Tronditet sërish Vlora, ndodh vetëvrasja e dytë brenda ditës…

Tronditet perseri qyteti i Vlores. Nje tjeter vetevrasje eshte regjistruar atje duke e cuar ne dy numrin e veteflijimeve te ndodhura brenda dites.

Burimet zyrtare te policise, thane se në datë 16.07.2017, rreth orës 20:40, jemi njoftuar se është vetëvrarë një shtetas.

“Menjëherë grupi hetimor është nisur drejt vendit dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, ku në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç”, beri me dije policia.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendor.

“Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes”, deklaroi policia.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :