Sinqeriteti nuk fillon në marrëdhënien ndaj partnerit, por duke filluar me vetveten.
Nganjëherë është e vështirë të jemi të sinqertë me veten tonë, sepse shpeshherë nuk e dimë se çfarë duam saktësisht apo ndoshta edhe nuk duam t’i pranojmë dëshirat tona të sinqerta, sepse janë të papranueshme nga shoqëria.
Ku është masa e duhur?
Vetëm atëherë kur i kemi shpjeguar dëshirat dhe pritjet tona karshi partnerit, mund të jemi të sinqertë. Por, tani del pyetja se sa sinqeritet do të ishte masa e duhur.
100% sinqeritet – a duam me të vërtetë të dimë gjithçka?
Të gjithë themi se duam sinqeritet të skajshëm, madje edhe kur marrëdhëniet më intime të jenë në pyetje. Duam të dimë gjithçka se çfarë po sillet nëpër kokën e partnerit: çfarë ka konsumuar për drekë, sa të holla ka shpenzuar rreth aktiviteteve të tij, çfarë mendon për stilin ri të flokëve, a e eksitojnë femrat e tjera. Kur të jemi të informuara rreth gjithë kësaj, shumë shpejt nuk do të ishim më të kënaqura.
Ndizni flirtin që në shikimin e parë
Ekspertët për lidhje ju këshillojnë t’i përdorni këto këshilla sa më parë, duke ju garantuar më shumë shanse për të njohur meshkuj të rinj.
1. Një mashkull në momentin kur ju njeh mesatarisht kalon më pak se një sekondë, duke shikuar në sytë tuaj, por mu për këtë arsye ai kalon shtatë sekonda në buzët tuaja.
Për të qenë të sigurta se shikimi juaj në buzë do të zgjasë edhe më shumë, përkujdesuni që të zgjidhni nuanca të kuqe, që përfundimisht ngjitet për shikimin e meshkujve.
2. Në një studim është përllogaritur se më së shumti sukses kanë ata persona që dërgojnë rreth 35 shenja të flirtit brenda një ore. Nuk ju këshillojmë që të merreni fort me numra, por përkujdesuni që të bëni një ekuilibër me prekjet e ‘rastësishme’ që me siguri do t’jua bëjë me dije se e dëshironi, por duhet pasur kujdes të mos dukeni sulmues.
3. Mesatarisht, një mashkull i afrohet një vajze, pasi shikimet e tyre të jenë takuar tri herë, prandaj nëse dëshironi ta vëreni se kush ju pëlqen, atëherë përkujdesuni ta plotësoni këtë kuotë. Kontakti me sy, më i shkurtër se tre sekonda, është shenjë se jeni të gatshëm të kaloni në një nivel tjetër, pos vëzhgimit.
4. Kontakti i tepërt me sy mendohet si njëri ndër gabimet më të rënda të flirtit, prandaj sa ta vëreni se ju kanë parë, qetësoni shikimin duke shikuar vërdallë.
5. Femrat janë më tërheqëse për meshkujt, kur mbajnë kokën lart dhe ju vështrojnë derisa komunikoni. Gjatë asaj kohe ato duken më seksi dhe më femërore.
6. Me siguri se takimi juaj i parë nuk do ta lejojë të shikojë më shumë nga lëkura juaj, prandaj pikërisht për këtë fakt lejojini vetes dhe atij që të kënaqet me shikimin tuaj të sytjenave. Kjo do ta bëjë më kureshtar më shumë dhe do të dëshirojë t’ju takojë përsëri.
6. Nëse keni menduar se dekolteja e thellë është kyçe, nuk keni të drejtë. Femrat me duar më të gjata konsiderohen të jenë më atraktive, prandaj vishni një fustan pa mëngë që në mënyrë vizuale do t’i bëjë duart tuaja të duken më të gjata.
8. Buzëqeshja më simpatike dhe më e këndshme është ajo që ju formon rrudhat përreth syve, sepse duket më natyrale dhe më spontane.
Nëse partneri ju mashtron?!
Nuk duhet të jeni një detektiv me përvojë për ta kuptuar nëse partneri ju tradhton. Përqendroni vëmendjet në “simptomat” të cilat manifestohen në shtrat.
-Mungesa e pasionit gjatë seksit
Me kalimin e kohës, shumë çifte kalojnë në një fazë në të cilën marrëdhëniet rrëshqasin dikur prapa lidhjes, sidomos nëse nuk përjetoni pasionin, dashurinë dhe imagjinatën. Nëse në lidhjen tuaj shfaqet edhe një person i tretë, atëherë do ta pushtojë partnerin dhe ndjenjat e atij partneri që është i gatshëm për tradhti. Mungesa e pasionit gjatë seksit mund të arsyetohet vetëm atëherë kur kjo ndodh si pasojë e stresit, brengave apo lodhjes.
-Kur partneri injoron befasitë
Nëse dikur partneri juaj ishte i mahnitur me secilën risi që kishte të bënte me ju dhe me trupin tuaj, e tani nuk i intereson fare, madje nuk e sheh të udhës as t’ju japë ndonjë kompliment apo koment, apo në rastin edhe më të keq nuk e vëren fare, atëherë do të ishte mirë që vetes tuaj t’ia parashtroni pyetjen se pse po ndodh kjo dhe çfarë ndikoi deri te një ndryshim si ky. Nuk është fare mirë nëse stili juaj i ri i flokëve nuk e bën të lumtur, nëse të brendshmet tuaja të reja nuk e eksitojnë dhe ngjashëm.
-Nëse partneri juaj papritmas ndryshon mendimin për stilin e tij të flokëve, atëherë kjo mund të jetë shenjë se këtë e ka kërkuar dikush tjetër prej tij. Nëse është ashtu, atëherë ju mbetet ju të kërkoni shpjegim.
-Kur “koka dhemb” më shpesh se zakonisht
Nëse partneri juaj gjithnjë e më shpesh shmang seksin nën arsyetimin se nuk po ndihet mirë, se është mjaft i lodhur si pasojë e punës… është koha të uleni dhe të komunikoni hapur, sepse diçka nuk është në rregull. Për çdo rast, mos sillni vendime përfundimtare para kohës, sepse është normale që secilit prej nesh, si pasojë e arsyeve dhe shkaqeve të ndryshme, vjen një kohë kur seksin nuk është edhe aq prioritet.




