komuniteti i të huajve që përfiton më shumë pensione sociale Sipas të dhënave të INPS-it, nga 827.800 çeqe sociale të lëshuara në vitin 2011, vetëm 16.843 u jepeshin të huajve. Ndër këta të fundit, janë të moshuarit shqiptarë që renditen të parët, plot 7.103 vetë.

 

Fëmijët

Ndërkohë që ka nisur në Lombardi eksperimentimi për regjistrimin e fëmijëve shqiptarë të parregullt në Shërbimin Shëndetësor Krahinor. Për të regjistruar fëmijët, prindërit duhet të paraqesin kërkesë pranë institucioneve përkatëse. Kjo do t’u lëshojë një dokument në letër të vlefshëm deri në 31 dhjetor 2016 dhe sidoqoftë jo më tutje se data e mbushjes së 14 vjeçëve së fëmijës. Nuk do t’u jepet mundësia e zgjedhjes së lirë të një pediatri, por gjithsesi dokumenti i lëshuar do të bëjë të mundur që çdo pediatër i Shërbimit Shëndetësor të Krahinës të vizitojë falas fëmijën. Mjeku mund t’i japë recetat për barnat që ka nevojë, dhe t’i parashkruajë shërbimet ambulatore apo shtrimet në spital, njësoj si fëmijëve të tjerë. i njëjti dokument do t’u lejojë të miturve të shkojnë në ambulancat e strukturave shtetërore apo të akredituara edhe pa parashkrimin e pediatrit. Parashikohet gjithashtu që i mituri të mos paguajë për barnat. Apo më mirë, njësoj si fëmijët e tjerë, do të paguajë diferencën vetëm nëse zgjedh një ilaç me markë kundrejt një tjetri më pak të kushtueshëm.

 

 

 

 Vizitat në shtator

Kontroll personave që kanë mbushur 40 vjeç

Të gjithë personat që kanë mbushur 40 vjeç, ekzaminimin për duhanin, alkoolin, obezitetin, presionin e gjakut, gliceminë dhe për tumoret në qafën e mitrës dhe mamografitë për kancerin e gjirit do t’i kryejnë falas brenda këtij viti. Limiti i moshës për bërjen e këtyre ekzaminimeve është nën 65 vjeç. Të paktën kjo pritet të realizohet në një program të Ministrisë së Shëndetësisë për një chek up të përgjithshëm shëndetësor në popullatë, i pari në llojin e tij në Shqipëri. Përveç ekzaminimeve për sëmundjet jo të transmetueshme, në këto ekzaminime edhe në pyetësor përfshihet për herë të parë testi për stresin dhe depresionin. Zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, sqaron se këto ekzaminime do të kryhen në qëndrat shëndetësore më të afërta, ndërsa pritet që të investohet edhe në laboratorët. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune me ekspertë të shëndetit, për të bëtë depistimin e popullatës. Protokolli i këtij programi përfundon në fund të janarit, ndërsa puna në terren pritet në nisë në shtator të këtij viti. Ata që do të përfshihen në këtë program janë 880 mijë persona.

 

 

Studimi

Ecja parandalon 40 sëmundje

Të ecësh të bën mirë për shëndetin dhe kjo dihet nga të gjithë, por që bën mirë për 40 sëmundje kjo është zbuluar së fundmi. Studimet tregojnë se të rriturit duhet të kryejnë 150 minuta në javë aktivitet fizik, fillimisht me ritme të ngadalta dhe më pas pak më të forta. Nëse doni të dobësoheni atëherë dyfishojini minutat, pra ecni rreth 300 minuta çdo javë. Ndërsa për fëmijët është e nevojshme të paktën 60 minuta ecje në ditë. Lëvizja parandalon më shumë se 40 sëmundje patologjike kronike dhe të zakonshme, si diabetin, depresionin, kancerin e zorrës së trashë, të gjirit, hipertensionin, sëmundjet kardiovaskulare, obezitetin, ankthin dhe osteoporozën. Përparësia e ecjes rekreative qëndron në faktin se, personat që merren me këto aktivitete, eshtrat e tyre i rezistojnë katër deri në shtatë vite më shumë zbutjes dhe dobësimit të eshtrave të tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Share it :