Të dhënat zyrtare / Nëntor, tatimet dhe doganat 8.4% më keq se një vit më parë

Ervin Kaduku

–   Çfarë thonë statistikat e Ministrisë së Financave për realizimin e të ardhurave nga Tatimet?

–   Pse morën rrokullimën tatimfitimi dhe tatimi mbi pagat?

 

ulen_tatimet_lokale_per_33_ne_Pak ditë më parë, administrata tatimore përgatiti disa tullumbace informatike, duke trumbetuar rezultate të padëgjuara pozitive. Të bën përshtypje fakti se statistikat e botuara rishtazi nga ana e Ministrisë së Financave nuk janë edhe optimiste. Natyrisht, ajo që ra menjëherë në sy ishte fakti që, ndryshe nga homologia e saj tek Doganat, Spiropali, që u “ngjir” së promovuari rezultatet e saj në fundvitin e shkuar, Briseida Shehaj, kryeshefe e Tatimeve, e kapërdiu në heshtje sfidën nga administrata binjake, bashkë me “gjelin e detit” të Vitit të Ri, që qeveria “Rama” s’ishte në gjendje ndërkohë t’u siguronte pensionistëve shqiptarë.

A kishte arsye ta bënte këtë? Sipas rezultateve, që ka përgatitur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, por që nuk po i nxjerr ende në publik, ajo ka të drejtë të mburret. Atëherë, pse nuk i nxjerr?

Le të shohim me radhë statistikat fiskale. Ja ç’thotë Ministria e Financave për nëntorin e kaluar.

 

 

Të dhëna mujore (në milion lekë)        

E M Ë R T I M I

Diferenca

Kush e vjel taksen

Fakt 2013
Fakt 2012

% kundrejt
Fakt 2012

   
TOTALI TE ARDHURAVE

-2,366

-8.4%

Performanca Tatime e Dogana
Të ardhura nga ndihmat

-1,792

-83.5%

   
Të ardhura tatimore

383

1.6%

   
Nga Tatimet dhe Doganat

131

0.7%

   
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

-460

-4.6%

Tatime e Dogana
Tatimi mbi Fitimin

-227

-18.0%

Vetëm Tatimet  
Akcizat

1,107

44.8%

Dogana
Tatimi mbi të Ardhurat Personale

-408

-17.0%

Vetëm Tatimet  
Taksa Nacionale dhe të tjera

124

5.5%

Tatimet  
Taksa Doganore

-5

-0.9%

Dogana  
Të ardhura nga Pushteti Vendor

64

12.2%

Pushteti Vendor  
Taksë mbi Pasurinë(ndërtesat)

25

25.0%

   
Taksë mbi Biznesin e vogël

-26

-35.6%

   
Taksa Lokale

65

18.6%

   
Të ardhura nga fondet speciale

188

4.3%

Tatimet  
Sigurimi Shoqëror

171

4.3%

   
Sigurimi Shëndetësor

94

25.1%

   
         

 

Ajo qe bie në sy, është fakti që për muajin nëntor 2013, për të cilin ka statistika zyrtare, performanca e Tatimeve dhe Doganave së bashku ka qenë 8.4 për qind më e ulët se një vit më parë në nëntor (2012). TVSH-ja ka sjellë afro 5 për qind më pak të ardhura, por katastrofë ka ndodhur me tatimin mbi fitimin e ndërmarrjeve, që regjistron një pikiatë prej 18 për qindësh. Po kështu, tatimi mbi të ardhurat personale, nga të paktat të ardhura që janë tejkaluar vazhdimisht në periudhën e qeverisë Berisha, aktualisht rezultojnë me… 17 për qind më pak hyrje në arkën e shtetit gjatë muajit të 11-të të vitit të kaluar.

Por, çfarë thonë Tatimet për këto rezultate?

Sipas raportit të tyre, ende jozyrtar, që Shehaj po përgatitet ta zbukurojë sa më shumë që të jetë e mundur, para sa ta “plasë” në opinion, të ardhurat tatimore për 3-mujorin e fundit të vitit 2013 janë realizuar nga kjo administratë në masën 117.9% duke thyer edhe parashikimet e planit të vjetër të ish-qeverisë “Berisha”, sipas të cilave të ardhurat do të mblidheshin në masën 102.3%.

Për tre muajt e fundit të vitit 2013, administrata tatimore nisi rishikimin e të gjitha deklarimeve të mëparshme dhe bëri një reformim të sistemit të grumbullimit të të ardhurave. Për këtë periudhë rezulton të jenë mbledhur në total 40 mld lekë më shumë, ose 8.23% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2012. Vetëm nga realizimi i të ardhurave tatimore ishin 25.5 MLD lekë më shumë, ose 9.1% më tepër se viti 2012. Po ashtu edhe nga kontributet e sigurimeve shoqërore u grumbulluan 6.7% më shumë ose 917 mln lekë më shumë se viti 2012. Nga mbledhja e TVSH-së janë arkëtuar 1.4 mld lekë më shumë ose 25% më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2012.

Të bën përshtypje se Tatimet janë treguar shumë të kujdesshëm që të mos bëjnë asnjë lloj grafiku lidhur me realizimin e arkëtimeve të tatimfitimit dhe tatimit mbi të ardhurat e punonjësve, që në fakt janë skandaloze. Për sa i përket TVSH-së, në grafikët e sipërpërmendur nuk theksohet fakti se sa është sasia e rimbursuar nga TVSH-ja në këtë mes. Të gjithë ata që kanë sadopak dijeni për financat publike, e dinë mirë se rezultati i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar është rezultantja midis arkëtimit bruto të TVSH-së minus rimbursimit. Zonja Shehaj nuk jep asnjë të dhënë lidhur me rimbursimin, duke lënë të nënkuptohet se në këto grafikë “suksesesh” është pasqyruar vetëm TVSh-ja bruto, ndërkohë që lidhur me atë neto nuk thuhet gjë.

Ndërkohë, Tatimet mburren me goditje “grupesh armiqësore” në sistemin fiskal. Kështu, janë zbuluar shkelje sipas Kodit të Procedurave Tatimore Nenit 144/a = 4 Raste me 44 autorë, me vlerë dëmi 468.158.742 lekë, sipas Nenit 180/3 = 7 raste me 7 autorë, me vlerë dëmi 457.781.188 lekë; vepra të tjera = 10 raste, me 10 autorë, me vlerë dëmi 27.276.079 lekë.

Dëmi i zbuluar në total rezulton 925.939.930 lekë.

Ndërkohë, vazhdon hetimi i një skeme mashtrimi me TVSH (neni 144/a) – Skema e Skrapit. Të implikuar janë 64 autorë, nga të cilët 10 janë arrestuar, 5 në kërkim, 49 në procesin e nxjerrjes së urdhrave të arrestit. Vlera e dëmit është 2.6 milionë dollarë. Po kështu, ka përfunduar hetimi i një skeme mashtrimi me TVSh, me 26 autorë, vetëm 1 është arrestuar, vlera e dëmit 3.5 milionë dollarë.

Tatimet nuk thonë asgjë se si do të zhdëmtohet shteti për këtë dëm, madje pyetja shtrohet ndryshe: a do zhdëmtohet ndonjëherë?!

 

 

Share it :