Një tjetër gol në miqësore, Cikalleshi fiton sfidën personale me Rashicën

Bashakshehiri i Sokol Çikalleshit dhe Vitese e Milot Rashicës zhvilluan sot një takim miqësor në Austri, në kuadër të përgatitjeve për Ligën e Kampionëve, e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

 

 

Bomberi kavajas vazhdon të jetë protagonist te skuadra turke me golat e tij. Ai gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 82-të duke treguar edhe njëherë që po kalon një formë mjaft të mirë.

Në fillim të sfidës të dy skuadrat nëpërmjet një banderole nderuan futbollistin e Ajaksit, Abdelak Nuri, i cili për shkak të një dëmtimi në tru është tërhequr nga futbolli.

Te skuadra e Viteses aktivizohej edhe mesfushori tjetër shqiptar, Milot Rashica, por sfida në aspektin personal u fitua nga Çikalleshi, falë golit të realizuar./panoramasport/

Share it :