Emrat e Del Boskes për sulmin e Spanjës

Spanja duket se tashmë ka zgjidhur edhe problemin e fundit dhe kjo nuk ka kaluar pa rënë në sy nga ana e trajnerit të ngrysur. Problemi i vetëm i kësaj skuadre në dukje perfekte ishte finalizimi. Ndërsa këtë vit rregullat e lojës kanë ndryshuar. Ky sezon i ri ka nxjerrë në pah shumë sulmues spanjollë që shfaqin një fuqi të madhe në fazën sulmuese. Si në Angli dhe në Spanjë këta lojtarë janë kthyer në vendimtarë me golat e tyre, duke u kthyer në idhuj. Lojtarë si Negredo apo dhe Kosta janë dy nga sulmuesit që kanë lënë tepër mbresa në sytë e Del Boskes.

 

 

Alavaro Negredo

Negredo Negredo duket se është sulmuesi perfekt. Iberiku është blerja më e vlefshme e Sitit bashkë me Jezus Navasin. Sulmuesi i shpejtë i fuqishëm në dy luftime dhe që ka një nuhatje të mirë për golin. Duket se lojtari shfaqet perfekt në skemat e Del Boskes dhe gjithashtu arrin që të shënojë shumë mirë brenda zonës. Lojtari ka shënuar 4 gola duke u shfaqur tepër efektiv për 7 ndeshjet që ka luajtur.

Diego Kosta

Është lojtari që po komentohet më shumë jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë. Jo vetëm ai, por edhe ekipi i tij që po shfaq superformë. Ndërsa sulmuesi dallon pasi është ai që finalizon atëherë kur duhet. Për Simeonen, Diego është djali i artë që mund të sjellë suksesin, ndërsa për tifozët ai është idhulli i skuadrës. Lojtari është me origjinë braziliane, por që, sipas gjasave, do të jetë pjesë e Spanjës. Lojtari këtë vit është snajperi kryesor që sjell suksesin për madrilenët. Në ndeshjen e fundit në kampionat ai arriti që të shënonte dy gola, duke i sjellë dhe trepikëshin skuadrës. Një lojtar që vështirë t’i ikë nga dora Del Boskes me paraqitjet që po bën.

 

Fernando Torres

Lojtari nuk ka pasur një formë të mirë. Duket se dëmtimet e kanë ndjekur këmba-këmbës te Çelsi. Ndërsa këtë sezon duket se ka arritur të rimarrë diçka nga forma që ka pasur. Lojtari po luan shpesh dhe aktivizimi i ka bërë mirë duke i dhënë më shumë mundësi. Torres ka arritur që të bëjë shumë për skuadrën dhe ndihmon shumë në fazën sulmuese. Edhe pse nuk ka shënuar shumë te blutë, Murinjo ka deklaruar se së shpejti lojtari do të kthehet në formën që kishte ku luante te Liverpuli.

 

Roberto Soldado

Lojtari është larguar nga Valencia për të provuar aventurën e tij në Angli te Totenhem. Lojtari spanjoll vjet ishte një ndër sulmuesit më të mirë të La Ligas dhe shumë klube shfaqën interesimin për ta marrë. Spanjolli ka shënuar dy gola dhe ka shfaqur një lojë tepër të mirë duke ndihmuar shokët e skuadrës në aksionet e golit. Një lojtar që luan për skuadrën dhe që i nevojitet Del Boskes.

 

Fernando Lorente

Lojtari këtë vit aktivizohet te Juventusi. Një blerje e bujshme për një ndër sulmuesit të cilësuar si me shumë të ardhme. Mirëpo lojtari e ka të vështirë të gjejë rrugë te Juventusi. Konte është i kënaqur nga Tevezi, por jo nga ai dhe kjo e ka lënë jashtë fushave. Në ndeshjen e vetme që u fut titullar lojtari arriti që të shënonte golin e fitores ndaj Veronës. Mirëpo paraqitjet e tjera kanë qenë të zbehta. Por përpara është një sezon i gjatë dhe nëse lojtari do të ketë hapësira ta tregoj veten mund të jete një kandidat i rëndësishëm për rolin e 9-ës.

 

Alvaro Morata

Të gjitha ekipet do të donin të kishin në skuadër lojtar të rinj si Morata. Është sulmuesi që për moshën është i frikshëm në lojën që shfaq. Të luash me Real Madrid nuk është e thjeshtë mirëpo 20-vjeçari sa herë që ka mundësinë që të luajë jep maksimumin. Ka arritur që të shënojë vetëm 3 gola por duke e parë nga hapësira që ka pasur duhet thënë që ka një të ardhme të ndritur në kombëtaren kampione fuqi të botës.

 

 

Share it :