Artan Fuga
Një student nga Shqipëria më kollaj futet në një vrimë gjilpëre sesa rregjistrohet në Universitetin e Prishtinës.
Një gazetë kosovare nuk e gjen kurrë në ndonjë kioskë tirane, ose e gjen aq sa mund të gjesh parking te rruga e Kavajës.
Një teatër ose grup artistik kosovar në Tiranë, ose grup artistik shqiptar në Prishtinë? – luaj vendit or burrë se po sheh ëndërr.
Nuk thashë hapje e ndonjë ekspozite piktori a skulptori.
Librat e autorëve shqiptarë në libraritë qendrore të Prishtinës? Ndofta në ndonjë cep magazine se në rafte nuk shihet gjë. Po autorë kosovarë në libraritë e Tiranës? Ufo.
Shkëmbime pedagogësh mes universiteteve shqiptare publike dhe kosovare private a publike? Tek tuk, hiç fare.
Projekte të përbashkëta kulturore dhe shkencore paraqitur në Bruksel ? S’mbahet mend. Rroftë një abetare, a thua se vetëm kurset kundër analfabetizmit kanë vlerë.
Ja kjo është gjendja e bashkëpunimit të sotëm kulturor, shkencor, mes dy shteteve.
Pak muaj jetë, me vendim të posaçëm, shkrihet Qendra e Artit Skenik pranë Ministrisë së Kulturës, rezultuar si projekt i dështuar; prej ditës së djeshme Ministria ka paraqitur skemën e re, online, të menaxhimit të fondeve dhe formulën e aplikimit për projektet artistike




