Mundësitë e studimit Nisin aplikimet për studimet jashtë shtetit, vendet që ofrojnë bursa

Mund të aplikojnë maturantë, studentë dhe pedagogë

 Bursat e plota mbulojnë të gjitha shpenzimet financiare

 

fakulteti-filologjik-universiteti-i-TiranesDuke filluar nga muaji janar deri në korrik, bëhen aplikimet për studime në universitetet jashtë Shqipërisë. Aplikimet bëhen online, ndërsa testi jepet në ambasadën përkatëse në Tiranë. Numri i bursave është i ulët dhe çdo kandidatët duhet të jetë i mirëpërgatitur për të kandiduar. Bursa përfshijnë të gjitha shpenzimet duke filluar që nga udhëtimi, fjetja, ngrënia dhe shpenzimet e tjera shtesë. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka filluar publikimin e bursave që jepen nga secili shtete. Në rubrikën “Bursa dhe programe studimi”, mund të gjenden të gjitha informacionet lidhur me vendet që ofrojnë bursa. Si kusht kryesor për çdo të ri për t’u pranuar do të jenë 2 kritere: mesatarja e notave si dhe njohja e gjuhës angleze shoqëruar me gjuhën e vendit ku do të studiohet.

 

Bursat

Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se Basileus V dhe Join EU-SEE, dy partneritete të projektit “Erasmus Mundus” shpallin programin e bursave për studentë, pedagogë dhe stafe administrative në kuadër të shkëmbimeve (mobilitetit) ndërmjet universiteteve partnere europiane, ku përfshihet edhe Universiteti i Tiranës. Në kuadër të këtyre shkëmbimeve, për “Basileus V” dhe “Join EU-SEE” mund të aplikojnë: Studentë të Universitetit të Tiranës ose të një universiteti tjetër partner i Evropës, duke filluar nga niveli bachelor deri në nivelin PhD ose Post-Doktoraturë. Stafi akademik, pedagogë për nivelin PhD dhe Post-Doktoraturë. Stafi administrativ për 1 muaj shkëmbim përvoje. Kandidatë të tjerë nga universitete jopartnere shqiptare duke filluar nga niveli. Master deri në PhD ose Post-Doktoraturë. Konkretisht: Programi i studimit “Basileus” përfshin shkëmbimet për: Bachelor: 1 semestër deri në 1 vit. Master: 1 semestër deri në 2 vjet. PhD: 6 muaj deri në 34 muaj. Post-Doktoraturë: 6 muaj deri në 10 muaj. Staf administrativ: 1 muaj. Programi i studimit “JOIN EU SEE” ndahet në 3 kategori: Shkëmbime me transferim të krediteve ku përfshihen nivelet: Bachelor: 1 semestër deri në 1 vit akademik. Master: 1 semestër deri ne 1 vit akademik. PhD: 6 muaj deri në 10 muaj. Programe studimi të plota afatgjatë: Master deri në 2 vite akademikë (24 muaj) në varësi të programit të studimit. PhD në tre vite akademikë (36 muaj) në varësi të programit të studimit Programe studimi afatshkurtër në Post-Doktoraturë për një periudhë kohore nga 6-10 muaj. Afatet e aplikimit online për “Basileus” është data 2 shkurt 2014 dhe për “Join EU-SEE” është data 1 shkurt 2014. Bursa e studimit mbulon të gjitha shpenzimet e udhëtimit, të pjesëmarrjes (akomodim dhe ushqim), si dhe shpenzimet për siguracionin shëndetësor. Ndërkohë Ambasada e Republikës së Francës në Tiranë bën me dije se, për vitin 2014-2015, materialet e aplikimit për pranimin paraprak të kandidatëve të huaj në ciklin e parë të studimeve (universitete dhe shkollë arkitekturë) në Francë, mund të tërhiqen pranë zyrave të Shërbimit të Bashkëpunimit dhe Veprimit Kulturor të kësaj Ambasade, duke filluar nga data deri 16 dhjetor 2013 deri në 22 janar 2014, çdo ditë, nga e hëna në të enjte, ora 14:00-17:30. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët do t’i nënshtrohen një provimi lidhur me njohjen e gjuhës frënge (TCF), i cili do të organizohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në datën 10 shkurt 2014, nga ora 9:00-13:00.

 

 

Vendet që ofrojnë bursa

 

Britania e Madhe

Greqia

Italia

Turqia

Hungaria

Sllovakia

Rep. Çeke

Katari

Sllovenia

Egjipti

Emiratet e Bashkuara Arabe

Rusia

Zvicra

Kina

Indonezia

Polonia

Belgjika

Franca

Holanda

 

 

Paketat e shërbimit, nis puna për dializën dhe transplantin e veshkave

Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Astrit Beci, mblodhi dje grupin e punës për dializën dhe transplantin e veshkave. Fondi i Sigurimeve Shëndetësore do të marrë rolin e tij jo thjesht si financues i shërbimeve shëndetësore, por blerës i këtyre shërbimeve në bazë të kostove do të përcaktohen për 5 paketat e para. “Nisim punën për paketën e dializës dhe transplantit të veshkave, për të vijuar më tej me paketën e kardio-kirurgjisë invasive, transplantit të heparit dhe implantit koklear për fëmijët që nuk dëgjojnë. E nisim me dializën dhe transplantin e veshkave, jo vetëm për nga rëndësia, por edhe nga kostot e mëdha të cilat Fondi duhet të përballojë si edhe për shkak të rregullimit të situatës aktuale, për të mundësuar mbulimin e pacientëve me shërbimin e dializës edhe në rrethe si Korça apo Vlora, të cilat kanë mungesë shërbimi”, – tha në fjalën e tij drejtori i Përgjithshëm i Fondit, Astrit Beci. Prodhimi i paketave do të sjellë

– krijimin e kushteve të nevojshme për të kaluar gradualisht nga forma e buxhetimit historik në atë real dhe sipas nevojave;

– ekonomizimin e shpenzimeve duke nxitur performancën dhe cilësinë sipas shërbimit përkatës;

– transparencë në administrimin e fondeve dhe rritje të besueshmërisë së publikut

– krijimin e një tregu konkurrence mes sistemit publik e privat, sepse i vendos të gjithë në të njëjtin start, duke siguruar blerjen e një shërbimi që është kosto-efektiv.

Në përfundim të punës dhe hartimit e miratimit të këtyre paketave, shpresojmë dhe besojmë se do të jemi të gatshëm të nisim aplikimin e tyre në praktikë në spitalet publike apo edhe në qendrat private ku aktualisht ne financojmë shërbime të tilla siç është ai i dializës.

 

 

 

Nesër stakim energjie për gjashtë orë në kryeqytet, ja zonat

Për rreth gjashtë orë, disa zona të kryeqytetit do të vuajnë sot mungesën e energjisë elektrike. Siç bën me dije njoftimi i kompanisë së shpërndarjes CEZ, ditën e nesërme, nga ora 09:00 deri në orën 15:00, do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona periferike të pjesës lindore të Tiranës. Pa energji elektrike do të jenë fshatrat: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, zona e Kërrabës, fshatrat Kllojke, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh, si dhe Komuna Farkë, pallatet pranë kopshtit botanik, Mjull Bathore, Eklipsi, Liqeni i Thatë, Vilat, TEG dhe Sauku i Ri, ndërsa në nënstacionin Farkë do të lidhet Thika 110 kV me skemën normale të punë dhe në linjën 110 kV.

 

Share it :