Votimi i rritjes së çmimit, Luan Rama: Ata që votuan në mbledhje nuk janë të LSI-së

Megjithëse u tha se LSI ishte dakord për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, ku dy këshilltarë të kësaj force, të ashtuquajtur votuan pro, nënkryetari i LSI-së Luan Rama e mohon. Ai tha se vendimi i LSI-së është bërë i qartë para mbledhjes dhe se nuk i njeh ata individë.

 

 

“Qëllimi politik dhe institucional është qëndrimi që u shpreh nga Bixha. Agim Kraja nuk përfaqëson LSI-në sepse ai ka qenë dikur me monarkinë, është kthyer ka ikur. Ne zgjodhëm rrugën institucionale. Ofruam seriozitet dhe zgjidhje ligjore. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e LSI. Jemi koherentë në qëndrimin tonë. Kemi një konstante të pandryshueshme që është shërbimi ndaj qytetarëve. Individë të veçantë mund të luajnë. Genta Mezinin nuk e njoh fare kush është, nuk e njoh për këshilltare të LSI-së.
Koordinatorja e këshilltarëve të LSI-së, Erjona Bixha e bëri të qartë para se të fillonte mbledhja qëndrimin e këshilltarëve të LSI-së çdo lëvizje tjetër nuk ka të bëjë me qëndrimin e LSI-së”, deklaroi Rama.

Share it :
Berisha: Ka një mirëkuptim total nga shqiptarët për kryengritjen paqësore të opozitës! Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, ka një mirëkuptim total nga shqiptarët dhe njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës! Ai tha se, ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha kreu demokrat duke folur për protestën e opozitës. Berisha: Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni. Siç e dini, kryengritja paqësore e 20 shkurtit paraqiti para çdo shqiptari dyshen Rama-Balluku më të nxirë se kurrë ndonjëherë. Por kjo nuk ndodhi vetëm para shqiptarëve. I rrufeshëm ka qenë pasqyrimi i kësaj ngritje në mediat më të mëdha të botës. Nga Zelanda e Re në Alaskë, nga Poli i Veriut në Polin e Jugut, në të katër anët e globit, pas Ajatollahëve të Teheranit, figurat më të nxira në mediat botërore kanë qenë Edi Rama dhe Lubi Balluku. Kjo është e vërteta. Ka pasur një mirëkuptim të plotë dhe total nga mbarë shqiptarët dhe mbarë njerëzimi për kryengritjen paqësore të opozitës shqiptare më 20 shkurt. Ka një vendosmëri të papërmbajtur për t’i shkuar gjer në fund këtij misioni me rëndësi të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Largimin e këtij binomi famëzi nga qeverisja. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama ka bërë ditë të tëra negociata sekrete të fshehtë për lëkurën e tij dhe të bashkëshortes së tij në shkëmbim të Lubisë. Por në qoftë se një marrëveshje e tillë arrihet, ky do ishte kapitullimi përfundimtar i drejtësisë. Kjo do të ishte marrëveshja e asgjësimit përfundimtar të institucionit të akuzës. Unë jam i vetëdijshëm që Lubi Balluku ka shkelur ligjin dhe ka vjedhur, por gjithçka ka bërë, e ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe si aksionere në minorancë me Edi Ramën. Se ti kujtove se thashë minorene, të shkon mendja tek Epstein direkt, se ajo e Ergys Agasit është një lloj Epsteini shqiptar. Pra, gjithçka është bërë për lëkurën e tij, për familjen e tij.