Rikthehen faturat aforfe të energjisë elektrike, ja të gjitha tarifat sipas zonave

Ervin Kaduku

 Qeveria: Në vend vidhen 140 milionë euro energji elektrike në vit

Do të rishikohet problemi i tarifave të energjisë elektrike

 Në tetor të vitit 2012 rezulton e humbur 36% e energjisë së blerë, ndërkohë vjedhja në dhjetor ka kapur shifrën 55.46% e energjisë së blerë

 

 

fatura-elektrikeSipas vendimit më të ri të ERE, faturimi aforfe për një familje në Tiranë, brenda qytetit, do t’i llogaritet për 600 kilovat-orë në dimër dhe 400 kilovatë në verë. Ndërsa për të njëjtën zonë, por për stinën e verës, një familje pa sahat ose me sahat të dëmtuar do të faturohet për 400 kilovat-orë në qytet dhe 300 kilovat-orë në fshat. Kështu do të veprohet në të gjitha qarqet e vendit, por jo të gjithë do të kenë të njëjtin numër kilovat-orësh. Qyteti i Durrësit do të faturohet për 500 kilovat-orë në dimër, ndërsa fshatrat e tij për 400 kilovat-orë. Ndërsa në verë, qyteti do të faturohet për 400 kilovat-orë, ndërsa fshatrat për 300 kilovat-orë. Fieri është një tjetër qytet i cili në dimër do të faturohet për 500 kilovat-orë, ndërsa fshatrat për 350 kilovat-orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë për 400 kilovat-orë për qytetin dhe 350 për fshatin. ERE ka vendosur që faturimi amorfe të bëhet thuajse i njëjtë për të gjitha zonat e vendit, sipas ndarjes qytet-fshat. Një faturë aforfe me 600 kilovatë llogaritet të shkojë afro 7500 lekë të reja (me TVSH) megjithatë për shumë familje kjo mund të jetë e vlefshme pasi do të mund të shpenzojnë shumë herë më shumë se kjo faturë.

 

 Sa do të paguhet në faturat aforfe sipas zonave

 

  • Për një familje në Tiranë brenda qytetit do të llogaritet 600 kilovat-orë në dimër dhe 400 kilovat-orë në verë
  • Një familje pa sahat ose me sahat të dëmtuar do të faturohet 400 kilovat-orë në qytet dhe 300 kilovat-orë në fshat
  • Qyteti i Durrësit do të faturohet 500 kilovat-orë në dimër, ndërsa fshatrat e tij 400 kilovat-orë. Ndërsa në verë, qyteti do të faturohet 400 kilovat-orë e fshatrat 300 kilovat-orë
  • Fieri në dimër do të faturohet 500 kilovat-orë, ndërsa fshatrat 350 kilovat-orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë 400 kilovat-orë për qytetin dhe 350 për fshatin.
  • Faturimi amorfe do të bëhet thuajse i njëjtë për të gjitha zonat e vendit, sipas ndarjes qytet-fshat.
  • Një faturë aforfe me 600 kilovat-orë llogaritet të shkojë afro 7.500 lekë të reja (me TVSH) megjithatë për shumë familje kjo mund të jetë e vlefshme pasi do të mund të shpenzojnë shumë herë më shumë se kjo faturë.

 

Task-forcë

Është mbledhur dje grupi task-forcë për energjinë, i cili drejtohet nga Kryeministri Edi Rama, ku është theksuar se problemi më i madh për ekonominë mbetet fakti që rreth gjysma e energjisë së hedhur në rrjet humbet. Kjo situatë kërcënon të kthehet në fushën e një fatkeqësie kombëtare, në rast se nuk ndërmerren urgjentisht masa për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë fatkeqësi. Rama tha në mbledhje se 93% e kontratave të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj sistemit të shpërndarjes. Madje, në një vit, energjia e vjedhur rezulton se është rritur ndjeshëm. “Në tetor të vitit 2012 rezulton e humbur 36% e energjisë së blerë, ndërkohë vjedhja në dhjetor ka kapur shifrën 55.46% e energjisë së blerë”, – u shpreh Kryeministri.

 

Ministri

Vjedhja e energjisë elektrike në vend regjistron nivele të larta dhe, sipas ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, kjo shifër e vjedhjeve shkon 100 deri 140 milionë euro.
Shqipëria ka hyrë në një vit të thatë, reshjet kanë qenë 30% e mesatares së viteve të kaluara, tha ai, duke shtuar se do të rishikohet problemi i tarifave të energjisë elektrike dhe mënyra se si ajo faturohet, ndërsa theksoi se duhet të rriten masat e ndëshkueshmërisë ndaj personave që vjedhin energjinë elektrike në masë të madhe. Shumë shpejt, sipas tij, me Ministrinë e Drejtësisë do të përgatitet një paketë për ndryshimin e sanksioneve. Duhet të ketë masë për ndërhyrjen në sahatet, matësit e energjisë elektrike.

 

 

Shqipëria mund të përfitojë nga fondi 300 mln euro i BERZH-it

Shqipëria do të jetë përfituese këtë vit edhe e një pjese nga fondi prej 300 mln eurosh, që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka parashikuar të akordojë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo bankë në bashkëpunim edhe me Strukturën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor do të financojnë bizneset e vogla dhe të mesme në të gjithë rajonin.

Për këtë qëllim, ka startuar një nismë e re e quajtur “Lehtësime në Zhvillimin e Ndërmarrjeve dhe Inovacionin”, duke nënvizuar angazhimin për forcimin e lidhjeve midis vendeve të rajonit dhe marrëdhënie më të ngushta me institucionet e Bashkimin Evropian, si Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Evropian i Investimeve.
Ky projekt është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare, donatorëve të ndryshëm dhe qeverive të Ballkanit Perëndimor. Projekti ka për qëllim zhvillimin social dhe ekonomik, si pjesë e aspiratës së këtyre vendeve, ku bën pjesë dhe Shqipëria, për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kjo mbështetje do të jetë financiare dhe në formë asistence teknike për investimet strategjike, sidomos në infrastrukturë, në eficencë energjetike dhe zhvillim të sektorit privat.

 

 

Share it :