Pantallonat e lëkurës janë shumë të preferuara edhe nga yjet botërore dhe më së miri përshtaten me këmisha njëngjyrëshe dhe me këpucë me taka të larta. Lëkura kurrë nuk do të dalë nga moda, veçanërisht pantallonat. Pantallonat nga lëkura njëkohësisht u përshtatet vajzave me gjatësi të ndryshme. Vishen në stinën e dimrit, edhe në atë të verës, por tani është koha e duhur për to.“Pantallonat e ngushta të lëkurës janë një nga pjesët më seksi të gardërobës femërore, por njëkohësisht edhe më të ndieshmet sa i përket gabimeve në kombinim”, paralajmërojnë stilistët.




