Basha: Demokracia e re, bashkimi dhe hapja e PD-së do ringrejnë vendin

Florenc Drizari

 

23-vjetori i themelimit të PD-së në Fier

Kreu i opozitës: PD nuk do të lërë vetëm qytetarët në revoltën e tyre kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe arrogancës qeveritare

 

basha 4Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kritikoi ashpër vendimet e fundit të qeverisë “Rama”, kryesishth ato në fushën ekonomike. Gjatë ceremonisë së zhvilluar një ditë më parë me rastin e 23-vjetorit në qytetin e Fierit, kreu i PD-së, foli për një revoltë qetetare që sipas tij po ngrihet për shkak të rritjes së taksave dhe paketës fiskale të qeverisë. Në fjalën e mbajtur para përfaqësuesve demokratë si dhe qytetarë të Fierit, z. Basha falënderoi kontributin e deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, i cili ka përfaqësuar prej dy mandatesh këtë qark.

“Kush është ndarë nga jeta gjatë këtyre viteve është në kujtesë dhe nderimin tonë por nuk mund të lë pa përmendur kryedeputetin e Fierit për dy mandate me radhë, mikun tonë të shtrenjtë Sokol Olldashi. Ata që nuk kanë mundur të jenë sonte këtu me ne, për arsye të ndryshme, duhet ta dinë se janë këtu me ne në zemrat dhe shpirtrat tanë”,- tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu referuar qeverisjes së sotme, tha se koalicioni Rama-Meta ka mashtuar qytetarët, kryesisht për taksat dhe borxhin publik. Z. Basha iu referua edhe rrëzmit të 39 amendamenteve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. “Do të duhej shumë letër për ti përshkruar një e nga një, grupi ynë parlamentar paraqiti 39 amendamente të mbështetur në premtimet elektorale të Edi Ramës. Sigurisht ne e dinim se nuk mund të pranonin programin tonë, s’mund të pranonin vizionin tonë, por të paktën të pranonin programin e tyre, me të cilin morën votat. I hodhën poshtë të gjithë amendamentet, të gjitha, pa përjashtim. I hodhën poshtë pa u skuqur fare duke hedhur veten e tyre poshtë. 39 amendamentet tona rezultuan 39 mashtrime të pastra elektorale të Edi Ramës për popullin e Fierit dhe për të gjithë Shqipërinë”,-deklaroi kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Para qytetarëve fierakë, kreytari i opozitës shigjetoi edhe përfaqësues të ekzekutivit që administrojnë financat e vendit.

“Me Canin në njërën anë dhe me Ahmetajn në anën tjetër, Edi Rama ka gjetur zgjidhjen më të thjeshtë, t’ju bjerë qytetarëve, ti shtrydhë qytetarët me taksa të larta, sikur nuk e ka ditur askush tjetër para tyre por e zbuluan këta.

Detyra e qeverisë në çdo kohë, e sidomos në kohë të vështira është të gjejë zgjidhje të ekuilibruara, të krijojë lehtësira, frymëmarrje, frymëzim, rrugëdalje, rimëkëmbje, rinisje. Këta ju ranë me top edhe taksave edhe borxhit duke e shtyrë ekonominë buzë humnerës, duke i vënë financat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të familjeve të tyre në kufijtë e mbijetesës, duke përgatitur recensionin dhe krizën”,- u shpreh Basha.

 Për krimet

Kreu i selisë blu foli edhe për situatën e kriminalitetit në vend. Zëvendësimi i policive profesionistë me militantë partiakë si dhe keqmenaxhimi i forcave të sigurisë, janë shkaqe që sipas Lulzim Bashës, kriminaliteti të mbetet i lartë.

“E majta po ofron pasiguri të nivelit të lartë, statistikat e krimeve dhe aksidenteve të llojeve të ndryshme, të vrasjeve, të grabitjeve, të plagosjeve, përgënjeshtronin dhe tashmë përqeshin  fryrjet e Ramës dhe Tahirit në autobuzin e tyre pa rilindje të propagandës boshe.

Nuk mbahet rendi me propagandë, siç u thotë mendja, nuk mbahet rendi dhe siguria duke zëvendësuar profesionistët në Policinë e Shtetit, me policinë e partisë apo të fshatit, apo me çunat”,- theksoi kreu i PD-së. Lulzim Basha.

 

Paloka: Rama çon vendin në kolapas, administrata 9 ditë pa paga

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike akuzoi përfaqësuesit e qeverisë për vonesat në dhënien e rrogave për administratën publike. Vonesa në dhënien e pagave për administraten për kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, është një argument më shumë për të akuzuar kryeministrin Rama se po çon vendin në kolaps. Në një postim në FB, Paloka shkruan: “Rama con vendin ne kolapas, administrata 9 dite pa paga. Sipas tij klima e terrorit ndaj biznesit ka tulatur ekonomine, ka zeruan investimet vendase, dhe i ka ekspozuar shqiptaret para rreziqeve qe sjell varferia. Futja e vendit ne kolaps po shoqerohet dhe me krizen e pagave, cka po afron dhe nje revolte te punonjesve te administrates publike – shkruan kreu i deputeteve demokrate, Edi Paloka.

 Gjobat e automjeteve, Berisha: Plaçkitje ndaj qytetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi dje përfaqësuesit e qeverisë lidhur me gjobat e vëna nga policia rrugore. Në një reagim në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se “kjo epidemi gjobash, me moton “gjobë me pre”, nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij lojërat e fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë.”

“Të dashur miq, prej mëse dy muajve, në Shqipëri, mijëra e mijëra qytetarë gdhijnë në mëngjes të gjobitur nga skuadra të policisë partiake socialiste, madje pa asnjë dokument të firmosur nga inspektor policie, por thjeshtë me shpalljen e emrit në faqen zyrtare të të gjobiturve të Policisë Rrugore. Kjo sepse ata gjobiten në kundërshtim me ligjet dhe vetëm e vetëm se duhet të plotësojnë planin që kryekreu Edi Rama ka vendosur për të mbuluar shpenzimet e Policisë së Shtetit me paratë që u grabit qytetarëve për automjetet e tyre. Kjo epidemi gjobash, me moton “gjobë me pre”, nisi mbasi Rama bëri paqe dhe vuri në kontroll për hesap të tij Lojërat e Fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë. Në serinë e pafundme të gjobave, mediat kanë raportuar gjoba të vendosura për të gjallë dhe për të vdekur, për emigrantë që kanë një dekadë pa ardhur në Shqipëri. Janë raportuar gjoba për automjete që ende nuk kanë filluar të qarkullojnë, gjoba për kundravajtje qarkullimi në zona që automjeti nuk ka qenë kurrë, gjoba që klonohen, pjellin gjoba bija për të njëjtën kundravajtje. Pas vendosjes së gjobës, nis kalvari i pasgjobitjes, ai i pagesës së gjobës në të cilin qytetarët, në radhë të gjata, humbasin jo orë por edhe ditë. Për të realizuar këtë skenar kryegjobvënësi Rama së pari shkriu Policinë Rrugore dhe e zëvendësoi me militant hajdut të PS. Së dyti prishen sistemin e radarëve dhe fotografimit, me te cilin Policia faktonte kundravajtjen e qytetarit. Epidemia e gjobave është një plackitje masive e qytetarëve nga shteti policor i neobllokmenit Edvin Rama dhe bashkëkryetarit të tij Meta!! “- shkruan Berisha.

Share it :